Connect with Us

Pas Italisë, shënohet rasti i parë me koronavirus në Kroaci

Bota

Pas Italisë, shënohet rasti i parë me koronavirus në Kroaci

Publikuar

-

Pas përhpajes së koronavirusit në Itali, edhe Kroacia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus.

Sipas mediave vendase mësohet se rastin e ka pranuar kryeministri Anderj Plenkoviç.

Mësohet se bëhet fjalë është një djalë i ri në Zagreb i cili është i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive “Dr. Fran Mihaljeviq” në Zagreb.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për pandemi të mundshme.

OBSH-ja ka thënë se është ende herët që shpërthimi i koronavirusit të trajtohet si pandemi, por, sipas saj, vendet “duhet të jenë në fazën e përgatitjeve”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ndahet nga jeta ish presidenti egjiptian, Hosni Mubarak

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i cili sundoi vendin e Afrikës së Veriut për 30 vjet.

Hosni Mubarak ka ndwrruar jetw nw moshwn 91 vjeccare, vetëm disa ditë pasi dy djemtë e tij u liruan nga tregtia e paligjshme e aksioneve gjatë shitjes së një banke katër vjet para kryengritjes së 2011 që i dha fund sundimit të tij autokratik 30-vjeçar.

Mubarak u rrëzua në 2011 pas protestave të shumta dhe ai ishte lideri i parë që u përball me gjyqin pas kryengritjeve të pranverës arabe që përfshiu rajonin.

Ai kaloi gjashtë vjet në burg pasi u përball me gjyqin në një mori çështjesh që nga korrupsioni deri në vrasjen e 239 protestuesve, revolta 18-ditore e të cilëve tronditi botën, shkruan The Mirror.
Mubarak u la i lirë në vitin 2017 pasi u pastrua nga akuzat përfundimtare ndaj tij për vrasje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi mban në ankth botën/ SHBA premton 1 miliard USD për vaksinën   

Publikuar

-

Nga

Shumë vende të botës kanë marrë masa të forta për të mos lejuar që koronavirusi të kthehet në një pandemi globale.

Por, përhapja e virusit vdekjeprurës përtej kufijve të Kinës, me shpejtësi të madhe, duket se po mban në ankth gjithë botën.

Ndërkohë, mësohet se Shtëpia e Bardhë ka premtuar 1 miliardë dollarë për vaksinën e nevojshme për të luftuar virusin dhe mbi 1.5 miliardë dollarë të tjera për pajisje mjekësore.

Nga ana tjetër, autoritetet në Korenë e Jugut do të testojnë rreth 200 mijë anëtarë të një Kishe, ku dyshohet se ka pasur raste me koronavirus.

Virusi me origjinë nga Kina, shpërtheu në këtë vend në fund të vitit të kaluar dhe deri më tani ka vrarë më shumë se 2700 persona dhe infektuar 80 mijë të tjerë.

Po ashtu, qeveria japoneze ju bën thirrje qytetarëve të saj të punojnë nga shtëpia, ose me orë të shkurtuara, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që në Hong Kong, është vendosur që hapja e shkollave të shtyhet dhe për një muaj.

LEXO TE PLOTE

Bota

Shtatë të vdekur dhe 232 të prekur nga koronavirusi në Itali/ Conte kritika spitaleve

Publikuar

-

Nga

Shtatë persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 232 të tjerë rezultojnë të prekur nga koronavirusi në Itali.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se kryeministri Giuseppe Conte, ka bërë kritika të forta ndaj spitaleve për menaxhimin e situatës.

“Jemi duke vlerësuar situatën në seriozitetin e saj, ndryshe nuk do të kishim marrë këto masa të forta. Ne nuk mund të parashikojmë se si do të jenë zhvillimet me koronavirusin, megjithatë mund të them se trajtimi nga spitalet nuk është bërë plotësisht sipas protokolleve”, u shpreh Conte.

Konte, duke folur në selinë e mbrojtjes civile, foli dhe për impaktin e koronavirusit në ekonominë italiane.

“Mund të jetë shumë i fortë, në këtë moment mund të parashikojmë pasoja negativa në ekonominë e vendit.”-theksoi Conte.

Më tej, ai tha se kanë marrë në konsideratë që të pezullojnë pagesat e taksave dhe detyrimeve të tjera, përfshi edhe këstet e kredive për personat që janë në zonën e kuqe, e cila tashmë ndodhet në karantinë.

LEXO TE PLOTE