LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qendra Shëndetësore Kamëz 24 orë pa ujë”/ PD “i qepet nga pas” qeverisë për koronavirusin

25 Shkurt 2020, 15:26, Politikë CNA
“Qendra Shëndetësore Kamëz 24 orë pa ujë”/

Anëtarët e Grupit të Punës ngritur pranë PD për monitorimin e situatës për koronavirus, Albana Vokshi dhe Gazment Koduzi, kanë dhënë një deklaratë për mediat pas inspektimit në Qendrën Shëndetësore Kamëz.

Vokshi deklaroi se Shqipëria është në një rrezik potencial për mbërritjen e koronavirusit, ndërsa denoncoi mungesën e pajisjeve të spitaleve me mjetet e duhura.

?Na kanë ardhur me qindra telefonata, shqetësimi i tyre është se nuk është marrë asnjë masë nga ana e qeverisë as për pajisjen me mjete elementare. Ne vajtëm dhe biseduam me disa mjekë në disa qendra shëndetësore, pamë vetë situatën, nuk janë pajisur deri më tani as me doreza, as me maska, me standartet e OBSH-së, as me dezinfektantë?, u shpreh ajo.

Sipas saj, qeveria po bën propagandë, ndërsa ngriti akuzat se ditën e djeshme kjo qendër shëndetësore nuk ka pasur ujë 24 orë.

Demokratja pretendon se të gjithë mjekët janë pajisur vetëm me një maskë, e cila mund të përdoret vetëm për disa orë.

?Qytetarët nuk duhet të panikohen, lajmi i mirë është se në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të koronavirusit. Vetë qytetarët duhet të marrin masa individuale, personale për veten e tyre dhe të kontaktojnë stafin mjekësor. Nga ana tjetër, qytetarët, mjekët, nuk kanë nevojë më për propagandën qeveritare, qeveria të mos harxhojë më miliona euro për një grup oligarkësh, por këto para t?i alokojë për të parandaluar koronavirusin?, nënvizoi Vokshi, ndërsa paralajmëroi se do të vijojë kontrollet në çdo spital, për të monitoruar masat e marra nga qeveria./ CNA.al

Lajmet e fundit nga