Connect with Us

Deputetja për vdekjen e Nexhmije Hoxhës/ Hajdari: Fatkeqësi, nuk i hyri gjemb në këmbë

Politikë

Deputetja për vdekjen e Nexhmije Hoxhës/ Hajdari: Fatkeqësi, nuk i hyri gjemb në këmbë

Publikuar

-

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, nga studioja e lajmeve të “Report TV”, ndër të tjera ka komentuar edhe lajmin për ndarjen sot nga jeta të Nexhmije Hoxhës, vejushës së ish diktatorit Enver Hoxha. Duke e përmbledhur të gjithë vlerësimin e saj në pak fraza, deputetja Hajdari e etiketoi si fatkeqësi ikjen e gruas së ish diktatorit pa u ndëshkuar, për veprat e renda kriminale që ajo së bashku me udhëheqësinë e kohës së komunizmit i shkaktuan shqiptarëve.

“Më vjen keq që kësaj gruaje nuk iu fut asnjë gjemb në thembrën e saj. Jetoi e qetë dhe asgjë nuk i ndodhi. Kjo plagë është tejet e rëndë për shqiptarët e zhgënjyer. Nexhmeja me shokë e kanë tejzgjatur tranzicionin e vendit, pasi ajo ka pasur rol të madh në vendimmarrjen politike. Duke përdorur këtë rast, dua që të them se një nga amanetet e lëvizjes ’90-të nuk është plotësuar. Atë që kanë abuzuar gjatë regjimit komunist duhej të merrnin ndëshkimin, mirëpo ndodhi e po ndodh që ata po ikën në botën tjetër tepër të qetë, dhe kjo është për të ardhur keq”, artikuloi deputetja Hajdari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fabian Topollaj rendit faktet/ Pse dështoi marrëveshja e Veliajt për Teatrin

Publikuar

-

Nga

Tërheqja e Bashkisë nga PPP-ja për Teatrin Kombëtar, ka sjellë edhe reagimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Topollaj thekson se kjo ishte një kauz e drejtë kundër një afere të pastër korruptive për ndërtimin e disa gradacielave.

“Kauza e mbrojtjes se Teatrit Kombetar fitoi sepse:

1.Ishte nje kauze e drejte per mbrojtjen e vlerave urbanistike, historike dhe kulturore te Kryeqytetit kunder nje afere te paster korruptive per ndertimin e disa gradacielave.
2. Mbrojtesit e saj nuk u terhoqen asnje sekonde te vetme. Edhe kur ne oborrin e Teatrit Kombetar mbeten nje duzine qendrestaresh, askush nuk dyshoi tek vertetesia dhe serioziteti i qendreses se tyre.
3. Pavarsisht propogandes super te organizuar te Veliajt ne mbrojtje te aferes, e verteta, mjafton te jete e tille dhe te mbrohet si e tille, dhe fiton me cdo rast.

LEXO EDHE:  “Basha po shikon për kismet të ri”/ Hajdari “thumba” kryedemokratit: Po mbijeton në PD

LEXO EDHE:  Blushi vegël e Metës/ “Shpërthen” Rudina Hajdari

Opozita e vendit duhet te nxjerre mesime nga ky rast dhe qendrestaret e mbrojtjes se Teatrit Kombetar. Mjafton te jesh i vertete dhe cdo gje eshte e mundur. Edhe kur ke perballe Edi Ramen dhe Erion Veliajn.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ligji special ra”/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Nuk tërhiqemi pa u rikthyer çdo centimetër i pronës publike

Publikuar

-

Nga

teatri kombetar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë në një reagim publik pas dështimit të negociatave mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë private për ndërtimin e godinës.

Duke e cilësuar këtë vendim si një fitore të madhe  Aleanca thekson se nuk do të tërhiqen pa i rikthyer çdo centimetër teatrit.

Qeveria dhe Bashkia me një deklaratë të mekur pranuan dështimin për të çuar deri në fund projektin kriminal për të shembur Teatrin Kombëtar.

Ligji special ra sepse në themel të tij kishte ndërtimin e Teatrit të ri me skemën e Partneritetit Publik-Privat – ky ishte dhe qëllimi i Ligjit, dhe nuk e dimë se ç’pritet akoma që Ligji të tërhiqet.

Projekti ra, sepse nuk kishte, nuk ka dhe nuk ka për të patur ndonjëherë lidhje me një teatër, ishte thjesht një qendër komerciale, porosi e oligarkëve dhe klikës në pushtet, për të krijuar një fabul që t’i hapte rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Fitorja e parë e madhe është që prona publike i mbetet qytetarëve megjithëse është cënuar në një kohë të shkuar, dhe nuk do të tërhiqemi pa i rikthyer çdo centimetër të cënuar pronës së teatrit si pasuri publike. Tani çështja është publike, dhe publiku do që godina të restaurohet, dhe ashtu do të bëhet.

LEXO EDHE:  Kujtim Gjuzi paralajmëron Bashën/ Nuk do jesh kurrë në pushtet, ja çfarë ndodhi me Rudina Hajdarin

LEXO EDHE:  500 mijë dollarë nga “Biniatta Trade” / Debat mes Hajdarit dhe Ballës: Po bëni rezolutë kundër shefit tuaj

Ne si Aleancë kemi komunikuar dhe mbajtur marrëdhënie vetëm me ata që kanë dëshiruar që ditën e parë restaurimin e Teatrit, konservimin e vlerave, me këtë matricë kemi dalë në publik dhe për këtë njerëzit na kanë mbështetur. Asnjë veprim nuk do të ndërmerret pa një konsultim të gjerë publik për projektin restaurator që i konservon më mirë vlerat që ka Teatri.

Kujdes, kjo nuk është fitore përfundimtare!

Kauza jonë është ndërtuar mbi themelet e drejtësisë, kjo është arsyeja që njerëzit na kanë mbështetur, se përndryshe do të përfundonim si ndonjë grup estetësh, ndaj ka qenë e pastër në mesazh dhe e pakontestueshme.

Kjo kauzë në kuptimin operativ do të mbyllet kur Teatri të futet në procesin e restaurimit, por si një kauzë për drejtësi nuk mund të mbyllet, derisa çdo qytetar i Shqipërisë të marrë drejtësi në çdo cep të territorit.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dështimi i marrëveshjes për Teatrin/ Basha: Rama dhe Veliaj s’mund t’i hedhin hi syve shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Dështimi i marrëveshjes mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë private për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, ka sjellë edhe reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në “Tëitter”, Basha shkruan se Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptarëve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime që fshehin të vërtetën.

“Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptareve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake që fshehin të vërtetën. Pa një vendim të qartë që kullat nuk do të ndërtohen dhe Teatri do të ruhet, PD nuk tërhiqet nga qëndrimi dhe vendosmëria e saj”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE