Connect with Us

Skandali-Kandidati në shkelje të ligjit/ Zbulohet CV-ja e “99-shit” që kërkon të drejtojë AMA-n

Politikë

Skandali-Kandidati në shkelje të ligjit/ Zbulohet CV-ja e “99-shit” që kërkon të drejtojë AMA-n

Publikuar

-

Gara për kreun e AMA-s po nxjerr në dritë fakte shumë interesante. Kandidati më i përfolur për të marrë drejtimin e këtij institucioni është Maklen Misha. Shumë pak e dinë që ky në fakt është kandidati kryesor për të zënë vendin e babait Pirro Misha, një ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, një akuzë kjo e bërë publike prej kohësh, por e pamohuar prej tij.

Pirro Misha bëhet drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe pozicionin në AMA ia trashëgon të birit.

Sot po sjellim të plotë CV-në e dorëzuar nga vetë Maklen Misha në Kuvendin e  Republikës së Shqipçrisë. Siç edhe e ka pohuar vetë, Makleni është një figurë e “përlyer” qartë politikisht. Në CV e tij bie në sy fakti që ai është hartues i  programit të punësimit të Partisë Socialiste.

Maklen Misha, deklaron se është bashkëthemelues dhe anëtar i bordit drejtues të lëvizjes G99, duke e shkelur haptazi ligjin për mediat, që përjashton nga gara anëtarët e partive politike dhe shoqatave politike.

Karrierën politike Misha më pas e ka vazhduar si këshilltar i Niko Peleshit, Erion Veliajt dhe së fundmi i Olta Xhaçkës.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Ligji për median Audiovizive është një nga ligjet më të debatuara gjatë hartimit të tij, një ligj që ka zgjatur me vite të tëra për tu miratuar dhe që ka pasur një konsulencë të gjerë ndërkombëtare. Ky ligj është vlerësuar si një nga ligjet më të mira dhe që siguron paprekshmërinë e institucionit që rregullon dhe monitoron veprimtarinë e medias në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Shpëtim Idrizi: Rama është në ngërç në bisedimet me Greqinë

Jo më kot ky ligj në nenin 7 të tij e ndalon në mënyrë kategorike që një person i pozicionuar politikisht të kandidojë apo bëhet pjesë e bordit drejtues të këtij institucioni. Pra, të mos qënit anëtar i një partie politike, është kusht vendimtar në këtë ligj. Mesa duket kjo nuk ka rëndësi për shumicën e vetme në Kuvend, pasi jo vetëm kandidati favorit është njeri tërësisht politik, por edhe garuesit e tjerë, shokë dhe miq të kandidatit, janë gjithashtu njerëz që kanë mbajtur dhe ushtruar detyra dhe funksione politike./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përgjimet e ‘Ndrangheta’/ Biberaj: Rama, mesazh SPAK-ut të mos hetojë!

Publikuar

-

Nga

Përgjimet e 'Ndrangheta'/ Biberaj: Rama, mesazh SPAK-ut të mos hetojë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj ishte i ftuar pasditen e sotme në “Opinion” ku ka komentuar çështjen e përgjigmeve të antimafias italiane.

Sipas Biberaj, Rama me deklaratën e tij të sotme i dërgoi mesazh SPAK-ut të mos e hetojë çështjen.

“Është fatkeqësi që dalin fakte, argumente për përfshirje dhe lidhje të qeverisë me këto përgjime, aq më tepër kur ato vijnë nga një vend i BE.

Fatkeqësisht nuk kemi sistem drejtësie. Kryeministri doli në një prononcim si një fajtor tha se nuk është i gatshëm për hetime, i dha mesazh SPAK të mos e hetojë çështjen. Nuk kemi respektim të demokracisë dhe ndarje të pushteteve”, tha ai./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Basha sulmon Ramën / Po ndihmon kriminelët të arratisen

LEXO EDHE:  Cila është strategjia e Bashës pas 30 qershorit

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lajm i trishtë për demokratët/ Humb jetën kandidatja për deputete

Publikuar

-

Nga

Padia për Dumën/ PD i përgjigjet Veliajt: Rama e buratini i tij të frikësuar

Është ndarë sot nga jeta para kohe kandidatja për deputete e PD-së në Lushnje, Ardita Gjyla.

Dega e Partisë Demokratike në Lushnje i ka dedikuar një postim, ka ka përshkruar edhe kontributin e saj në shoqëri dhe në PD.

Ardita Gjyla ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak me siglën e PD-së, anëtare e Kryesisë së degës së PD-së Lushnje, kandidate për deputete, drejtuese në Arsim dhe nivele të tjera vendore.

Postimi i plotë:

Lamtumire Ardita Gjyla!

Largohet nga kjo jete nje nene, grua, mesuese, bashkeshorte dhe aktiviste e PD. Dhimbje per humbjen e parakoheshme te Ardita Gjyles, e cila ka dhene kontributin e saj prinderor, qytetar,  edukativ e politik, drejtuese ne disa institucione ne karrieren e saj.  Anetare e Keshillit Bashkiak me siglen e PD-se, anetare e Kryesise se deges se PD-se Lushnje, kandidate per deputete, drejtuese ne Arsim dhe nivele te tjera vendore, sot Ardita Gjyla merr lamtumiren e fundit nga te gjithe familjaret, bashkeqytetaret, anetaret dhe simpatizantet e PD Lushnje.

LEXO EDHE:  “Iku Kajmaku, bjeri nga Ndroqi tani zoti Rama”

LEXO EDHE:  "Le ta mbështesë Qeveria e kriminelëve"/ Ish-ministri i Ramës akuza Prokurorisë

Ne ato kohe te veshtira politike e shoqerore kur roli i gruas shihej me dyshim dhe mungese besimi, Ardita ka mare pergjegjesi duke perfaqesuar denjesisht gruan dhe PD-ne Lushnje.

PD Lushnje shpreh ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes per kete nene, grua, arsimtare, aktiviste dhe kontribuese ne jeten politike e sociale te qytetit te Lushnjes duke dhene kontributin e saj te cmuar.

I paharruar roli dhe kontributi i saj per qytetin e Lushnjes dhe per PD-ne Lushnje.

PD Dega Lushnje

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka i kthehet Veliajt/ Po për Ardit Gjoklajn do mbjellësh ndonjë pemë o fëlliqsirë?!

Publikuar

-

Nga

Paloka i ‘përvishet’ Ramës/ Nuk është koha të bësh gaztorin!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pasi kryebashkiaku Erion veliaj dhe babai i Klodian Rashës mbollën sot një pemë në kujtim të të riut që u vra një një punonjës policie.

thotë se pasi ei vrasin djalin e detyrojnë dhe t’ju thote “faleminderit” ndërsa thekson se veliaj e mbolli atë pemë për të tërhequr vëmendjen nga skandali me mafina italiane.

“Prind i shkrete!!! I vrasin djalin dhe pastaj e detyrojne dhe t’ju thote “faleminderit”…O baba i shkrete dije qe dhe ate peme nuk e mbolli ne kujtim te birit tend po se kerkon me cdo menyre te terheqi vemendjen nga skandali i lidhjeve te tij me mafien!
Po per Ardit Gjoklajn do mbjellesh ndonje peme o felliqsire?!”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE