Connect with Us

“Bashkia dhe Qeveria u detyruan të tërhiqen nga projekti ogurzi”/ LSI: Qytetarët ja dolën!

Politikë

“Bashkia dhe Qeveria u detyruan të tërhiqen nga projekti ogurzi”/ LSI: Qytetarët ja dolën!

Publikuar

-

Pas dështimit të marrëveshjes së Bashkisë së Tiranës për ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, ka reaguar edhe LSI.

Në reagim thuhet se grupi i këshilltarëve të LSI në atë kohë nuk pranoi të votonte një vendim të tillë, për të mos i hapur rrugë “grabitjes së pronës publike”.

“Sot, pas 2 viteve rezistencë qytetare të përditshme, artistët dhe komuniteti i Tiranës ia doli të detyrojë Bashkinë dhe qeverinë të tërhiqet nga projekti ogurzi që shkatëronte një nga monumentet unike të kulturës sonë kombëtare dhe trashgimisë artistike.

Grupi këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës në atë kohë, nuk pranoi të votonte asnjë vendim që i jepte oligarkëve truallin e Teatrit Kombëtar, duke u vendosur fuqimisht në anën e drejtë së bashku me artistët dhe qytetarët. Panvarsisht makinacioneve të panumërta asnjë këshilltar i LSI dhe Opozitës së bashkuar nuk votoi vendimet që kërkonin 3/5 e tjetërsimit të truallit dhe i hapnin rrugë grabitjes së pronës publike, duke u bërë një barrierë e pakalueshme e çdo paligjshmërie. Këshilltarët e LSI mbështën artistët deri në fund të mandatit të tyre, dhe do vazhdojnë ta bëjnë përsëri.

LEXO EDHE:  Jamarber Malltezi: LSI e implikuar ne krime

Falë edhe këtij qëndrimi të këshilltarëve të Opozitës së Bashkuar, u arrit edhe kjo fitore e parë në mbrojtje të trashgimisë kulturore.

Të bashkuar Shqiptarët ia dolën të ndalnin grabitjen e traditës së tyre, në 2 Mars do ia dalin të ndalin grabitjen e së ardhmes së tyre.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama shigjeton opozitën/ “Tek ne ka nga ata që për inat të vjehrrës, janë p*lluar me mullixhiun”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Moskën si kryetari i OSBE-së, në një prononcim për “Real Story” ka folur për ndikimin rus në Shqipëri.

Rama u shpreh se nuk e përjashton një gjë të tillë, ndërsa ka shigjetuar opozitën shqiptare.

Rama theksoi se në Shqipëri ka mjaftueshëm nga ata shqiptarë, që sipas tij bëjnë ashtu siç do donte Rusia, pa qenë fare nevoja që ky shtet të ndërhyjë.

“Në Shqipëri i kemi mjaftueshëm ata që janë shqiptarë dhe që bëjnë si do donte Rusia, pasi nuk nevojë që të thotë ky shtet. Ata s’janë rusofil. S’po them se Rusia ka një axhendë siç bën në vendet e tjera, pasi në Shqipëri kemi nga ata që ‘Për inat të vjehrrës flenë me mullixhiun’. Nëse e trajtojnë si vjehrrë Shqipërinë për shkak të qeverisë, vetvetiu bëjmë punën e mullixhiut. Kemi njerëz në media, në politikë.

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha kërcënon ndërtuesit  

LEXO EDHE:  Rama tregon momentin e vështirë/ Do rrëzohej qeveria

Unë nuk e përjashtoj, por në Shqipëri historikisht ne kemi bërë punët e forcave jomiqësore ndaj nesh më mirë se sa do t’i bënin forcat jomiqësore po të ishin vetë, që nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun dhe pa e pas mullixhiu fare në axhendë këtë punë”, tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sot vdiq Lady Makbeth, kriminelja e Shqipërisë”/ Shkrimtari Kosteci për Nexhmije Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Shkrimtari Uran Kostreci, ish i denuar politik i regjimit komunist, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Nexhmije Hoxha, gruas së diktatorit Enver Hoxha, i cili sundoi Shqipërinë me grusht të hekurt për dekada me radhë.

Kosteci thekson se sot shqiptarët janë gëzuar pasi iku një person i urryer.

Unë po ju them se sot ka vdekur Lady Makbeth. Ajo nuk ishte vetëm e shoqja e Enver Hoxhës, i cili ka bërë një mal me krime në kurriz të shqiptarëve, por ishte edhe bashkëpunëtore e tij në këto krime.

Mendoj se shqiptarët janë gëzuar sot me këtë lajm, se iku një person aq i urryer.

Megjithatë, kjo vdekje nuk e mbyll as dosjen e diktaturës as kapitullin e nostalgjikëve të regjimit komunist.

Urojmë që ajo të tërheqë këmbën zvarrë dhe të marrë me vete edhe ca nga këta nostalgjikët e diktaturës, se ende janë shumë. Ata janë mjaft të rrezikshëm, sepse disa kanë qenë edhe vet në terren gjatë aksioneve kriminale të diktaturës, madje kanë bërë edhe vrasje me dorën e tyre.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Balili përfaqësues i LSI, ja pse nuk arrestohet

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ PD zyrtarizon kandidatin për bashkinë e Devollit

Ne të dënuarit politikë nuk vrasim njeri, sepse ky është ndryshimi ynë me ata.

Krimet që ka bërë ajo klikë, ajo kastë, ajo mafie komuniste kanë qenë të tmerrshme dhe vërtet njeriu duhet të gëzojë kur nga këta njerëz kaq të urryer largohen nga kjo jetë dhe na hiqen qafe e të mos i shohim më të paktën.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Karantinë brenda QSUT-së/ Shehu: Strategji e ndërtuar kokëposhtë! Nuk është e mundur

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, deklaron se qeveria ka lajmëruar se Spitali Infektiv do të jetë karantinë për koronavirusin.

Sipas tij ky një lajm aspak normal pasi, nuk mund të mendohet dot që të ngrihet një “spital”  brenda QSUT-së.

“Nuk eshte e mundur, “Spitali infektiv do te jete edhe karantine per koronavirusin”, po lexoj!! Pa u pergenjeshtruar.

“U mbors mali e polli nje mi te ngordhur” i thone kesaj, mbas gjithe ketij “sekreti shteror”!

Si eshte e mundur te mendohet qe nje “spital”, brenda QSUT te kthehet ne karantine ne kete rast.

Dua te pyes, a e dine ata qe e thone kete se cfare eshte “Karantina” dhe diferencen e saj me nje Spital, aq me teper me nje spital ku deklarohet se do te vijne rastet e mundeshme me kete virus, komplikacionet nga ai, qe kerkojne edhe Terapi Intesive?!

Degjoni e lexoni pak ju lutem se si eshte e organizuar kjo jo larg, por psh ne Itali, Zvicer, Austri etj.

Karantina aty eshte brenda qendrave ushtarake apo te aferta, dhe eshte vetem per ata qe kane nje dyshim, si psh sepse kane pasur kontakte me rastet e infektuara, duke qendruar aty detyrueshem per 14 dite, pra jo te semure. Me tej nqs jane te shendoshe shkojne ne shtepi, pa u perziere me te semuret apo me nje spital.

Nqs dalin te infektuar kalojne ne spital ku shtrohen te gjithe ata qe kane kete infektim, e qe quhen keshtu te semure, pavaresisht nese jane ne gjendje te lehte apo serioze deri per Reanimacion, duke qendruar aty gjer ne sherim te plote.

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha kërcënon ndërtuesit  

LEXO EDHE:  Të gjitha tabelat/ Ja sa rriten taksat e Bashkisë

Ajo cfare po lexoj eshte nje strategji e ndertuar “kokeposhte”.

Ne fakt eshte e tille sepse ketu shteti ka deshtuar e kjo strategji bazohet mbi “mos shtrimin ne spital edhe te rasteve te infektuara, por ne gjendje jo te rende, si dhe ne konceptin e vetekarantinimit”, qe jane koncepte te vendeve te pa zhvilluara, pa sherbim shendetesor, me semundeshmeri e vdekshmeri shume te larte.

Nqs autoret e kesaj strategjie i referohen rastit te Spitalit ne Schiavonia te Padoves, dua tu them se e kane lexuar gabim. Aty behet fjale per 450 punonjes e paciente te tij te bllokuar brenda spitalit sepse nje mjek i atyshem doli pozitiv. Aktualisht ai spital po zbrazet e ata po vendosen ne karantina speciale. Po ju vendos dhe foton e spitalit.”/CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE