Connect with Us

Sekuestrohen 25 ton mbetje të rrezikshme në Itali/ Do niseshin drejt Shqipërisë

Lajme

Sekuestrohen 25 ton mbetje të rrezikshme në Itali/ Do niseshin drejt Shqipërisë

Publikuar

-

Policia e Ankonas së bashku me personelin e Agjencisë së doganave të zonës së portit kanë sekuestruar rreth 25 ton mbetje aparaturash elektrike dhe elektronike, të rrezikshme për shëndetin.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, sipas të cilave mbetjet se do të dërgoheshin në Shqipëri.
Mbetjet janë sekuestruar nga agjentët e policisë në Ankonas së bashku me personelin e Agjencisë së doganave të zonës së portit dhe për këtë transport janë denoncuar katër persona.

Kujtojmë se 6 persona u arrestuan në Shqipëri për mbetjet që u gjetën në një traget në Vlorë disa ditë më parë, të cilat kishin ardhur nga Italia për t’u groposur në Shqipëri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Arrestimi i biznesmenit/ Dhoma e Tregtisë Lezhë: U thirr për takim dhe i vunë prangat

Publikuar

-

Nga

Dhoma e Tregtisë në Lezhë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për arrestimin e kryetarit Pashk Palokaj.

Ndërsa shpreh indinjatën për mënyrën sesi po abuzohet me biznesmenët e ndershëm, ajo thotë se për rastin për të cilin akuzohet Palokaj ka një zinxhir hallkash përgjegjëse deri te Palokaj.
Dhoma e Tregtisë Lezhë e cilëson arrestimin e Palokaj një kurth. Sipas saj, sipërmarrësi ishte ftuar për takim dhe më pas i janë vënë prangat.

“Dhoma e Tregtisë Lezhë shpreh indiniatën më të thellë për menyrën si po abuzohet me sipërmarrësit e ndershëm. Ngjarja e ndodhur në datë.16.06.2019 mbi rënien nga skela të ndjerit M.Sh nuk i përket përgjegjësisë ligjore të ndërtuesit por të nënkontraktorit. Edhe në rast se do të ishte e tillë, shoqëria gëzon drejtues teknik dhe të tjerë përgjegjës të drejtpërdrejtë të kësaj ngjarje.
Pa njoftim, pa vendim të komunikuar, në mënyrë kurthi (ftohet për takim), dhe i vënë prangat ndërtuesit, sipërmarrësit, Kryetarit të Dhomës së Lezhës në pabesi dhe në thyerje të drejtpërdrejtë të të drejtave të njeriut dhe të drejtes që i ofron ligji. Ku po shkojmë o Shteti i së drejtës që çdo ditë e më shumë nuk je i tillë. U rrëzuan pallatet si të ishin kështjella prej rërë në Durrës dhe kush e pësoi???(disa fatkeq) Kjo eshte reformation ne drejtesi”, thuhet në reagimin e Dhomës së Tregtisë, Lezhë.

LEXO EDHE:  Skandali-Sorosi financoi 22 milionë euro për drogën në Shqipëri/Të implikuar zyrtarët e BE

LEXO EDHE:  Plani italian për të vënë në tutelë call center/12 kompani nuk kthehen në Shqipëri

Biznesmeni Palokaj u arrestua sot me urdhër të Prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen “Bësëlidhja” të Lezhës.
Ai akuzohet për ndërtim pa leje, mos zbatimi i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Naftëtarët e Ballshit refuzojnë pagën e një muaji/ Një grevist përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

Vijon greva në ditën e nëntë të saj, ku naftëtarët vijojnë të mbajnë shiritin e zi në shenjë nderimi për kolegun e tyre të ndjerë, Artan Voshtina i cili ndërroi jetë dy ditë më parë.

Mësohet se një prek grevistëve, Pirro Hoxhara është dërguar me urgjencë në spital pasi ka shfaqur probleme me tensionin.

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë refuzuar të tërheqin nga llogaria bankare pagën e një muaji të depozituar ditën e sotme, duke u shprehur se nuk do të pranojnë asnjë negociatë pa kaluar tre pagat, të muajve tetor, nëntor dhe dhjetor.

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës jep alarmin/Mbi 20 zjarre në ditë në Shqipëri (Video)

LEXO EDHE:  Krijimi i KLGJ-së dhe KLP-së/ Reagon OSBE-ja

Përfaqësuesi i tyre Sokol Duataj thotë se nuk do ta hapin celularin deri në momentin kur do të kenë kaluar të treja pagat, për të negociuar më pas për të ardhmen e rafinerisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Merret në pyetje Dvorani

Publikuar

-

Nga

Ditën e premte pritet të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Mësohet se gjatë mbledhjes do të merret në pyetje kreu i KED, Ardian Dvorani.
Komisioni hetimor, do të mblidhet në orën 13:00 në datën 28 shkurt.

Dvorani ka konfirmuar pjesëmarrjen në Komisionin Hetimor. Ai është shprehur se do t’i përgjigjet interest të publikut.

LEXO EDHE:  Krijimi i KLGJ-së dhe KLP-së/ Reagon OSBE-ja

LEXO EDHE:  Gjykata e të Drejtave të Njeriut dënon Shqipërinë me 15 mijë euro

“Do shkoj në komision t’i përgjigjem pyetjeve të deputetëve dhe interest të publikut”, ka thënë Dvorani për Report Tv./CNA.al

LEXO TE PLOTE