LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA, zyrtarët paralajmërojnë për një përhapje të koronavirusit

25 Shkurt 2020, 19:41, Kosova & Bota CNA
SHBA, zyrtarët paralajmërojnë për një përhapje

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda” në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve . Shkollat në disa zona mund të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset, tha ajo, raporton radioja amerikane VOA. Sipas të cilës:

Zonja Messonnier tha se zyrtarët e shëndetit publik nuk e dinë nëse përhapja e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara do të jetë e butë apo e rëndë, por se amerikanët duhet të jenë gati për çrregullime të konsiderueshme në jetën e tyre të përditshme.

?I kërkojmë publikut amerikan të përgatitet për pritshmërinë se kjo mund të jetë diçka e rëndë,? tha Messonier.

?Çështja nuk është nëse do të ndodhë në SHBA, por kur do të ndodhë,? tha ajo.

 Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara e kanë vënë koronavirusin “shumë mirë nën kontroll” brenda kufijve të tyre. Ai bëri komentet edhe pse administrata po u kërkon ligjvënësve 2.5 miliardë dollarë fonde emergjente për t?u përballur me këtë problem.

Demokratët e Kongresit thonë se administrata Trump nuk ka arritur t?i përgjigjet me shpejtësi përhapjes së virusit në botë, madje se vetë presidenti përhapi informacion të rremë kur tha se koronavirusi do të ndalet në prill kur moti të ngrohet. Kriza globale e shëndetit po bëhet një tjetër betejë në luftën midis Presidentit Trump dhe Kongresit, pas dështimit të përpjekjeve të demokratëve për ta larguar presidentin me anë të një gjykimi në senat.

Lajmet e fundit nga