Connect with Us

“STOP” publikon mesazhet e mësuesit me nxënësen/ “Nuk të kam menduar asnjë çast si ku***”

Denoncim

“STOP” publikon mesazhet e mësuesit me nxënësen/ “Nuk të kam menduar asnjë çast si ku***”

Publikuar

-

Skandali i mësuesit të kantos, në shkollën e mesme artistike të Fierit, nuk duket të ketë qenë një rast i izoluar. Agron Bego, i vetëquajturi zhigolo i liceut, ka patur kolegë e bashkëpunëtorë në bëmat e tij.

Këtë e konfirmuan dëshmitë tronditëse për abuzimet e mësuesit nga rrëfimet ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle. Ata treguan sesi ka funksionuar mekanizmi i ngacmimeve seksuale dhe si e mbronin njëri-tjetrin mësuesit e liceut të Fierit, duke u përfshirë edhe bashkarisht në afera seksuale me nxënëset.

Emisioni “Stop” ka zbardhur sonte një tjetër histori me sfond seksual, që është zhvilluar brenda kësaj shkolle mes një tjetër mësuesi, Vasil Niko dhe një nxënëseje në moshë të mitur.

Ka qenë vetë profesori që ka telefonuar gazetarin e “Stop” për të ditur se si vazhdojnë filmimet në lidhje me skandalin në shkollën artistike.

Gazetari: Jo ideja, nuk arrij të kuptoj domethënë telefonatat, që më morët mua…Ku do të dalësh?

Vasil Niko: Unë dua të di…, dua të di…, deri ku arrin domethënë…, çfarë vijon…, çfarë vijon në këtë situatë?

Gazetari: Në qoftë se një njeri është i pastër, nuk do të dijë, se ku vazhdon, ose çfarë filmime kemi ne.

Vasil Niko: Unë nuk pranoj asgjë, që ka ndodhur. Në rregull? Nuk pranoj asgjë nga ato, që thuhen për mua aty. Ky mësues me atë mësues frekuentonin të njëjtën  nxënëse…, tani më tronditët fare.

Gazetari: Nuk e di, kështu janë deklaratat në qoftë se i ke dëgjuar.

Vasil Niko: Unë deklaratat i dëgjova.

Gazetari: Pse pikërisht emri jot dhe jo emri i një profesori tjetër a, nuk e di pse?

Vasil Niko: Nuk e di, nuk e di,nuk di, çfarë të të them.

Gazetari: Po ju keni qenë në dijeni përpara 3 vitesh, kur ish-studentët e kanë përfolur në shkollë ngacmimet, që ju kanë ndodhur vajzave dhe është mbyllur nëpërmjet stafit?

Vasil Niko: Nuk kam patur asnjë dijeni, pasi nuk mund të dëgjoja pëshpërima. Nuk mund të rri të dëgjoj pëshpërimat majtas dhe djathtas.

Gazetari: Nxënësit pohojnë dhe janë shumë, jo pak, që ne e kemi ngritur këtë shqetësim edhe vite më përpara, në praninë e një psikologeje, në mos gaboj me emrin Moza.

Vasil Niko: Nuk e di, nuk e di. Nuk jam në dijeni, pasi këto janë konfidencialitet e tyre. Nuk jam në dijeni, se çfarë ka ndodhur dhe si janë përzier në situata të tilla. Nuk e di.

Sikur të mos mjaftonte historia aspak etike, në mesazhet e publikuara del në pah, sesi mësuesit kishin dijeni për historitë intime të njëri-tjetrit, madje i prezantonin vajza njëri-tjetrit. Në mesazhe del sërish edhe emri i profesor Agron Begos, i vetëquajtur si zhigolo.

Vasil Niko: Nuk të kam menduar asnjë çast si ku*** që do të të q* apo si goca që ka qejf të q***. Që në fillim i thashë vetes se po fillove të ndiesh për X mund të bësh seks.

Vasil Niko: Kam filluar të besoj se është dyfytyrësh Agroni. S’kishte pse ia jepte numrin tënd.

LEXO EDHE:  Andi Bejtja: Mos u rr**, je rrit në sondazhe!/Blushi: I bëra m**

Nxënësja: Unë ia preva muhabetin zemër, nuk më intereson. Por më mërzit për diçka tjetër.

Vasil Niko: Për çfarë?

Nxënësja: Unë e kuptoj tha që je me Vasilin, por do të vijë koha dhe do të njohësh një djalë dhe nuk do të jesh më me të.

Vasil Niko: Dhe ky duhet të jetë X.

Nxënësja: Jo zemër nuk e tha për X, e tha në përgjithësi.

Nxënësja: Ai ka filluar të ketë inat.

Vasil Niko: Le të ketë zemër. Ne do të vazhdojmë jetën tonë si normalisht.

Nxënësja: Nëse ai bën përsëri gabim ke të drejtë t’i flasësh. Nuk dua të grindemi.

Vasil Niko: Mirë o zemër.

Nxënësja: Nëse i thua Agronit, do të fillojë të më bërtasë mua pse i thua Vasilit. Unë do flas vetë me atë nesër.

Vasil Niko: Jam edhe i mërzitur, po ky këtë do që mos të më thuash mua.

Nxënësja: Do të shkosh në të lartën tha dhe do të njohësh djem.

Vasil Niko: Çfarë i duhet atij se kur duhet të ndodhë kjo. Këtij nuk i besohet se çfarë kemi ne. Agroni thjesht donte të të q*** dhe të të shihja si një p***.

Nxënësja: Por duke qenë se unë jam e vogël dhe ti ke një familje atij nuk i besohet dashuria jonë. Nëse ai do e dinte nuk do të prezantonte me mua.

Në mesazhe del edhe emri i një mësueseje tjetër, që e dinte situatën brenda shkollës. Identiteti i saj nuk po publikohet për arsye etike, por “Stop” tregon thelbin e mesazhit për të dëshmuar se të gjithë kishin dijeni për situatën në shkollë.

Vasil Niko: Kjo mendonte se kam shumë dashnore. Ia thashë që të bëj seks duhet ta ndiej femrën. Ty të kam xhan i thashë, por je ***

Nxënësja: Uaaaa u habita. Sa ka që ta ka thënë këtë zemër.

Vasil Niko: Ma trego kë q* këtu më tha. Pak para se të njihja ty. Dhe pastaj u egërsua më tepër.

“Stop” disponon shumë mesazhe të mësuesve me nxënëset, por nuk i bën të gjitha publike për shkak se kanë tejkaluar qasjen seksuale dhe erotike.

Këto janë disa prej mesazheve që qarkullojnë në shkollë dhe që implikojnë shumë personazhe të mësimdhënies atje.

Emisioni “Stop” ka dijeni për shumë persona të përfshirë direkt apo indirekt për përfshirjen në këtë skandal seksual, por do të ruajnë anonimatin e tyre në një çështje që duhet të jetë sfidë e hetimit dhe drejtësisë.

Duket se gjithçka është mbuluar më së miri nga një rrjet nepotizmi, që funksionon në shkollë, ku të gjithë janë familjarë e të afërm me njëri-tjetrin.

Në këtë situatë, ministrja e Arsimit Besa Shahini i është përveshur medias për publikimin e skandalit, pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi për atë që ndodh në shkollat tona./tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi i fortë i policit/ “Shefi i Kakavijës i përfshirë në trafikun e drogës me Greqinë”

Publikuar

-

Nga

Një polic dixhital ka hedhur akuza të forta për trafikun e drogës, me anë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, Vilson Dine është parë duke pirë kafe me Geno Shanen dhe Sokrat Bahon dhe për këtë të fundit thotë se u pikas duke transportuar lëndë narkotike një javë më vonë nga policia greke.

Polici deklaron se Baho theu traun e policisë greke dhe atë të policisë shqiptare në Kakavijë dhe Dine i pezulloi policët e palës tonë vetëm për dy ditë.

“Në datë 6 dhjetor 2019, Vilson Dine, shefi Kakavijës është parë duke pirë kafe me trafikantët Geno Shane dhe Sokrat Baho. Në datën 13 dhjetor 2019, Sokrat Baho trafikant me pasuri maramendëse, përcillet me orkestër nga miku i tij Vilson Dine dhe policët e tij, por nuk zgjati shumë përcjellja dhe shtetasi Sokrat Baho ndiqet me shpejtësi nga policia greke, e cila kishte dijeni se personi trafikonte lëndë narkotike. Sokrat Baho nga ndjekja e policisë s’kishte ku të shkonte dhe thyen traun e pikës kufitare greke dhe traun e palës shqiptare. Pas kësaj ngjarje, Vilson Dine pezulloi vetëm 2 ditë policët e tij trafikantë dhe i ktheu në dëtyrë pa bërë zhurmë, pasi ata mund ta denonconin shefin e tyre”, thuhet në mesazh.

LEXO EDHE:  Andi Bejtja: Mos u rr**, je rrit në sondazhe!/Blushi: I bëra m**

LEXO EDHE:  Këshilli i Ministrave nuk njeh vendimet e gjykatave, “Stop” zbulon fondet sekrete

Ndërkohë, polici dixhital ngre akuzat se edhe instancat më të larta nuk kanë marrë asnjë masë, pasi pretendon se dinë çdo informacion, por kanë marrë lekë dhe kanë heshtur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali i liceut të Fierit/ “Stop” zbardh mesazhet hot të mësuesit me nxënësen

Publikuar

-

Nga

Skandali i mësuesit të kantos, në shkollën e mesme artistike të Fierit, nuk duket të ketë qenë një rast i izoluar. Agron Bego, i vetëquajturi Zhigolo i liceut, ka patur kolegë e bashkëpunëtorë në bëmat e tij.

Emisionit “Stop” zbardh sonte në mbrëmje një tjetër histori me sfond seksual, që është zhvilluar brenda kësaj shkolle mes një tjetër mësuesi dhe një nxënëseje në moshë të mitur.Sikur të mos mjaftonte historia aspak etike, në mesazhet, që pritet të publikohen sonte del në pah, sesi mësuesit kishin dijeni për historitë intime të njëri-tjetrit, madje i prezantonin vajza njëri-tjetrit.

Në mesazhe del sërish emri i profesor Agronit, por edhe i një mësueseje tjetër, që e dinte situatën brenda shkollës. Por gjithcka duket se është mbuluar më së miri nga një rrjet nepotizmi, që funksionon në shkollë, ku të gjithë janë familjarë e të afërm me njëri-tjetrin. Më shumë detaje nga “telenovela” e liceut të Fierit, do të mund të mësoni sonte në mbrëmje në emisionin “Stop” në TV Klan në orën 20.10

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Zemërgjerësia e Skerdit/ Pas Ajolës, edhe burri i Spiropalit drejtor i madh në OST

Publikuar

-

Nga

Ju kujtohet Salarjon Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, që i jepte tendera kompanisë së kunatit të tij e më tej, kushëririt, gjatë kohës që drejtonte Ujësjellësin e Fierit?

Totaj, i cili duhet të ishte nën hetim për organizimin e tenderave të dyshimtë, tashmë është “sistemuar” në një pozicion shumë të lakmuar administrativ.

Bashkëshorti i ministres së Shtetit për Parlamentin Spiropali, mban postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), të drejtuar nga Skerdi Drenova.

Për këdo që njeh organizimin administrativ, e ka të qartë që “Shërbimet Mbështetesë” janë struktura që zhvillojnë tenderat dhe të gjithë procedurat e prokurimit publik, në funksion të përmbushjes së detyrave të institucionit.

“Boldnews.al” ka siguruar një dokument, në të cilin Salarjon Totaj prezantohet si “Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse” në Operatorin e Sistemit të Transmetimit, një institucion i drejtuar nga Skerdi Drenova, ish-vartës i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Duke marrë në konsideratë se Veliaj dhe Spiropali kanë njohje të vjetër e të fortë që prej periudhës kur militonin në organizatën “Mjaft”, duket se edhe Skerdi Drenovën e OST-së e kanë nën “varësinë” e tyre, pavarësisht se aktualisht ushtrojnë detyra në institucione të ndryshme.

Skerdi Drenova, ish-kryeinspektor i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, u emërua drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) në fillim të vitit 2019.

Në krah të Drenovës, në postin e Drejtorit “të tenderave” gjendet Salarjon Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit.

Në Tetor 2019, siç ka raportuar më parë “Boldnews.al”, drejtori i OST-së, Skerdi Drenova, emëron si “këshilltare të jashtme” juristen Ajola Xoxa, bashkëshorte e kryebashkiakut të Tiranës, njëkohësisht ish-shefit të tij, Erion Veliaj.

Ajola Xoxa, prej 5 muajsh, paguhet me një pagë mujore rreth 1.3 milionë lekë (të vjetra) dhe është e angazhuar me orar të reduktuar (30 orë në javë) për të këshilluar Skerdi Drenovën në çështje ligjore.

LEXO EDHE:  Skandali në ‘Stop’/ Ky është shëruesi që prek meshkujt në organet gjenitale për t’i shëruar

LEXO EDHE:  Skandali në 'Stop'/ Ky është shëruesi që prek meshkujt në organet gjenitale për t'i shëruar

Ndërkohë, rezulton se OST-ja e Skerdi Drenovës i ka dhënë së fundmi një tender me vlerë mbi 300 mijë euro kompanisë “ABS”, pas të cilës, sipas deklaratave publike të opozitës, qëndron biznesmeni Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama.

Në mënyrë të përmbledhur, nga të dhënat e publikuara deri më tani nga “Boldnews.al”, rezulton një skemë e tillë: ish-mjaftistës Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali emërojnë bashkëshortët e tyre në OST-në e drejtuar nga Skerdi Drenova.

Ndërkohë, struktura e drejtuar nga Salarjon Totaj në OST, organizon tenderin 300 milionë lekë (të vjetra), në të cilën shpallet fituese kompania, pas së cilës, siç thuhet, qëndron baxhanaku i Edi Ramës.

Kjo është një skemë tipike, e cila ngre dyshime të forta për abuzime me fondet publike, në qendër të së cilës qëndrojnë gjithnjë nënshkrimet e Skerdi Drenovës, i cili mban pozicionin e drejtuesit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Burri i Spiropalit, edhe te “Targat”

Një tjetër dokument i siguruar nga “Boldnews.al” tregon se Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit, është i emëruar edhe në një tjetër Bord të rëndësishëm, në atë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e njohur ndryshe edhe si Drejtoria e “Targave”. Totaj është pjesë e Bordit Drejtues prej 5 anëtarësh, i cili drejtohet nga zv.ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hantin Bonati.

Në këtë Bord bëjnë pjesë 4 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, si edhe anëtari i pestë, Salarjon Totaj, i cili është drejtor drejtorie në Operatorin e Sistemit të Transmetimit.

Është e paqartë se për cilën arsye i është bashkuar Totaj këtij Bordi, por duket se ndikimi i bashkëshortes së tij, Elisa Spiropali, mund të jetë shtrirë edhe në emërimin e tij në këtë strukturë vendimmarrëse.

LEXO TE PLOTE