Connect with Us

OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë/ Avokati i Fatjon Lazes: S’ka asgjë, jeton me qera

Kronika

OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë/ Avokati i Fatjon Lazes: S’ka asgjë, jeton me qera

Publikuar

-

Avokati i Fatjon Lazes ka reaguar në emër të klientit të tij pasi OFL i vuri ultimatum për plotësimin e formulatit për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve.

Avokati Alban Qafa thotë se Fatjon Laze nga Elbasani nuk ka asnjë pasuri të disponueshme madje jeton me qera momentalisht. Ai shprehet se Laze do e plotësojë dhe do e dorëzojë brenda afatit të caktuar formularin e deklarimit të pasurisë.

Kujtojmë se Fatjon Laze u kap në vitin 2008 pasi kishte dërguar një pako me 1 kilogram heroinë në Lushnje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dosja e 21 Janarit/ Artan Hoxha: Është kërkuar të hetohet nga SPAK

Publikuar

-

Nga

“Nëse nuk hapej çështja deri në datën 21, rrezikonte që të parashkruhej dhe nuk kishte më mundësi për ta kryer hetimin. Me këtë që ka bërë policia i ka dhënë një afat 10 vjeçar hetimit të çështjes. Në dijeninë time është kërkuar që çështjen ta hetojë SPAK, jo prokuroria e Tiranës

Një ditë para 10 vjetorit të 21 Janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues në Bulevard, policia e Tiranës ka kërkuar hapjen e hetimeve.

CNA.al mësoi mbrëmjen e djeshme se në orën 16:00 Policia e Tiranës ka dorëzuar në Prokurori kërkesën për rihapjen e hetimeve për 21 Janarin, por nuk u regjistrua si dosje, pasi kishte ardhur pas orarit zyrtar.

Por kjo kërkesë është regjistruar sot dhe për këtë dosje ka folur edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

Hoxha deklaroi se kjo kërkesë vjen për t’i hapur rrugën rihapjes së hetimeve edhe për 10 vitet e ardhshme, ndërsa theksoi se është kërkuar që këtë radhë dosjen ta marrë përsipër SPAK.

LEXO EDHE:  Zyrtari i parë i policisë përballet me vetting-un/ Has probleme me pasurinë

LEXO EDHE:  OFL ndalet në Tiranë dhe Durrës/ “Shigjeton të fortët” e radhës

“Nëse nuk hapej çështja deri në datën 21, rrezikonte që të parashkruhej dhe nuk kishte më mundësi për ta kryer hetimin. Me këtë që ka bërë policia i ka dhënë një afat 10 vjeçar hetimit të çështjes.  Në dijeninë time është kërkuar që çështjen ta hetojë SPAK, jo prokuroria e Tiranës.

Është kërkuar ta bëjë SPAK-u për shkak edhe të dyshimeve dhe akuzave që janë ngritur dhe ideja është se duke e hetuar SPAK-u hetimi mund  të shkojë edhe te urdhëruesit”, deklaroi Hoxha në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

‘Hetimi është i sabotuar”/ Artan Hoxha zbulon detaje të reja për ngjarjen e 21 Janarit

Publikuar

-

Nga

‘Hetimi është i sabotuar”/ Artan Hoxha zbulon detaje të rejapwr ngjarjen e 21 Janarit

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga rihapja e hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit.

Në një intervistë për Fax neës Hoxha tha se ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka këmbëngulur që të rihapë çështjen pasi një prej viktimave, Aleks Nika, është me origjinë nga Lezha.

“Ky është një vendim i vonuar se dy prokurorët e kanë pezulluar që në 28 shkurt të vitit 2020, pra për gati 10 muaj ka ngelur çështja e arshivuar. Nuk kishte nevojë të mbërrinte 21 janari për ta rihapur. Ka pasur një tentativë për ta rihapur çështjen meqë një nga viktimat është nga Lezha dhe çështja është ndjekur nga ish ministri Sandër Lleshaj. Ai ka këmbëngulur me një grup personash, oficerë të policisë dhe familjarë të Aleks Nikës. Ata janë munduar të gjejnë formën për të rihapur çështjen dhe ka gjetur këtë mënyrë”, tha Hoxha.

“Vrasjet nuk i kanë bërë protestuesit por i ka bërë garda. E kam parë me sy të lirë dhe mendoj se duhet të ishte raportuar. Për dreq, në atë kohë përdorja një telefon të vjetër dhe nuk kisha lidhje me internetinfare dhe e marr e çoi te montazhi që ishte duke hedhur pamje. I them hap kasetën, e shikojmë dritarja nga ku Agim Llupo qëllon Ziver Veizin edhe i them ja ku i ke vrasjet, ja kush e ka bërë.

Për mua vrasjet janë të qarta. Aty është bërë një eksperiment duke vendosur në pozicion qitësit që kanë qëlluar  një person me lazer dhe në pozicionin ku kanë qenë personat e vrarë, janë vendosur të tjerët. Deri në atë moment, po hetohej që vrasjet i ka bërë turma. Ai moment ktheu dhe doli që i ka bërë garda. Mbaj mend që më thirrën në prokurori dhe thashë që për mua është e qartë që shoh lëvizjen e dorës të gardistit që me një lëvizje të vogël qëllon me automatik e më pas sposton pak dorën e vret tjetrin.

LEXO EDHE:  Avokat Altin Goxhaj sqaron pse amerikanët nuk ia falin Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  OFL ndalet në Tiranë dhe Elbasan/ Në “sitë” vrasës, hajdutë dhe trafikantë

Për mua, që në fillim hetimi është i sabotuar. Nuk ka pasur integritet prokuroria ta bëjë atë hetim. Kjo historia që u bë për rihapjen e çështjes ka synuar që të mos lejojë parashkrimin e çështjes. Pra nëse nuk do ishte e hapur, do të parashkrohej dhe nuk do të mundësi për hetim për ngjarjen e 21 janarit. Fakti që u rihap dje, do të thotë që tashmë kemi dhe një 10 vjeçar tjetër në dispozicion të organeve të drejtësisë për të hetuar se cfarë ka ndodhur më 21 Janar”.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po konsumonin drogë në lokal/ Policia ‘kap mat’ 3 të rinj në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Po konsumonin drogë në lokal/ Policia kap mat 3 të rinj në Elbasan

Dhjetëra forca policie kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në lagjen “Sulë Papri” në Elbasan.

Shkak mësohet të jenë informacionet e marra se jashtë një lokali disa të rinj po konsumonin lëndë narkotike.

Pasi ka shkuar në vendngjarje, policia ka shoqëruar tre të rinj.

 

LEXO TE PLOTE