Sociale
“Në panik bëhen zgjedhje të gabuara”/ Denada Toçe jep këshilla, si të menaxhohet situata nga koronavirusi

Psikologia Denada Toçe ka folur në lidhje me frikën e prekjes nga koronavirusi edhe në Shqipëri.
E ftuar në në studion e Ilva Now, në Euronews Albania, Toçe tha se kjo situatë mund të menaxhohet më së miri përmes një informimi korrekt dhe ndjekjes së disa rregullave të thjeshta të higjienës personale, duke shmangur në çdo rast panikun, që siç tha, në shtyn drejt sjellëve të gabuara.
“Për këdo që është në panik dhe është normale, e para duhet të marrë informacion dhe së dyti se është një gjë e pakontrollueshme nga njerëzit, si tërmeti. Ne nuk e kemi në dorë 100 për qind. Njeriu në panik e sipër bën gabime, zgjedhjen e gabuar. Si italianët që zbrazën supermarketet. Ky është një virus si të gjithë të tjerët. Para 70-80 vjetësh ishte turbekulozi, sot jemi të mirinformuar dhe të parrezikuar prej tij.
Dua të informohemi që është virus, shumë e rëndësishme është pjesa e higjienës. Informacioni duhet marrë në mënyrë të kontrolluar, të merrni informacioni e duhur si të mbrohemi përmes rregullave të thjeshta të higjienës”, tha psikologia.
Lajme të Rekomanduara:

Foto/ Vjosa del nga shtrati, merr përpara urën e Drashovicës
Dalja e Lumit të Vjosës nga shtrati sipasojë e reshjeve të dendura ka bërë që të shembet Ura e Drashovicës në Vlorë. Kjo urë lidh...

Toka nuk gjen qetësi/ Regjistrohen lëkundje tërmeti në vend, ja epiqendra
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në juglindje të vendit. Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 ballë i shkallës...