Connect with Us

Ndahet nga jeta ish presidenti egjiptian, Hosni Mubarak

Bota

Ndahet nga jeta ish presidenti egjiptian, Hosni Mubarak

Publikuar

-

Ndahet nga jeta ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i cili sundoi vendin e Afrikës së Veriut për 30 vjet.

Hosni Mubarak ka ndwrruar jetw nw moshwn 91 vjeccare, vetëm disa ditë pasi dy djemtë e tij u liruan nga tregtia e paligjshme e aksioneve gjatë shitjes së një banke katër vjet para kryengritjes së 2011 që i dha fund sundimit të tij autokratik 30-vjeçar.

Mubarak u rrëzua në 2011 pas protestave të shumta dhe ai ishte lideri i parë që u përball me gjyqin pas kryengritjeve të pranverës arabe që përfshiu rajonin.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta ish- ministri dhe ish- deputeti i Shkodrës

Ai kaloi gjashtë vjet në burg pasi u përball me gjyqin në një mori çështjesh që nga korrupsioni deri në vrasjen e 239 protestuesve, revolta 18-ditore e të cilëve tronditi botën, shkruan The Mirror.
Mubarak u la i lirë në vitin 2017 pasi u pastrua nga akuzat përfundimtare ndaj tij për vrasje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi mban në ankth botën/ SHBA premton 1 miliard USD për vaksinën   

Publikuar

-

Nga

Shumë vende të botës kanë marrë masa të forta për të mos lejuar që koronavirusi të kthehet në një pandemi globale.

Por, përhapja e virusit vdekjeprurës përtej kufijve të Kinës, me shpejtësi të madhe, duket se po mban në ankth gjithë botën.

Ndërkohë, mësohet se Shtëpia e Bardhë ka premtuar 1 miliardë dollarë për vaksinën e nevojshme për të luftuar virusin dhe mbi 1.5 miliardë dollarë të tjera për pajisje mjekësore.

Nga ana tjetër, autoritetet në Korenë e Jugut do të testojnë rreth 200 mijë anëtarë të një Kishe, ku dyshohet se ka pasur raste me koronavirus.

LEXO EDHE:  Media në zi/ Ndahet nga jeta veterani i gazetarisë

LEXO EDHE:  Arti në zi/ Ndahet nga jeta një prej parodistëve të Vlorës

Virusi me origjinë nga Kina, shpërtheu në këtë vend në fund të vitit të kaluar dhe deri më tani ka vrarë më shumë se 2700 persona dhe infektuar 80 mijë të tjerë.

Po ashtu, qeveria japoneze ju bën thirrje qytetarëve të saj të punojnë nga shtëpia, ose me orë të shkurtuara, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që në Hong Kong, është vendosur që hapja e shkollave të shtyhet dhe për një muaj.

LEXO TE PLOTE

Bota

Shtatë të vdekur dhe 232 të prekur nga koronavirusi në Itali/ Conte kritika spitaleve

Publikuar

-

Nga

Shtatë persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 232 të tjerë rezultojnë të prekur nga koronavirusi në Itali.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se kryeministri Giuseppe Conte, ka bërë kritika të forta ndaj spitaleve për menaxhimin e situatës.

“Jemi duke vlerësuar situatën në seriozitetin e saj, ndryshe nuk do të kishim marrë këto masa të forta. Ne nuk mund të parashikojmë se si do të jenë zhvillimet me koronavirusin, megjithatë mund të them se trajtimi nga spitalet nuk është bërë plotësisht sipas protokolleve”, u shpreh Conte.

Konte, duke folur në selinë e mbrojtjes civile, foli dhe për impaktin e koronavirusit në ekonominë italiane.

LEXO EDHE:  U internua në kohën e komunizmit/ Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta politikani shqiptar

“Mund të jetë shumë i fortë, në këtë moment mund të parashikojmë pasoja negativa në ekonominë e vendit.”-theksoi Conte.

Më tej, ai tha se kanë marrë në konsideratë që të pezullojnë pagesat e taksave dhe detyrimeve të tjera, përfshi edhe këstet e kredive për personat që janë në zonën e kuqe, e cila tashmë ndodhet në karantinë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Gazeta italiane sqaron shqetësimin e tepruar për coronavirusin

Publikuar

-

Nga

Deri tani, në Itali kanë vdekur shtatë persona nga koronavirusi, ata ishin të gjithë të moshuar dhe, çfarë është më e rëndësishme, ata kishin edhe patologji të tjera përpara se të prekeshin nga COVID-19, shkruan Cristina Marrone e gazetës së njohur italiane ”Il Corriere della Sera”.

”Sqarimi është i rëndësishëm, sepse të gjitha viktimat kanë qenë shtruar në spitale të ndryshme për patologji të tjera. Virusi i ri ka përkeqësuar gjendjen e tyre të kompromentuar dhe kjo është në përputhje me të gjitha studimet epidemiologjike të bëra deri tani në rastet në Kinë: rreziku i vdekjes rritet me moshën (për ata mbi 80 arrin në 14,8%).

Probabiliteti i vdekjes rritet në 10,5% nëse pacienti që sëmuret vuan edhe nga zemra; 7,3% nëse është diabetik; 6,3% me sëmundje kronike të frymëmarrjes; 6% me hipertension; 5,5% me tumor. Rreziku i vdekjes nëse nuk ka patologji të mëparshme bie menjëherë në 0,9%. Me pak fjalë, koronavirusi shërohet: 98% e pacientëve ia dalin të shërohen.

Viktimat e para në Itali ishin pak a shumë të sëmurë rëndë. Me fjalë të tjera: deri më tani, nuk ka pasur (dhe shpresojmë se nuk ka) një pacient si ai mjeku në Wuhan që u sëmur dhe pastaj vdiq. Dhe nuk ka pasur, deri më tani (dhe shpresojmë se nuk ka) raste të pacientëve të shëndetshëm që kanë vdekur nga koronavirusi.

Viktima e parë në Itali ishte një pacient 78-vjeçar nga Venecia, i cili vdiq në spitalin ‘’Schiavonia’’ në natën e 14 shkurtit. Ai ishte shtruar në spital për 10 ditë me patologji të shumta. Të nesërmen vdiq një grua 75-vjeçare nga Casalpusterlengo, e cila kishte qenë në spitalin e Codognos për një krizë frymëmarrjeje. Këtu ajo kishte takuar pacientin numër 1, një 38-vjeçar që është ende në gjendje të rëndë. Gruaja, e cila ishte gjithashtu pluripatologjike, vdiq në shtëpinë e saj. Ajo rezultoi pozitive me koronavirus. Viktima e tretë është një grua 68-vjeçare që vdiq të dielën në spitalin e Cremas.

Ajo ishte shtruar në spital që nga 18 shkurti në repartin e onkologjisë dhe kishte dalë pozitive. Dje, u zbuluan katër viktimat e fundit. Një 78-vjeçar që vdiq në spitalin ‘’Papa Giovanni XXI’’ në Bergamo, i shtruar në spital për ca kohë për sëmundje të tjera; një burrë 88-vjeçar nga Codogno, kushtet e shëndetit të të cilit para vdekjes janë ende të panjohura; një 80 vjeçar nga Castiglione d’Adda që vuante nga zemra. I shtruar në spital, ai vdiq pasi u transferua në spitalin ‘’Sacco’’ në Milano. Dhe pastaj një burrë 62-vjeçar, që vuante tashmë nga patologji të tjera, nga Castiglione d’Adda, por që vdiq në spitalin e Comos.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta politikani shqiptar

LEXO EDHE:  U internua në kohën e komunizmit/ Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar

Ndikimi në një sistem të dobësuar

Pra, ka shumë të ngjarë që koronavirusi të jetë një shkak kontribues i vdekjes, sepse ai përkeqëson kushtet e njerëzve me sistem imunitar të dobët. Në fund të fundit, virusi është i ri, askush nuk është imun, askush nuk ka antitrupa për ta luftuar atë dhe pasojat i paguajnë njerëzit më të brishtë nga pikëpamja shëndetësore. Për dallim nga gripi, nuk ka asnjë vaksinë, asnjë ilaç për të trajtuar pneumoninë shumë të thellë që ndonjëherë mund të shkaktojë ky koronavirus.

Siç na tregojnë të dhënat, për momentin, në Itali rreth 40% e personave me koronavirus pozitiv nuk shfaqin simptoma dhe as nuk e vërejnë se janë infektuar. Nuk ka absolutisht asnjë arsye që pneumonia të zhvillohet./Lexo.al

LEXO TE PLOTE