Connect with Us

Ndryshon moti/ Rikthehen reshjet e shiut në vend

Sociale

Ndryshon moti/ Rikthehen reshjet e shiut në vend

Publikuar

-

Duke nisur nga nesër, i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga reshje intensive shiu.

Sipas Metoalb mesdita do të sjellë shtim të vransirave, ndërsa në mbrëmje do të nisin edhe reshjet.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 1°C deri në 18°C.

Era do fryjë e forte në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor duke krijuar  dallgëzimi 6 ballë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Ika me anije dhe dokumenta false”/ Skënder Brataj tregon si u punësua në Itali

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka treguar mbrëmjen e sotme se si ka ikur në Itali për specializim pas viteve 1990.

Brataj deklaroi se fillimisht ka shkuar në Itali me anije dhe me dokumenta false dhe ka punuar çdo lloj pune.

“Kam ikur me anije, me dokumente false. Kam ikur si student. I dorëzova tek fakulteti notat. Më 1993 ka ndodhur kjo. Unë kam bërë diplomën nga 1993 dhe 1996. Kam bërë dy diploma, një shqiptare dhe një italiane. Më pas mu tha se nuk punon dot në Itali, sepse nuk je shtetas italian. Kam bërë çdo lloj pune për të jetuar dhe më 1996 erdha e u ktheva”, tha ai në emisonin “Real Story”, ndërsa rrëfeu se një vendim i qeverisë italiane bëri që ai të fillojë punë në shtetin fqinj.

LEXO EDHE:  Diell apo shtrëngata shiu?/Sinoptikanët tregojnë si do të jetë muaji deri në fund të prillit

LEXO EDHE:  Mot me diell dhe temperatura nën zero/ Ja si do jetë dita e fundit e 2019

“Qeveria italiane mori vendim që kushdo që ka diploma italiane mund të punojë, unë bëra kërkesë për në urgjencë dhe u futa në urgjencë. Ky nuk është thjesht një fenomen shqiptar. Unë iu them të rinjve që të investojnë në profesion. Ne kemi investuar në profesion. Kam punuar mbi 20 vjet në Itali dhe shteti italian të jep një punë me të ardhura, që sjellin mirëqenie. Ne kemi një këmbë këtej, një andej”, deklaroi mjeku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë u jep 1 mln dollarë spitaleve për shtimin e mjeteve mbrojtëse

Publikuar

-

Nga

Pas mbledhjes së pasdites së sotme të Komitetit Teknik të ekspertëve, me fokus “masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ti rialokojë një fond shtesë prej 1 milion dollarë buxhetit të spitaleve, fond ky që do të shkojë për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale.

Ky fond shtesë shërben vetëm për qëllimin e sipërpërmendur të rritjes së stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat tona spitalore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron personelin shëndetësor dhe qytetarët se aktualisht, të gjitha strukturat spitalore, kanë në dispozicion sasinë e nevojshme të mjeteve të mbrojtjes personale, për të përballuar situatën.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ E shtuna me shi dhe luhatje temperaturash

LEXO EDHE:  Paralajmeron IGJSH / Mësoni sa do të arrijnë temperaturat

Ministria e Shëndetësisë siguron se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID 19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lajmi për dorëheqjen/ Flet drejtori i Spitalit të Kavajës

Publikuar

-

Nga

Pas qarkullimit të lajmit se drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu kishte dhënë dorëheqjen, ka ardhur edhe reagimi nga ky i fundit.

Në një lidhje për Tv, Përparim Daiu ka thënë se vazhdon të jetë në krye të detyrës, dhe të gjitha lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta.

Megjithatë ai Daiu nuk mohoi se mbledhja e fundit është karakterizuar nga debate të forta, por pa sqaruar me cilët zyrtarë ishte mbledhja dhe se cila ka qenë tema.

LEXO TE PLOTE