Connect with Us

Sherr me thika mes një vajze dhe një djali/ 24 vjeçarja bën për spital të riun

Kronika

Sherr me thika mes një vajze dhe një djali/ 24 vjeçarja bën për spital të riun

Publikuar

-

Një vajzë 24- vjeçare ka plagosur me thike një djalë, gjatë një sherri.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Gjatë një konflikti të çastit,në qytet Lezhë shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vdekja e punëtorit/ Arrestohet kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Palokaj.

Arrestimi i biznesmenit u bë me urdhër të prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës. Ai akuzohet për ndërtim pa leje moszbatim i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të paligjshëm.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitën dhe dhunuan të moshuarit/ Zbardhet ngjarja e rëndë, prangosen katër persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Dibrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në datën 22.02.2020, ku disa persona vodhën me dhunë sende me vlerë në një banesë.

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga 4 shtetas si autorë të dyshuar të grabitjes, si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, bashkëpunëtorë në vjedhje.

Policia e Dibrës, pas njoftimit të marrë se në fshatin Cernem, Maqellarë, në orët e vona të datës 22 shkurt, disa persona kishin hyrë në banesën e shtetasit R. D. dhe nëpërmjet dhunës kishin marrë sende me vlerë, menjëherë ngriti një grup të posaçëm hetimor, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Sipas uniformave blu të arrestuarit janë: A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç, banues në Njësinë Administrative Maqellarë, Dibër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve  K. B., 35 vjeç dhe A. G., 30 vjeç, bashkëpunëtorë në vjedhjen me dhunë.

LEXO EDHE:  Mori thikë në kraharor për një vajzë/ Ja 17-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë sot

LEXO EDHE:  Plas në koncertin e Alban Skënderaj/ Këngëtari ndërpret performancën

Si rezultat i veprimeve profesionale është bërë e mundur gjetja e disa provave materiale të vjedhura në banesën e shtetasit R. D., të fshehura në banesën e autorit të dyshuar S. C.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë,  kryer në bashkëpunim”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

‘Fati i Lojërave’/ Lihen në burg 55 të ndaluar, në qeli edhe vëllai i shefes së KPA-së

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 55 nga 87 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Fati i Lojërave’.

Të ndaluarit dolën sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, në një seancë maratonë e cila nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe përfundoi pas 14 orësh.

Midis 55 personave u lanë në burg është edhe Gramoz Murataj, apo i njohur ndryshe si bosi i basteve. Po kështu Gjykata la në burg dhe Elvis Mulajn, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt.

LEXO EDHE:  “Ulërija, asnjë nuk ndodhej pranë meje”/Eli Fara bën dedikimin emocionues për ditëlindjen e vajzës

LEXO EDHE:  Mori thikë në kraharor për një vajzë/ Ja 17-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë sot

Ndërkaq, 27 nga të ndaluarit janë lënë në arrest shtëpie ndërsa 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

LEXO TE PLOTE