Connect with Us

Ndarja nga jeta e ish ministrit/ Meta: Shpalosi vlerat e një personaliteti akademik

Politikë

Ndarja nga jeta e ish ministrit/ Meta: Shpalosi vlerat e një personaliteti akademik

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të profesor Ahmet Osja.

Meta shprehet se Osja i takon asaj plejade të jashtëzakonshme që dha kontribut në zhvillimin shkencor të vendit e sidomos në fushat e bujqësisë dhe ushqimit, duke lënë një trashëgimi të vyer në shërbim të brezave më të rinj.

Sipas Metës, si deputet i Kuvendit dhe minister i Bujqësisë, Prof. Osja shpalosi vlerat e një personaliteti akademik me integritet të lartë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

“Akademiku dhe shkencetari i shquar Prof. Ahmet Osja, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në krijimin e farave hibride të rendimenteve të larta në Bujqësi.
Si drejtues i Institutit të Misrit dhe Orizit në Shkodër, Prof. Osja hodhi bazat e teknologjisë se rikombinimit gjenetik të varieteve bimore dhe në veçanti të misrit duke lënë pas një trashëgimi dhe bazë gjenetike me vlerë për prodhimin bimor. Prof. Osjen do ta kujtojmë edhe si një biolog shkencëtar eksplorues të florës së Alpeve tona. Si deputet i Kuvendit dhe minister i Bujqësisë, Prof. Osja shpalosi vlerat e një personaliteti akademik me integritet të lartë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Mirënjohje për veprën e tij të madhe dhe i përjetshëm kujtimi i tij i ndritur”, shkruan Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Qendra Shëndetësore Kamëz 24 orë pa ujë”/ PD “i qepet nga pas” qeverisë për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Anëtarët e Grupit të Punës ngritur pranë PD për monitorimin e situatës për koronavirus, Albana Vokshi dhe Gazment Koduzi, kanë dhënë një deklaratë për mediat pas inspektimit në Qendrën Shëndetësore Kamëz.

Vokshi deklaroi se Shqipëria është në një rrezik potencial për mbërritjen e koronavirusit, ndërsa denoncoi mungesën e pajisjeve të spitaleve me mjetet e duhura.

“Na kanë ardhur me qindra telefonata, shqetësimi i tyre është se nuk është marrë asnjë masë nga ana e qeverisë as për pajisjen me mjete elementare. Ne vajtëm dhe biseduam me disa mjekë në disa qendra shëndetësore, pamë vetë situatën, nuk janë pajisur deri më tani as me doreza, as me maska, me standartet e OBSH-së, as me dezinfektantë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, qeveria po bën propagandë, ndërsa ngriti akuzat se ditën e djeshme kjo qendër shëndetësore nuk ka pasur ujë 24 orë.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta djali i zv.Presidentit amerikan Joe Biden

LEXO EDHE:  Vlerat ushqyese të rrepës së kuqe/Ja pse nuk duhet ta ndani nga dieta juaj

Demokratja pretendon se të gjithë mjekët janë pajisur vetëm me një maskë, e cila mund të përdoret vetëm për disa orë.

“Qytetarët nuk duhet të panikohen, lajmi i mirë është se në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të koronavirusit. Vetë qytetarët duhet të marrin masa individuale, personale për veten e tyre dhe të kontaktojnë stafin mjekësor. Nga ana tjetër, qytetarët, mjekët, nuk kanë nevojë më për propagandën qeveritare, qeveria të mos harxhojë më miliona euro për një grup oligarkësh, por këto para t’i alokojë për të parandaluar koronavirusin”, nënvizoi Vokshi, ndërsa paralajmëroi se do të vijojë kontrollet në çdo spital, për të monitoruar masat e marra nga qeveria./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kërkon të trembë politikën amerikane”/ Paralajmërimi i Ngjelës: Meta është në fundin e tij politik

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela thotë se presidenti Ilir Meta po kërkon të trembë politikën amerikane që kjo të ndalojë operacionin antikorrupsion në Shqipëri.

Sipas Ngjelës, shqiptarët po presin me padurim që, në trupin e shtetit të tyre të korruptuar të fillojë operacioni kirurgjikal për pastrimin e infeksionit njëqindvjeçar.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Meta nuk ka më të ardhme politike, le të bëjë çfarë të dojë!

“Në Shqipëri është bërë grusht shteti”, thotë Meta. Por, Shqipëria është shtet i NATO-s: na ka thënë gjë Brukseli dhe Uashingtoni për këtë lloj grushti? Asgjë. Po shkarkimi i Metës, grusht shteti është? Çdo shkarkim me vota në një parlament, është i ligjshëm. Kjo është demokracia
Prandaj, të gjithë sot po tallen me një president shqiptar që kërkon të trembë Uashingtonin pa ushtri, por vetëm me ca hajdutë që i vinë qark. “Do shpërndaj Parlamentin”, sokëllin Meta nepër korridore, kurse pyetja që i drejtohet atij në këtë rast është kjo: ku i ke tanket, zoti Meta? Parlamenti shpërndahet ose në funksion të votës, ose me tanke, dhe jo me letra. Por, tanket në Shqipëri drejtohen nga NATO. E di këtë, ti zoti Meta?! Prandaj, pikërisht për këtë, po tallen me Metën institucionet ndërkombëtare që mbikëqyrin Shqipërinë”, shkruan Ngjela.

LEXO EDHE:  Ndahet papritur nga jeta Prokurori i Tiranës

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta djali i zv.Presidentit amerikan Joe Biden

Sipas tij, Meta është në fundin e tij politik.

“Fundi i Metës, është gëzimi i shqiptarëve dhe fillimi i Shqipërisë së re.
Po të tjerët? Ata vijnë më pas, me radhë…”, përfundon Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Abuzimi me çmimet e dezinfektantit të duarve/ Braçe: Turp! Këtu s’është si në Milano

Publikuar

-

Nga

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar pas abuzimit të çmimeve për dezinfektanitin e duarve.
Braçe thotë se ky është një turp pasi nga 90 lekë një ditë më parë sot ka shkuar 180 lekë.

Zv.kryeministri thekson se organet fiskale duhet të bëjnë detyrën lidhur me këto raste.

“Ështe turp! Ështe biznes i neveritshëm! Në një rast të ngjashëm dje në Milano, prokurorët hapen hetim menjëherë. Këtu s’është si në Milano ndonjëherë, kështu që minimumi organet fiskale të bëjnë detyrën”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE