LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri”/ Berisha ngre alarmin: Dënoj këtë qëllim kriminal

25 Shkurt 2020, 13:03, Politikë CNA
“Po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në

Ish kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministers së Shëndtësisë Ogerta Manastirli, të cilët sipas Bersihës, po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri.

Sipas Berishës, në vend që ata të ndjekin praktikën e qendrimit të shpallur nga qeveria italiane për banorët e këtyre zonave dhe tju bëjnë thirrje atyre shqiptare apo italiane qofshin ata, që të mos vijnë dhe të mos lejojë që ata të hynë në Shqipëri, deklarojnë pa asnjë pikë përgjegjësie se nuk do kufizojmë lëvizjet me Italinë.

?Sigurisht lëvizjet me Italinë në tërësi nuk duhen ndërprerë por të mos kufizosh lëvizjet me zonën e infektuar të Italisë siç bëri dje qeveria italiane, do të thotë se për qëllime politike kriminale je i interesuar të sjellësh sa më parë koronavirusin në Shqipëri.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëllim kriminal të Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë, të cilët refuzojnë me ndërgjegje të kufizojnë dhe mos lejojnë hyrjen në Shqipëri të banorëve nga zonat e infektuara?, shkruan Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga