Connect with Us

Përhapja e koronavirusit/ Ish ministri tregon ndryshimin mes Gjermanisë dhe Italisë

Lajme

Përhapja e koronavirusit/ Ish ministri tregon ndryshimin mes Gjermanisë dhe Italisë

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka sqaruar ndryshimin mes Gjermanisë dhe Italisë pas përhapjes së koronavirusit.

Manjani thekson se kur gjermanët zbuluan një person të infektuar, reagimi ishte i menjëhershëm duke bërë që të mos dëgjonim më raste të tjera të Gjermani.

Sipas ish ministrit, tashmë që koronavirusi mbërriti në Itali, kryeministri italian ngre supet.

“Çfarë ndryshimi! Kur shpërtheu coronavirusi në Kinë, po ato ditë gjermanët zbuluan një person të infektuar. Ishte i menjëhershëm reagimi dhe nuk dëgjuam më raste të tjera në Gjermani.
Gati një muaj e gjysëm nga pandemia në Kinë, Italia shfaqet krejt pa pritur me të paktën 250 raste të infektuarish, plus 7 mortalitete. Kryeministri i Italisë ngre supet. “Si na ndodhi kjo gjë”- shprehet. Bash si me qenë Shqiptar… E pra të dy shtetet si Gjermania ashtu dhe Italia janë BE, janë vende leader e industrive dhe ekonomive të botës.
Por përgjegjshmëria ka tjetër kuptim këtej nga jugu i Europës”, shkruan Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Sekuestrohen 25 ton mbetje të rrezikshme në Itali/ Do niseshin drejt Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Policia e Ankonas së bashku me personelin e Agjencisë së doganave të zonës së portit kanë sekuestruar rreth 25 ton mbetje aparaturash elektrike dhe elektronike, të rrezikshme për shëndetin.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, sipas të cilave mbetjet se do të dërgoheshin në Shqipëri.
Mbetjet janë sekuestruar nga agjentët e policisë në Ankonas së bashku me personelin e Agjencisë së doganave të zonës së portit dhe për këtë transport janë denoncuar katër persona.

Kujtojmë se 6 persona u arrestuan në Shqipëri për mbetjet që u gjetën në një traget në Vlorë disa ditë më parë, të cilat kishin ardhur nga Italia për t’u groposur në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Arrestimi i biznesmenit/ Dhoma e Tregtisë Lezhë: U thirr për takim dhe i vunë prangat

Publikuar

-

Nga

Dhoma e Tregtisë në Lezhë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për arrestimin e kryetarit Pashk Palokaj.

Ndërsa shpreh indinjatën për mënyrën sesi po abuzohet me biznesmenët e ndershëm, ajo thotë se për rastin për të cilin akuzohet Palokaj ka një zinxhir hallkash përgjegjëse deri te Palokaj.
Dhoma e Tregtisë Lezhë e cilëson arrestimin e Palokaj një kurth. Sipas saj, sipërmarrësi ishte ftuar për takim dhe më pas i janë vënë prangat.

“Dhoma e Tregtisë Lezhë shpreh indiniatën më të thellë për menyrën si po abuzohet me sipërmarrësit e ndershëm. Ngjarja e ndodhur në datë.16.06.2019 mbi rënien nga skela të ndjerit M.Sh nuk i përket përgjegjësisë ligjore të ndërtuesit por të nënkontraktorit. Edhe në rast se do të ishte e tillë, shoqëria gëzon drejtues teknik dhe të tjerë përgjegjës të drejtpërdrejtë të kësaj ngjarje.
Pa njoftim, pa vendim të komunikuar, në mënyrë kurthi (ftohet për takim), dhe i vënë prangat ndërtuesit, sipërmarrësit, Kryetarit të Dhomës së Lezhës në pabesi dhe në thyerje të drejtpërdrejtë të të drejtave të njeriut dhe të drejtes që i ofron ligji. Ku po shkojmë o Shteti i së drejtës që çdo ditë e më shumë nuk je i tillë. U rrëzuan pallatet si të ishin kështjella prej rërë në Durrës dhe kush e pësoi???(disa fatkeq) Kjo eshte reformation ne drejtesi”, thuhet në reagimin e Dhomës së Tregtisë, Lezhë.

LEXO EDHE:  Itali, arrestohen 15 shqiptarë për 53 vjedhje

LEXO EDHE:  Itali arrestohen 3 shqiptarë me 120 kg. kanabis dhe 300 gramë kokainë

Biznesmeni Palokaj u arrestua sot me urdhër të Prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen “Bësëlidhja” të Lezhës.
Ai akuzohet për ndërtim pa leje, mos zbatimi i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Naftëtarët e Ballshit refuzojnë pagën e një muaji/ Një grevist përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

Vijon greva në ditën e nëntë të saj, ku naftëtarët vijojnë të mbajnë shiritin e zi në shenjë nderimi për kolegun e tyre të ndjerë, Artan Voshtina i cili ndërroi jetë dy ditë më parë.

Mësohet se një prek grevistëve, Pirro Hoxhara është dërguar me urgjencë në spital pasi ka shfaqur probleme me tensionin.

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë refuzuar të tërheqin nga llogaria bankare pagën e një muaji të depozituar ditën e sotme, duke u shprehur se nuk do të pranojnë asnjë negociatë pa kaluar tre pagat, të muajve tetor, nëntor dhe dhjetor.

LEXO EDHE:  Shpërndanin drogë tek adoleshentët/ Shqiptarët bien në pranga

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Ish-ministri i Ramës vë në dyshim SPAK-un

Përfaqësuesi i tyre Sokol Duataj thotë se nuk do ta hapin celularin deri në momentin kur do të kenë kaluar të treja pagat, për të negociuar më pas për të ardhmen e rafinerisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE