Connect with Us

Dështimi i Bashkisë për ndërtimin e Teatrit/ Budina: Protesta i detyroi të tërhiqen

Lajme

Dështimi i Bashkisë për ndërtimin e Teatrit/ Budina: Protesta i detyroi të tërhiqen

Publikuar

-

Pas fitores së artistëve lidhur me betejën e “Teatrit Kombëtar” i cili do të ndërtohet me fonde publike sipas kërkesave të artistëve ka reagura regjizori Robert Budina
t Budina shprehet se protesta ka detyruar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë që të tërhiqen.

“Protesta i detyroi që të tërhiqen. Lajmi, një tërheqje me kujdes. Ne jemi për restaurim të plotë. Kjo bashkia nuk ka as moral, asgjë dhe duhet të tërhiqet. Ne kemi qëndurar 2 vjet aty, për të mbrojtur trashëgiminë, për të ngritur një frymë kundër prishjes së Teatrit. Kemi takuar ambasadorin e BE në Shqipëri e sa duket që të gjitha këta faktorët kanë ndikuar. Ata nuk kanë asnjë moral politik ta bëjnë këtë projekt, ata kanë dashur të ndërtojnë kulla. Thelbmi i ndryshimit të sjelljes është protesta 2-vjecare e aktivistëve në mbrojtje të Teatrit. Nme jemi zë i fortë që Teatri të restaurohet ashtu sic i ka hije. Qëndrën e bënë artistët e Shqipërisë, edhe pse na sulmuan e anatemuan. U vërtetua se ne bëmë një punë të madhe në mbrojtje të kulturës. Teatri është kthyer në qendër të rezistencës”, tha Budina në një lidhje telefonike për Neës 24.

Robert Budina theksoi se është i bindur se Teatri do të restaurohet e se artistët kanë protestuar për këtë kauzë.

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit/ Zbulohet projekti i “Fushës” me afro 90 mijë metra katrorë

“Teatri do të restaurohet. U detyruan të tërhiqen dhe tani po gjejnë mënyrën sesi të dalin nga kjo krizë. Ata duhet të marrin kostot, sepse sulmuan artistët. Duhet të marrin kostot politike, sepse bënë një veprim makabër. Mund të kishin bërë gjëra të tjera mirë, por nuk bënë dot asgjë. Ne nuk shkulemi që andej, derisa të mbrojmë teatrin. Ne do i qëndrojmë deri në fund restaurimit të teatrit”, deklaroi Budina.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Si të mbrohemi nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Arsye për panik lidhur me virusin Korona nuk ka, por çdokush duhet të sillet me përgjegjësi, në mënyrën si vepron publikisht e si të mbrojë veten nga virusi.

Virusi i ri Corona, me emrin SARS-CoV-2 është një sfidë globale që kërkon nga çdo person përgjegjshmëri: Çdo qytetar, por edhe sipërmarrjet, institucionet, organizatat mund të marrin masa, për t’u mbrojtur nga virusi dhe të përgatiten në rast të një pandemie. Në një rast të tillë masat përqëndrohen tek ulja sa të jetë e mundur e numrit të infektuarve. Familjet duhet të jenë të gatshme për të pasur të gjithë artikujt e nevojshëm. Synimi: të mënjanohen kufizime të mëdha apo trazirat në shoqëri.

Çfarë mund të bëj gjithkush konkretisht? Çfarë të mbron nga një infeksion?

– Mbani distancë nga personat e sëmurë (1 deri në 2 metra)

– Lani rregullisht e me kujdes duart. Të paktën 20 sekonda me sapun, lani mes gishtërinjve, deri në lart në kyçin e dorës e rrotull gishtit të madh.

– Mos prekni me gishtërinj fytyrën apo sytë, veçanërisht mos prekni me gishtërinj mukozën e gojës apo hundës.

– Mënjanoni tokjen e duarve dhe përqafimet.

– Mos u kollitni në duar, por mënjanë në parakrah.

– Në rast nevoje përdorni dorashka. Lajini ose ndërrojini këto përditë.

– Mënjanoni vendet me shumë njerëz dhe aktivitete si koncerte apo grumbullime të tjera. Vendosni prioritete.

– Zhvilloni refleksin e mbrojtjes: Për shembull shtypni butonat e ashensorit jo me gisht por me bërryl ose krah.

– Hidhini shpejt facoletat e përdorura.

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit/ Zbulohet projekti i “Fushës” me afro 90 mijë metra katrorë

LEXO EDHE:  Maratona e Tiranës/ Cilat janë rrugët që do bllokohen sot

Virusi Korona përhapet përmes teshtimës. Shtrirjen e ka në grykë. Nga aty infeksioni përhapet më tej deri në mushkëri e mund të dalë sërish jashtë trupit përmes teshtimës, kollitjes duke u përhapur sërish në sipërfaqe të ndryshme e aty të ifnektojë persona të tjerë.

Rafte bosh në supermarketet në Milano

Si të përgatitem në rast të një pandemie?

Në rast të një vale përhapjeje mund të ketë me shumë gjasa kufizime apo probleme furnizimi. Kujdesuni që të keni rezerva, që në rast nevoje të mund të ushqeheni disa javë nëse duhet të mbylleni në shtëpi.

– Mbani ilaçe me recete gati për një muaj (në raste nevoje).

– Mbani rezerva me ushqime me afat të gjatë skadimi.

– Mendoni si mund të mbroni të afërmit e miqtë. Sidomos të moshuarit e personat e sëmurë me sistem imunitar të dobët kanë nevojë për ndihmën tuaj.

– Merrni masa, të dini si të veproni kur duhet të kujdeseni për anëtarë të sëmurë të familje.

– Punëdhënësit mund të ofrojnë mundësinë e punës nga shtëpia. Punonjësit e sëmurë duhet të largohen nga punonjësit e tjerë e të dërgohen në shtëpi. Në zyra duhet të bëhet më shpesh ajrosja. Edhe tastaturat e ambienti i punës duhet dezinfektuar rregullisht. Udhëtimet për shkaqe pune duhet të planifikohen me kujdes, kush sëmuret në udhëtim duhet të lajmërojë përgjegjësit./ DW

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vrasja makabre në Rrëshen/ Basha thirrje shtetit: Të mbrojë vajzat dhe nënat

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrëshen.

Basha bën thirrje se shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze.

Sipas kreut të PD, Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme.

“Jam shume i tronditur nga vrasja brutale e Esmeralda Filopatit, nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj Vledisonit. I dyshuari kryesor, ish-burri i viktimës, ka qenë më parë në burg për dhunë në familje dhe e ka kërcënuar atë vazhdimisht. Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze. Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes time janë me familjen Filopati dhe miqtë e të afërmit e viktimave”, shkruan Bashan e një reagim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Helmohen në shkollë disa nxënës së klasës së 8-ë/ Me urgjencë drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

Disa nxënës të klasës së 8 në një shkollë në Bulqizë janë nisur me urgjence drejt Tiranes.

Dyshohet se nxënësit janë helmuar nga tymi i kaldajës që përdoret për ngrohjen e shkollës. Dy fëmijët kanë shfaqur shenja të këputjes së trupit dhe marrje mendsh.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Godvi” në Bulqizë ndërkohë që mjekët  thonë se pritet të mbërrijnë në spital edhe nxënës të tjerë.

LEXO TE PLOTE