Connect with Us

Aksioni i OFL/ Gjykata i sekuestron një automjet Durim Bamit

Kronika

Aksioni i OFL/ Gjykata i sekuestron një automjet Durim Bamit

Publikuar

-

Pas Operacionit Forca e Ligjit, mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro për një automjet të blinduar të Durim Bamit.

Kujtojmë këtu se Prokuroria e Posaçme i dërgoi kërkesën Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për sekuestrimin e makinës së Durim Bamit. Më pas ishte Gjykata ajo që dha ‘OK’ duke miratuar kërkesën për sekuestrimin e makinës, tip “Audi” ngjyrë të zezë.

Durim Bami nga Kruja është një tjetër emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi.

LEXO EDHE:  Mashtroi 12 biznesmenë/ Jepet vendimi për dentisten

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr me thika në lokal/ Plagoset një person në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Një sherr me thika ka ndodhur në një lokal në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një 70 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti me një person tjetër.

Sherri ka ndodhur në një lokal në rrugën Transballkanike në lagjen “Bashkimi”. Forcat e policisë kanë mbërritur ne vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e dyfishtë në Rrëshen/ Kontrolle me dron për lokalizimin e autorit

Publikuar

-

Nga

Vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen, Fatmir Kolecajt.

Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.

Gjithashtu, mësohet se kanë filluar edhe kontrollet me dron për të lokalizuar vendndodhejne eKolecajt.
Kujtojmë se për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

LEXO EDHE:  Tahiri fiton ndaj Palokës/Dënohet deputeti i PD

LEXO EDHE:  Abuzimi seksual me të miturën 13-vjeçare në Kavajë/ Gjykata jep vendimin për 7 adoleshentët

“Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkelën rregullat e Schengen/ Deportohen 26 shqiptarë nga Spanja

Publikuar

-

Nga

Deportohen nga Spanja 26 shtetas shqiptarë që kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen apo që kishin kërkuar azil.

Policia Kufitare e Rinasit, gjatë intervistimit të të deportuarve ka dyshuar për njërin prej tyre për gjeneralitete të rreme.

Pas një pune intensive intervistimi dhe verifikimi të detajuar, në bashkëpunim edhe me Interpol Tiranën, Policia Kufitare e Rinasit vuri në pranga personin e dyshuar që i kishte dhënë policisë spanjolle gjeneralitete të rreme.
Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 50-vjeçari nga Vlora.
Në Rinas, nëpërmjet një fluturimi me charter u deportuan dhe u riatdhesuan nga Spanja 26 shtetas shqiptar, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe disa prej tyre kishin kërkuar dhe azil.

Gjatë përpunimit dhe intervistimit të tyre rezultoi se një nga personat kishte dhënë identitet të rremë në shtetin spanjoll, me emrin V. B. Gjatë procesit të përpunimit të këtij shtetasi, verifikimit të detajuar dhe një pune intensive u bë e mundur që të zbulohej identiteti i vërtetë i tij, i cili nuk ishte shtetasi V. B., por ishte në të vërtetë ishte shtetasi K. J., 50 vjeç, lindur dhe banues në Mifol, Vlorë.

LEXO EDHE:  Gjykata e Lartë jep verdiktin për “Zotin e drogës”

LEXO EDHE:  “S’kam besim te tryeza e Zgjedhores”/ Lubonja ngre alarmin për OFL-në

Ky shtetas i kishte dhënë policisë spanjolle gjeneralitete të rreme, për arsye se ishte person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga Interpol Roma, i dyshuar për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Në përfundim të procedurave të verifikimit, Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën bëri arrestimin e 50-vjeçarit, me qëllim ekstradimi dhe Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimi e tij drejt Italisë.

LEXO TE PLOTE