Connect with Us

Sa na është afruar koronavirusi?/ Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT qetëson qytetarët

Sociale

Sa na është afruar koronavirusi?/ Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT qetëson qytetarët

Publikuar

-

Një një situatë ku Italia është e prekur nga koronavirusi dhe deri më tani 7 persona kanë humbur jetën, shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo theksoi se qytetarët nuk duhet të frekuentojnë vendet publike.

E ftuar në studion e “ABC Neës”, me Juli Xhokaxhi, Najada Çomo tha se “Që në momentin që shpërtheu në Kinë u morën masat e para. Pra ardhja në Itali ka sjellë rritje të masave të cilat janë marrë sipas standardeve edhe sipas OBSH.”

Po ashtu, ajo tha se pas rritjes së numrit të rasteve në Itali janë shtuar masat e parandalimit.

“Është një ekip i madh që merret. Në vendin fqinjë janë bërë izolime përkatëse. Kemi kaluar në plan masash më të reja.

Nëse nuk ke lëvizuar jashtë Shqipërie nuk është e mundur të jesh infektuar. Për personat që vijnë nga Italia ka masa të shtuara”, u shpreh Çomo.

LEXO EDHE:  Biznesmeni nxjerr gjithçka në shitje dhe i drejtohet SHBA-së/ Fëmijët e mi meritojnë ...!

Po ashtu, ajo tha se “Duhet marrë një informacion i detajuar. Nuk është vetëm aeroporti dhe këtu masat mbarojnë, është emergjenca e Tiranës, shërbimi infektiv të përgatitur për këtë situatë.”

E pyetur nëse njerëzit që vijnë nga zonat e infektuara do duhet të hyjnë në karantinë, Çomo tha se “ Izolimi i personit që është kthyer, do të thotë, jo izolim total, por shmagje të kontakteve. Nuk mund të mbyllësh mijëra njerëz, nuk mund të rrijë i mbyllur nëse nuk ka pasur kontakte me persona të prekura.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

A kemi kapacitetet nëse koronavirusi futet në Shqipëri?

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi, ka folur për virusin vdekjeprurës i cili ka shkaktuar frikë edhe në Shqipëri.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, Koduzi theksoi se është e rëndësishme të merren masa të përkohshme deri në një kohë sa të shfaqet përmirësimi i situatës në Itali.

“Bartës i virusit janë emigrantët e paligjshëm, dhe në Shqipëri kemi një port të hapur ku emigrantë mund të hujnë ngado. Pra duhen marrë masa parandaluese. Zinxhiri i virusit mund të shkëputet duke e parandaluar”, tha Koduzi.

Koduzi ka reaguar është në lidhje me disa raportime sipas të cilave Spitali i Kavajës është kthyer në karantinë.

Ai theksoi rekomandimet OBSH-së, sipas të cilave karantinat duhet të jenë larg vendeve të banuara.

“OBSH rekomandon që vendet e izolimit të jenë larg zonave të banuara. Spitalet tona janë brenda qyteteve, por mund të ketë struktura ushtarake që mund të organizohen për të tilla raste. Edhe izolimi duhet të ketë disa kritere. Masat duhen marrë që të mos shpërndahet virusi në të gjithë popullatën. Vërtet vdekshëmria është më e lartë te moshat e treta, por ka nevojë për trajtim spitalor sepse ky virus është më agresiv.

LEXO EDHE:  Karantina e një familjeje në Vuhan, e pasuar nga infektimi dhe tragjedia

LEXO EDHE:  Përktheu gabim Vettingun/ Largohet nga Shqipëria shefi i misionit të EURALIUS

Më tej ai theksoi se sy dyshohet se nëse virusi futet në Shqipëri nuk do të kemi kapacitete të duhura për të trajtuar rastet. Edhe materialet që janë janë të zëna , janë në përdorim, nëse do të kemi raste të virusit si do të trajtohen. Spitalet kanë nevojë për aparatura, sa i përgatitur është efektivi sot”,- tha Koduzi.

Sa i takon përhapjes së panikut, Koduzi tha se nëse flet për virusin nuk është përhapje paniku, por duhet treguar kujdes.

“Për aq kohë sa opozita vetë nuk përhap mesazhe paniku, ne jemi kundër tyre. Ne duam ti bëjmë presion pozitiv qeverisë që të marrë masa për qytetarët shqiptarë. Duhet ti kesh planet gati, qeveria duhet të tregojë transparence, sa është buxheti nëse ne rrezikohemi. Do të ndodhë njësoj si me tërmetin. “Po të erdhi në derë çfarë do të bëjë qeveria”, tha më tej Koduzi.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Në panik bëhen zgjedhje të gabuara”/ Denada Toçe jep këshilla, si të menaxhohet situata nga koronavirusi  

Publikuar

-

Nga

Psikologia Denada Toçe ka folur në lidhje me frikën e prekjes nga koronavirusi edhe në Shqipëri.

E ftuar në në studion e Ilva Now, në Euronews Albania, Toçe tha se kjo situatë mund të menaxhohet më së miri përmes një informimi korrekt dhe ndjekjes së disa rregullave të thjeshta të higjienës personale, duke shmangur në çdo rast panikun, që siç tha, në shtyn drejt sjellëve të gabuara.

“Për këdo që është në panik dhe është normale, e para duhet të marrë informacion dhe së dyti se është një gjë e pakontrollueshme nga njerëzit, si tërmeti. Ne nuk e kemi në dorë 100 për qind. Njeriu në panik e sipër bën gabime, zgjedhjen e gabuar. Si italianët që zbrazën supermarketet. Ky është një virus si të gjithë të tjerët. Para 70-80 vjetësh ishte turbekulozi, sot jemi të mirinformuar dhe të parrezikuar prej tij.

LEXO EDHE:  Shifrat alarmante/ Shqipëria rrezikon të mbetet pa mjekë

LEXO EDHE:  Dritë jeshile nga BE?/ Ministri gjerman apel politikës shqiptare

Dua të informohemi që është virus, shumë e rëndësishme është pjesa e higjienës. Informacioni duhet marrë në mënyrë të kontrolluar, të merrni informacioni e duhur si të mbrohemi përmes rregullave të thjeshta të higjienës”, tha psikologia.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Pranverë” në shkurt/ Mësoni si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Nga

Edhe për ditën e sotme, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Po ashtu të njëjtat kushte atmosferike pritet të na shoqërojnë edhe nesër, ndërsa nga dita e enjtte moti do të pësojë luhatje të forta.

Për ditën e sotme, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 18 °C
në vendet e ulëta: 5 / 18 °C
në vendet malore: 3 / 15 °C

LEXO EDHE:  Karantina e një familjeje në Vuhan, e pasuar nga infektimi dhe tragjedia

LEXO EDHE:  Shifrat alarmante/ Shqipëria rrezikon të mbetet pa mjekë

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

LEXO TE PLOTE