Connect with Us

Skandali i liceut të Fierit/ “Stop” zbardh mesazhet hot të mësuesit me nxënësen

Denoncim

Skandali i liceut të Fierit/ “Stop” zbardh mesazhet hot të mësuesit me nxënësen

Publikuar

-

Skandali i mësuesit të kantos, në shkollën e mesme artistike të Fierit, nuk duket të ketë qenë një rast i izoluar. Agron Bego, i vetëquajturi Zhigolo i liceut, ka patur kolegë e bashkëpunëtorë në bëmat e tij.

Emisionit “Stop” zbardh sonte në mbrëmje një tjetër histori me sfond seksual, që është zhvilluar brenda kësaj shkolle mes një tjetër mësuesi dhe një nxënëseje në moshë të mitur.Sikur të mos mjaftonte historia aspak etike, në mesazhet, që pritet të publikohen sonte del në pah, sesi mësuesit kishin dijeni për historitë intime të njëri-tjetrit, madje i prezantonin vajza njëri-tjetrit.

Në mesazhe del sërish emri i profesor Agronit, por edhe i një mësueseje tjetër, që e dinte situatën brenda shkollës. Por gjithcka duket se është mbuluar më së miri nga një rrjet nepotizmi, që funksionon në shkollë, ku të gjithë janë familjarë e të afërm me njëri-tjetrin. Më shumë detaje nga “telenovela” e liceut të Fierit, do të mund të mësoni sonte në mbrëmje në emisionin “Stop” në TV Klan në orën 20.10

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Zemërgjerësia e Skerdit/ Pas Ajolës, edhe burri i Spiropalit drejtor i madh në OST

Publikuar

-

Nga

Ju kujtohet Salarjon Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, që i jepte tendera kompanisë së kunatit të tij e më tej, kushëririt, gjatë kohës që drejtonte Ujësjellësin e Fierit?

Totaj, i cili duhet të ishte nën hetim për organizimin e tenderave të dyshimtë, tashmë është “sistemuar” në një pozicion shumë të lakmuar administrativ.

Bashkëshorti i ministres së Shtetit për Parlamentin Spiropali, mban postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), të drejtuar nga Skerdi Drenova.

Për këdo që njeh organizimin administrativ, e ka të qartë që “Shërbimet Mbështetesë” janë struktura që zhvillojnë tenderat dhe të gjithë procedurat e prokurimit publik, në funksion të përmbushjes së detyrave të institucionit.

“Boldnews.al” ka siguruar një dokument, në të cilin Salarjon Totaj prezantohet si “Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse” në Operatorin e Sistemit të Transmetimit, një institucion i drejtuar nga Skerdi Drenova, ish-vartës i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Duke marrë në konsideratë se Veliaj dhe Spiropali kanë njohje të vjetër e të fortë që prej periudhës kur militonin në organizatën “Mjaft”, duket se edhe Skerdi Drenovën e OST-së e kanë nën “varësinë” e tyre, pavarësisht se aktualisht ushtrojnë detyra në institucione të ndryshme.

Skerdi Drenova, ish-kryeinspektor i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, u emërua drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) në fillim të vitit 2019.

Në krah të Drenovës, në postin e Drejtorit “të tenderave” gjendet Salarjon Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit.

Në Tetor 2019, siç ka raportuar më parë “Boldnews.al”, drejtori i OST-së, Skerdi Drenova, emëron si “këshilltare të jashtme” juristen Ajola Xoxa, bashkëshorte e kryebashkiakut të Tiranës, njëkohësisht ish-shefit të tij, Erion Veliaj.

Ajola Xoxa, prej 5 muajsh, paguhet me një pagë mujore rreth 1.3 milionë lekë (të vjetra) dhe është e angazhuar me orar të reduktuar (30 orë në javë) për të këshilluar Skerdi Drenovën në çështje ligjore.

LEXO EDHE:  Denoncimi i lushnjarit/ Rama kthen Lushnjën në fshat

LEXO EDHE:  "STOP"–Lushnje/ Mungon reagenti për analizën e diabetit, i sëmuri pa insulinë

Ndërkohë, rezulton se OST-ja e Skerdi Drenovës i ka dhënë së fundmi një tender me vlerë mbi 300 mijë euro kompanisë “ABS”, pas të cilës, sipas deklaratave publike të opozitës, qëndron biznesmeni Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama.

Në mënyrë të përmbledhur, nga të dhënat e publikuara deri më tani nga “Boldnews.al”, rezulton një skemë e tillë: ish-mjaftistës Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali emërojnë bashkëshortët e tyre në OST-në e drejtuar nga Skerdi Drenova.

Ndërkohë, struktura e drejtuar nga Salarjon Totaj në OST, organizon tenderin 300 milionë lekë (të vjetra), në të cilën shpallet fituese kompania, pas së cilës, siç thuhet, qëndron baxhanaku i Edi Ramës.

Kjo është një skemë tipike, e cila ngre dyshime të forta për abuzime me fondet publike, në qendër të së cilës qëndrojnë gjithnjë nënshkrimet e Skerdi Drenovës, i cili mban pozicionin e drejtuesit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Burri i Spiropalit, edhe te “Targat”

Një tjetër dokument i siguruar nga “Boldnews.al” tregon se Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit, është i emëruar edhe në një tjetër Bord të rëndësishëm, në atë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e njohur ndryshe edhe si Drejtoria e “Targave”. Totaj është pjesë e Bordit Drejtues prej 5 anëtarësh, i cili drejtohet nga zv.ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hantin Bonati.

Në këtë Bord bëjnë pjesë 4 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, si edhe anëtari i pestë, Salarjon Totaj, i cili është drejtor drejtorie në Operatorin e Sistemit të Transmetimit.

Është e paqartë se për cilën arsye i është bashkuar Totaj këtij Bordi, por duket se ndikimi i bashkëshortes së tij, Elisa Spiropali, mund të jetë shtrirë edhe në emërimin e tij në këtë strukturë vendimmarrëse.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Çfarë fshihet pas vizitës së Ramës në Belsh/ “Nxënësit detyrohen të shkojnë në shkollë ditë të shtune”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Belsh te një shkollë 9-vjeçare, por ajo që u vu re është se shkolat ishin të hapura edhe pse sot është e shtunë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, ka denoncuar urdhrin e kreut të qeverisë, i cili ka detyruar nxënësit të shkojnë në shkolla për të pritur Ramën.

“Edhe pse sot është ditë e shtunë dhe pushim për të gjithë shkollat, në Belsh janë detyruar të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare së bashku me mësuesit e tyre për të pritur lartëmadhërinë e tyre Edvin Drogën. Nën kujdesin e veçantë të drejtoreshës Liljana Sina (kunata e kryetarit të bashkisë) dhe nëndrejtoreshës Znj Dhurata Capja”, thuhet në mesazh, ndërsa ka publikuar edhe një video./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Gramoz Murati ortak i vëllait të Fatmir Xhafajt/ Zbulohet dhurata 150 mijë euro për ish-ministrin

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit, Gramoz Murati, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, është ortak i Geron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Denoncuesi thekson Gramoz Murati i ka bërë dhuratë Fatmir Xhafajt një makinë me vlerë 150 mijë euro, ndërsa shton se se trafikun e drogës dhe lojërat e fatit i kanë pasur bashkë.

“Pershendetje doktor. Gramoz Murataj eshte artaku i vëllait të Fatmir Xhafes, Geronit me të cilin kanë qënë bashkë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe në Vlore trafiqet dhe lojrat e fatit i kanë pasur bashkë. Gramozi, Fatmir Xhafes i ka bërë dhuratë një makinë me targa AA 234 MF, model g, 150 mije euro. Si e justifikon Xhafa këtë makinë”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE