LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen detaje të reja/ Kush janë viktimat, vëlla e motër, që u ekzekutuan më armë zjarri

25 Shkurt 2020, 20:29, Kronika CNA
Zbardhen detaje të reja/ Kush janë viktimat, vëlla e motër,

Rrësheni u trondit nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e sotme, ku vëlla e motër u ekzekutuan me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Kodër Rrëshen ndërsa viktimat mësohet se janë Edison Filopati dhe e motra e tij Esmeralda.

Ata kanë qenë duke u kthyer me makinë në banesë kur janë qëlluar me breshëri plumbash duke bërë që të humbin jetën në vend.

Gjithashtu mësohet se Esmeralda ishte nënë e 3 fëmijëve dhe e divorcuar./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga