Connect with Us

Ekzekutoi me armë zjarri motër e vëlla/ RENEA dhe FNSH në kërkim të autorit, policia vë në dispozicion 5 milion lekë

Kronika

Ekzekutoi me armë zjarri motër e vëlla/ RENEA dhe FNSH në kërkim të autorit, policia vë në dispozicion 5 milion lekë

Publikuar

-

Policia e Lezhës bën të ditur se po vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen.

Mësohet se forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes, Fatmir Kolecaj 47 vjeç.

Ky i fundit akuzohet se ekzekutoi me armë zjarri në oborrin e shtëpisë, ish-bashkëshorten Esmeralda Filopati, 36 vjeçe, dhe vëllain e saj Vledison Filopati, 34 vjeç.

“Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe dokumentimin e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Ti e vrave Vlorën time!/Deputetja zbulon autorin e krimit, ja mesazhi prekës

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Fouristrada përmbyset në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Fouristrada përmbyset në mes të rrugës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër pranë fshatit Lazarat.

Mësohet se një fuoristradë tip “Suzuki” ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar prej këtij aksidenti.

Ndërkaq, policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Momente paniku afër tunelit të Krrabës/ Makina merr flakë në ecje, disa të lënduar

Publikuar

-

Nga

Momente paniku afër tunelit të Krrabës/ Makina merr flakë në ecje, disa të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tuneli i Krrabës.

Në momentin që automjeti ka shpërthyer në flakë ka qënë në lëvizje afër vendit të quajtur Mamël jo shumë larg tunelit.

Sipasojë e flakëve kanë pësuar lëndime të lehta pasagjerët të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Protesta/ Masa antiterror, blindohen institucionet

LEXO EDHE:  Ti e vrave Vlorën time!/Deputetja zbulon autorin e krimit, ja mesazhi prekës

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Shkozë/ Përplasen dy makina

Publikuar

-

Nga

Aksident në Shkozë/ Përplasen dy makina

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Shkozës, Tiranë.

Mësohet se një automjet tip ‘Ford’ është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Audi’.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE