Politikë
Edvin Kulluri kthehet pas në kohë dhe kujton Samitin e NATO-s/ Pas pesë vitesh, problemet janë të njëjta

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri është kthyer pas në kohë, dhe ka kujtuar Samitin e Natos-s në Ëells, të mbajtur pesë vite më parë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se edhe sot pas pesë vitesh problemet janë të njëjta.
“Te dashur miq! Si sot 5 vite me pare pata kenaqesine te mbaja nje prezantim ne konferencen vjetore te Keshillit te Atllantikut te Veriut, mbi krizen ne Ukraine dhe Lindjen e Mesme.
“Samiti i NATO-s ne Ëells, nje mundesi per bashkepunim ne Ballkanin Perendimor”, ishte tema te cilen prezantova ne kete konference. Ky ishte nje rast i mire per eksperte te politikave te sigurise dhe marredhenieve nderkombetare per te disktuar mbi zhvillimet problematike ne kufijte e vendeve te NATO-s dhe BE.
Tashme pas 5 vitesh ceshtjet jane po te njejtat, fakti qe Serbia qe nuk njeh Kosoven perben pengesen kryesore per integrimin e Ballkanit Perendimor ne BE dhe mbi te gjitha prezenca ne rritje e Rusise ne rajon, c’ka duhet ta beje Shqiperine gjithnje e me te vendosur ne perkushtimin e saj ne marredheniet me aletatin tone strategjik, Shtetet e Bashkuara te Amerikes!”-shkruan Kulluri.
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...