Connect with Us

Zemërgjerësia e Skerdit/ Pas Ajolës, edhe burri i Spiropalit drejtor i madh në OST

Denoncim

Zemërgjerësia e Skerdit/ Pas Ajolës, edhe burri i Spiropalit drejtor i madh në OST

Publikuar

-

Ju kujtohet Salarjon Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, që i jepte tendera kompanisë së kunatit të tij e më tej, kushëririt, gjatë kohës që drejtonte Ujësjellësin e Fierit?

Totaj, i cili duhet të ishte nën hetim për organizimin e tenderave të dyshimtë, tashmë është “sistemuar” në një pozicion shumë të lakmuar administrativ.

Bashkëshorti i ministres së Shtetit për Parlamentin Spiropali, mban postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), të drejtuar nga Skerdi Drenova.

Për këdo që njeh organizimin administrativ, e ka të qartë që “Shërbimet Mbështetesë” janë struktura që zhvillojnë tenderat dhe të gjithë procedurat e prokurimit publik, në funksion të përmbushjes së detyrave të institucionit.

“Boldnews.al” ka siguruar një dokument, në të cilin Salarjon Totaj prezantohet si “Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse” në Operatorin e Sistemit të Transmetimit, një institucion i drejtuar nga Skerdi Drenova, ish-vartës i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Duke marrë në konsideratë se Veliaj dhe Spiropali kanë njohje të vjetër e të fortë që prej periudhës kur militonin në organizatën “Mjaft”, duket se edhe Skerdi Drenovën e OST-së e kanë nën “varësinë” e tyre, pavarësisht se aktualisht ushtrojnë detyra në institucione të ndryshme.

Skerdi Drenova, ish-kryeinspektor i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, u emërua drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) në fillim të vitit 2019.

Në krah të Drenovës, në postin e Drejtorit “të tenderave” gjendet Salarjon Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit.

Në Tetor 2019, siç ka raportuar më parë “Boldnews.al”, drejtori i OST-së, Skerdi Drenova, emëron si “këshilltare të jashtme” juristen Ajola Xoxa, bashkëshorte e kryebashkiakut të Tiranës, njëkohësisht ish-shefit të tij, Erion Veliaj.

Ajola Xoxa, prej 5 muajsh, paguhet me një pagë mujore rreth 1.3 milionë lekë (të vjetra) dhe është e angazhuar me orar të reduktuar (30 orë në javë) për të këshilluar Skerdi Drenovën në çështje ligjore.

LEXO EDHE:  "Dekretimi i Xhafellarit, kundërvënie brutale ndaj drejtësisë"/ Spiropali 'shuplakë' Metës

Ndërkohë, rezulton se OST-ja e Skerdi Drenovës i ka dhënë së fundmi një tender me vlerë mbi 300 mijë euro kompanisë “ABS”, pas të cilës, sipas deklaratave publike të opozitës, qëndron biznesmeni Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama.

Në mënyrë të përmbledhur, nga të dhënat e publikuara deri më tani nga “Boldnews.al”, rezulton një skemë e tillë: ish-mjaftistës Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali emërojnë bashkëshortët e tyre në OST-në e drejtuar nga Skerdi Drenova.

Ndërkohë, struktura e drejtuar nga Salarjon Totaj në OST, organizon tenderin 300 milionë lekë (të vjetra), në të cilën shpallet fituese kompania, pas së cilës, siç thuhet, qëndron baxhanaku i Edi Ramës.

Kjo është një skemë tipike, e cila ngre dyshime të forta për abuzime me fondet publike, në qendër të së cilës qëndrojnë gjithnjë nënshkrimet e Skerdi Drenovës, i cili mban pozicionin e drejtuesit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Burri i Spiropalit, edhe te “Targat”

Një tjetër dokument i siguruar nga “Boldnews.al” tregon se Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit, është i emëruar edhe në një tjetër Bord të rëndësishëm, në atë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e njohur ndryshe edhe si Drejtoria e “Targave”. Totaj është pjesë e Bordit Drejtues prej 5 anëtarësh, i cili drejtohet nga zv.ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hantin Bonati.

Në këtë Bord bëjnë pjesë 4 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, si edhe anëtari i pestë, Salarjon Totaj, i cili është drejtor drejtorie në Operatorin e Sistemit të Transmetimit.

Është e paqartë se për cilën arsye i është bashkuar Totaj këtij Bordi, por duket se ndikimi i bashkëshortes së tij, Elisa Spiropali, mund të jetë shtrirë edhe në emërimin e tij në këtë strukturë vendimmarrëse.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Çfarë fshihet pas vizitës së Ramës në Belsh/ “Nxënësit detyrohen të shkojnë në shkollë ditë të shtune”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Belsh te një shkollë 9-vjeçare, por ajo që u vu re është se shkolat ishin të hapura edhe pse sot është e shtunë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, ka denoncuar urdhrin e kreut të qeverisë, i cili ka detyruar nxënësit të shkojnë në shkolla për të pritur Ramën.

“Edhe pse sot është ditë e shtunë dhe pushim për të gjithë shkollat, në Belsh janë detyruar të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare së bashku me mësuesit e tyre për të pritur lartëmadhërinë e tyre Edvin Drogën. Nën kujdesin e veçantë të drejtoreshës Liljana Sina (kunata e kryetarit të bashkisë) dhe nëndrejtoreshës Znj Dhurata Capja”, thuhet në mesazh, ndërsa ka publikuar edhe një video./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Gramoz Murati ortak i vëllait të Fatmir Xhafajt/ Zbulohet dhurata 150 mijë euro për ish-ministrin

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit, Gramoz Murati, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, është ortak i Geron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Denoncuesi thekson Gramoz Murati i ka bërë dhuratë Fatmir Xhafajt një makinë me vlerë 150 mijë euro, ndërsa shton se se trafikun e drogës dhe lojërat e fatit i kanë pasur bashkë.

“Pershendetje doktor. Gramoz Murataj eshte artaku i vëllait të Fatmir Xhafes, Geronit me të cilin kanë qënë bashkë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe në Vlore trafiqet dhe lojrat e fatit i kanë pasur bashkë. Gramozi, Fatmir Xhafes i ka bërë dhuratë një makinë me targa AA 234 MF, model g, 150 mije euro. Si e justifikon Xhafa këtë makinë”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncon “Fiks Fare”/“Shëruesi” nga Tirana kërkon 5 mijë euro për të lënë gruan shtatzënë!

Publikuar

-

Nga

Gazetarja e “Fisk Fare” kontakton me “shëruesin” popullor, siç e prezanton ai veten, nëpërmjet numrit të telefonit që ka shënuar në kartvizitën që u shpërndan njerëzve nëpër kryeqytet.

Pas telefonatës “shëruesi” popullor lë takim me gazetaren në një local, por ai kishte vetëm nje kërkesë, të mos përmendje Jezus e Allah, por vetëm besim te Perëndia.

Gazetarja e Fiksit u takua me mjekun ne kafe, ku i kërkoi ndihme për një problem shëndetësor, sinozitin.

Mjeku pretendon se për 20 minuta e hiqte sinozitin, duke prekur njërin gisht të dorës së pacientes dhe duke e shoqeruar me lutje. Ai tregon se sinoziti është një hije qe pengon qarkullimin e gjakut dhe se me prekjen e tij, sëmundja largohet pa u mjekuar.

Bashkëpunëtorja e Fiksit i tregon se prej 7 vitesh nuk mund të bëjë fëmijë.

LEXO EDHE:  “Dekretimi i Xhafellarit, kundërvënie brutale ndaj drejtësisë”/ Spiropali ‘shuplakë’ Metës

LEXO EDHE:  Skandal në FSHZH/ Korrupsion me tenderin 130 milion euro?

Mjeku pranon ta ndihmojë, merr përsipër që t’i zgjidhë problemin, por jo me mjekime popullore dhe as medikamente të tjera.Zgjidhja ishte e thjeshtë: duhet ta paguash “shëruesin” 5 mijë euro dhe pas 9 muajsh do të sillje në jetë një fëmijë, madje të përcakton edhe gjininë e fëmijës, vajzë.

Ai pretendonte se zotëronte 13 diploma dhe se bashkëpunonte me disa “shërues” të tjerë, të cilët bashkoheshin dhe luteshin në mënyrë të pandërprerë.

Fiksi e pyet në fund të seancës “shëruese” se sa kushtonte, dhe ai shprehet se sa mund ta mendonte, 20 ose 10 mijë lekë të vjetra./  Top Channel

LEXO TE PLOTE