Connect with Us

Testohen 13 raste në Shqipëri/ MSH: Asnjë i konfirmuar me koronavirus

Politikë

Testohen 13 raste në Shqipëri/ MSH: Asnjë i konfirmuar me koronavirus

Publikuar

-

13 persona të ardhur nga vendet e prekura me koronavirus i janë nënshtruar një testimi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka rezultuar i prekur me këtë virus që ka marë mijëra jetë njerëzish.

Ministria i bën thirrje qytetarëve që kanë udhëtuar në vendet e prekura, të telefonojnë në numrin 127.

LEXO EDHE:  Manastirliu inspektim në Portin e Vlorës/ Njësi shëndetësore 24 orë, forcim masash për parandalimin e koronavirusit 

Ndërkaq, MSH raporton se do të mbajë qytetarët të informuar lidhur me koronavirusin./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmëron Bundestagu/ Mos luani me integritetin e Gjykatës Kushtetuese nëse doni çeljen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme në CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, pjesë e Bundestagut gjerman ka bërë një paralajmërim të fortë për politikanët shqiptarë.

Presidenti Ilir Meta i akordoi titullin“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” dhe Falenski shfrytëzoi mundësinë për të dhënë një mesazh të qartë lidhur me negociatatat.

Ai deklaroi se e mbështet integrimin e Shqipërisë, por theksoi se nëse duan të hapen negociatat, politikanët nuk duhet të luajnë me integritetin e Gjykatës Kushtetuese.

“Integrimi i Shqipërisë në BE kërkon më shumë sundim të ligjit, por edhe më shumë, për shembull, liri të mediave. Jemi të shqetësuar edhe për lirinë e mediave, e cila me miratimin e paketës së re po bën hapa prapa dhe duke krijuar një precedent shqetësues mbi përpjekjen për të neutralizuar zërat e medias”, u shpreh zyrtari i Bundestagut.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të jenë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre përkatëse duke siguruar një numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve të cilët e kanë kaluar vetingun. Çështja nuk është vetëm nëse plotësohet numri i mjaftueshëm. Shumë më e rëndësishme është nëse kjo është bërë në përputhje të plotë me papërjashtim çdo parashikimi të kushtetutës suaj dhe të mos jetë i njëanshëm. Dhe kjo përfshin jo vetëm procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun, por edhe procesin e marrjes së vendimeve ose – për shembull – ceremoninë për t’i bërë gjyqtarët të betohen mbi kushtetutën. Nëse nenet përkatëse të kushtetutës nuk respektohen plotësisht në këtë moment të rëndësishëm të një fillimi të ri, si mund të besojmë se puna e ardhshme e Gjykatës Kushtetuese do të kryhet në përputhje të plotë me Kushtetutën?”, nënvizoi ai më tej.

LEXO EDHE:  Alarmi për koronavirusin/ Mjeku i Infektivit: S’ka vend për panik, gripi stinor më i rrezikshëm

LEXO EDHE:  Alarm botëror/ Zgjerohet harta e koronavirus, regjistrohet rasti i katërt në SHBA

Hans-Joachim Falenski kërkoi që palët politike të gjejnë një marrëveshje siç kërkohet nga Bundestag-u dhe të vënë në zbatim plotësisht reformën e re./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata nga koronavirusi/ Ambasada e Shqipërisë në Itali apel të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ambasada e Shqipërisë në Itali ka reagur lidhur me situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit.

Përmes një njoftimi në Twitter ambasada dhe konsullatat në Milano dhe në Bari u bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për në Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet Italiane në situatën e emergjencës.

Ambasada ka bërë publike edhe numrat e kontaktit për të gjithë shqiptarët që kanë nevojë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kutërbon padije”/ Vasili i kthehet keq Ramës: Leri profesionistët të bëjnë punën

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar LSI deklarate

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama, lidhur me situatën nga koronavirusi.

Teksa e quan këtë të fundit, të paditur, Vasili i drejtohet Ramës se në një situatë të tillë e vetmja ndihmë që mund t’i japë njerëzve është të mbyllë gojën dhe të lë profesionistët të bëjnë punën.

“Edi Rama flet kot per coronavirusin!

Edi Rama agresivisht dhe dhunshem hyn e del ne informacionin per coronavirusin.

Brutaliteti i gjuhes prej profani te paditur te Edi Rames sigurisht nuk qeteson apo informon askend.

Mos fol më Edi, ti nuk merr vesh asgje nga kjo pune.

LEXO EDHE:  Hapet gara/ Shpallet konkursi i tretë “Infermierë për Shqipërinë”

LEXO EDHE:  Tarifat dentare/ PD reagon ashpër

Edit i eshte krijuar bindja se kur hungerin,hakerrehet dhe çfryn mund te fshehe injorancen.

Si i paditur qe je, te vetmen ndihme, qe mund tu japesh njerezve eshte ta mbyllesh gojen, qe kuterbon padije te dhimbshme dhe leri profesionistet te qete te bejne punen e tyre.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE