Connect with Us

Muhamed Ali, boksieri legjendar dhe aktivisti që la pas mesazhe të mëdha

Blog

Muhamed Ali, boksieri legjendar dhe aktivisti që la pas mesazhe të mëdha

Publikuar

-

Muhamed Ali ishte një nga amerikanët më të famshëm të shekullit XX-të. Ai nuk ishte thjesht një sportist, aftësia e të cilit në boks e mahniti SHBA-në dhe mbarë botën. Por ishte edhe një activist civil që denoncoi të gjitha gabimet që pa në botën që jetoi.

Kampioni botëror i peshave të rënda ndryshoi emrin e tij të lindjes, Kasius Klej, në Muhamed Ali pasi u konvertua në besimin islam. Ai pyeti publikisht amerikanët, pse duhet të shkonin të vrisnin njerëz në një vend tjetër. Ai rrezikoi shpeshherë karrierën e tij, me qëndrimet e forta kritike.

Lindi më 17 Janar 1942 në Luisvil të Kentakit. Nisi të merrej me boks që në moshën 12-vjeçare. Një ditë denoncoi vjedhjen e biçikletës tek polici i patrullës Xho Martin. Ky i sugjeroi që të mësonte si të mbrohej vetë. Pasi spikati në radhët e amatorëve, Ali bëri shpejt emër që para se të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 1960 në Romë.

18-vjeçari fitoi medaljen e artë në peshat e lehta. Një gjest racist në një klub në Majami, ndezi zemërimin e tij të egër kundër padrejtësisë racore. Atij iu refuzua shërbimi në një lokal, dhe në shenjë revolte e hodhi në lumë medaljen e tij të artë olimpike.

Në vitin 1964 filloi titullin kampion në peshat e rënda. Organizata “Islmic Nation”, e bindi të mbështeste luftës kundër ndarjes racore. Ai ndryshoi besimin fetar në vitin 1963, frymëzuar nga miku i tij i ri Malcolm X. Veprimi i tij u prit me reagime të përziera nga publiku në atë kohë.

Pasi mbrojti titullin e tij kampion për herë të gjashtë, Muhamed u thirr të shërbejë në ushtrinë amerikane në vitin 1967 në Luftën e Vietnamit. Ai refuzoi, duke thënë se lufta nuk ishte në përputhje me besimin e tij. “Ndërgjegja ime nuk do të më lejojë të vras vëllain tim, apo disa njerëz të varfër dhe të uritur. Ata nuk kanë quajtur kurrë mua njeri të egër. Nuk më kanë linçuar kurrë”- deklaroi ai.

Pasojat ishin të rënda:Aliut iu hoq titulli i tij kampion,  dhe u dënua për refuzim të shërbimit ushtarak me 5 vjet burg. I liruar në apel, por i ndaluar të ndeshej në ring, Muhamed Ali përdori fjalimet publike dhe debatet, për të shprehur neverinë e tij ndaj Luftës në Vietnam.

LEXO EDHE:  SHBA mohon raportimet për një agjent në qarqet e larta ruse

Pas apelimit të çështjes, iu deshën 4 vjet që ajo të arrinte në Gjykatën Supreme. Kjo e fundit, e shfuquzoi dënimin e tij në vitin 1971, duke lejuar rikthimin e tij në ring. Pas disa ndeshjeve që kanë hyrë në historinë e boksit, ishte diagnoza me sëmundjen e Parkinsonit ajo që e detyroi të tërhiqej nga ky sport.

Ali u tërhoq në vitin 1981, pasi humbi kundër Trevor Berbik. Ai u diagnostikua me Parkinson vitin që pasoi. “Nuk kam dhimbje. Thjesht një përgjumje të lehtë hera-herës, një dridhje të vogël. Asgjë me rëndësi. Nëse do të kisha një shëndet të përsosur – nëse do të kisha fituar 2 ndeshjet e mia të fundit – nëse s’do të kisha asnjë problem, njerëzit do të kishin frikë nga unë. Tani ata ndjejnë keqardhje për mua Ata mendonin se unë se isha një supermen. Tani ata mund të thonë:Ai është njeri si ne. Ai ka probleme!”- do të deklaronte në një intervistë.

Pavarësisht sëmundjes Ali udhëtoi për në Liban në vitin 1985 në një mision humanitar, ndërsa ndihmoi negociatat për lirimin e pengjeve amerikanë në Irak në vitin 1990. Ai ndezi flakën në Lojërat Olimpike në Atlanta në vitin 1996, megjithë duart që i dridheshin.

Muhamed Aliu takohej rregullisht me presidentët, krerët e shteteve, dhe madje edhe Papën në Vatikan. Në vitin 2005, presidenti Bush i dha Medaljen Presidenciale të Lirisë. Në një rast, ai deklaroi për revistën “People”, se ishte penduar që nuk kishte kaluar më shumë kohë me fëmijët e tij, por nga ana tjetër nuk ishte penduar që ishte marrë me boks.

“Nëse nuk do të isha boksier, s’do të isha i famshëm. Dhe nëse nuk do të isha i famshëm, nuk do të kisha mundësi të bëja atë që po bëj tani”- deklaroi ai. Muhamed Ali vdiq në vitin 2016 në moshën 74-vjeçare. Ai la pas 9 fëmijëe dhe bashkëshorten e tij, Jolanda Uilliams. Ai la gjithashtu disa thënie të pavdekshme:bëni gjënë e duhur, thoni atë që mendoni, dhe luftoni për atë që besoni./Allthatsinteresting.com- Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si luftohet terrorizmi i ekstremit të djathtë

Publikuar

-

Nga

Nga Jeremy Cliffe “New Stastesman”

* Nëntë persona u vranë të mërkurën e kavës së kaluar, kur një njeri i armatosur sulmoi 2 bare në Hanau pranë Frankfurtit në Gjermani. Të gjithë viktimat ishin me origjinë emigrante – kryesisht turq – ashtu si shumica e 5 të plagosurve. Autori i dyshuari, 43-vjeçari Tobias Ratjen, u gjet i vdekur, teksa dyshohet se kreu vetëvrasje pasi kishte ekzekutuar edhe nënën e tij në banesë menjëherë pas sulmit.

Duke shfaqur atë që autoritetet gjermane e kanë quajtur një “mentalitet shumë racist”, Tobias duket se ka qenë autori i një “manifesti” prej 24 faqesh, i mbushur me teori konspirative dhe urrejtje gjenocidale, që propozonte ndër të tjera asgjësimin e një liste të gjatë vendesh në Afrikë dhe Azi.

Sulmi ishte më i fundit në një valë aktet terroriste të motivuara nga ideologjia e ekstremit të djathtë. Një listë që përfshin masakrën e Utojas dhe Oslos në vitin 2011, sulmin me makinë ndaj një grupimi njerëzish në Sharlotsvil të SHBA-së në vitin 2017, të shtënat në një supermarket në El Paso të Teksasit, dhe ato në një xhami në Kristçërç të Zelandës së Re vitin e kaluar.

Vetëm 12 muajt e fundit, në Gjermani ka pasur disa sulme të ekstremit të djathtë. Në reagimin e tij për ngjarjen presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmajer, rikujtoi vrasjen qershorin e vitit të kaluar të Valter Lybkes, një politikani lokal që kishte mbështetur politikat pro refugjatëve të kancelares Angela Merkel.

Apo edhe sulmin e tetorit 2019 mbi një sinagogë në qytetin Hale, në të cilën vetëm një derë e sigurisë së lartë e vendosur kohët e fundit, parandaloi një kasaphanë. Nuk është e vështirë të vërehet i njëjti model në ideologjinë e autorëve.

Sloganet e gjenocidit ndaj të bardhëve, teoria e zëvendësimit të të bardhëve në vendet evropiane, lufta racore, anti-feminizmi dhe komplotet hebreje apo myslimane, përsëriten vazhimisht në shkrimet raciste të autorëve të këtyre sulmeve.

Ato i përkasin një “ekosistemi’ të përbashkët të ideve ekstremiste, të mbushura plot me urrejtje. Për shembull, autorët e sulmeve në Hale dhe Krisçërç, dukej se kishin zgjedhur argumente nga forumet e organizatave ekstremiste në sinternet. Ndërkohë, teksti i autorit të dyshuarit në Hanau ishte më ezoterik, dhe në dallim nga të tjerët nuk përmendte sulmet e mëparshme.

Gjithsesi, ai u bënte jehonë teorive konspirative, ligjërimit të ekstremit të djathtë në SHBA. Manifesti përfshin një thirrje për të ndërtuar një mur kufitar me Meksikën, dhe pretendonte se CIA përdor kontrollin e mendjes.

Ky model i motivimit ideologjik, anashkalohet ndonjëherë kur analizohen shkaqet e sulmeve të tilla. Raportimi fokusohet kryesisht tek viktima, sesa duke i dhënë sulmuesit kënaqësinë e publicitetit. Cilësimi i një akti të tillë si “një sulm ndaj të gjithëve”, është një thirrje e mirëmenduar për unitet.

Por ajo mund të minimizojë racizmin, që fshihet pas sulmeve të tilla ndaj minoriteteve. Dhe etiketimi i racizmit si një “helm” siç e cilësoi edhe Merkel, është absolutisht i saktë. Por jashtë kontekstit, ai mund të nënkuptojë se racizmi është më shumë një forcë e natyrës, sesa një botëkuptim që duhet luftuar.

LEXO EDHE:  Rikthimi i heshtur i rrezikut bërthamor

LEXO EDHE:  Putin do që të mbetet përjetë në pushtet, kjo gjë premton telashe për botën

Pas sulmeve terroriste si ato në Paris, Nisë, Bruksel dhe Mançester, vëmendja është fokusuar me me të drejtë drejt “ekosistemit” ideologjik nga të cilat u prodhuan ato; tek procesi i radikalizmit të autorëve, tek xhamitë dhe medresetë që morën pjesë në të, tek udhëtimet e kryera në Lindjen e Mesme apo Afrikën e Veriut, dhe tek forumet radikale në internt ku ata knë bërë pjesë.

Rezultati ka qenë një konsensus në rritje, se për të luftuar kërcënimin e sigurisë nga ekstremizmi islamik, duhet që të përballemi me idetë dhe jo vetëm me sulmet ekstreme, edhe kur ato marrin forma jo të dhunshme. “Masat e sigurisë janë të domosdoshme. Por ne po harxhojmë miliarda e miliarda dollarë në masa sigurie. Por në fund, janë idetë ekstremiste ato që duhet të zhdukim”- tha muajin e shkuar Toni Bler për “Neë Stateman”.

Kjo është po aq e vërtetë për terrorizmin e ekstremit të djathtë, sa edhe për terrorizmin islamik. Parullat antisemite, mizogjine, teoritë raciste të komplotit dhe të ngjashme si këto, ekzistojnë jo vetëm në mendjet e terroristëve të ekstremit të djathtë, por edhe tek një grupim shumë më i madh njerëzish, që janë të gatshëm t’i promovojnë dhe përhapin ato.

Në fakt, në një formë disi më të butë, ato madje mund të tolerohen nga segmente të politikës qëndrore të një vendi. Një raport i vitin e kaluar nga Instituti për Dialog Strategjik, vuri në dukje se ”teoria e zëvendësimit të të bardhëve” – koncepti i gënjeshtërt i cituar nga sulmuesi në Kristçërç, se emigracioni dhe niveli i ndryshëm i lindjeve po e zhduk popullsinë e bardhë perëndimore, është theksuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit në mediat sociale.

Raporti e shpjegon këtë me rritjen e popullaritetit të politikanëve radikalë si H.C.Strahe në Austri, Marion Lë Pen në Francë dhe Bjorn Hecke i AfD në Gjermani. Ka shumë prova se politika qëndrore në Perëndim ka bërë shpesh një sy qorr, duke i toleruar ide të tilla helmuese.

Për shembull në Gjermaninë, forcat e armatosura janë akuzuar prej kohësh se kanë bërë shumë pak të larguar ekstremistët e krahut të djathtë në radhët e tyre. Madje në fillim të këtij muaji partitë centrististë, për pak sa krijuan një qeveri lokale me mbështetjen e AfD.

Përgjigja afatgjatë ndaj dhunës dhe terrorit të së djathtës ekstreme, duhet të jetë e njëjtë me përgjigjen afatgjatë ndaj dhunës dhe terrorit ekstremist islamik:pra masa më të larta sigurie,  por edhe një kulturë e pakompromistë e denoncimit, përballjes dhe mposhtjes së ideve që nxisin sulme të tilla./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Koronavirusi mund t’i shkaktojë dëme të mëdha ekonomisë botërore

Publikuar

-

Nga

Nga Richard Partington “The Guardian”

* Kostoja në rritje e epidemisë së koronavirusit kinez mbi biznesin dhe ekonominë botërore, pritet që të bëhet më e qartë këtë javë, pasi kompanitë kryesore të përditësojnë të dhënat e tyre mbi volumin tregtar, dhe vetë Kina të raportojë të dhënat mbi sektorin e vet të prodhimit.

Panorama më e fundit e veprimtarisë industriale në ekonominë e dytë më të madhe në botë, pritet të zbulojë një rënie të madhe të prodhimit të fabrikave kineze për muajin shkurt, për shkak se karantinat e vendosura në shumë zona për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, kanë prishur zinxhirët e furnizimit.

Dhe kjo gjë do të ketë pasoja të dëmshme për kompanitë anembanë botës. Presidenti i Kinës Xi Jinping paralajmëroi në fundjavë, se koronavirusi do të ketë një “ndikim relativisht të madh në ekonominë dhe shoqërinë kineze”. Duke shtuar se ky efekt do të ishte afatshkurtër dhe i kontrollueshëm, Xi tha se qeveria kineze do të rrisë përpjekjet për të zbutur efektet negative që ka sjellë koronavirusi.

Vendi ka ndërmarrë një sërë masash javët e fundit, për të stimuluar ekonominë. Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, tha të dielën se huadhënësi i madh global është i gatshëm të ofrojë mbështetje shtesë, veçanërisht për vendet e varfëra me anë të granteve dhe lehtësimit të borxheve.

Duke folur në një takim të krerëve të financave të vendeve të G20-ës, dhe shefave të bankave qendrore, ajo tha se FMN-ja supozon që ndikimi i kësaj sëmundje do të jetë relativisht i vogël dhe i shkurtër në kohë, edhe pse paralajmëroi se përhapja e vazhdueshme e virusit, mund të sjellë pasoja të rënda.

Ajo shtoi:”Bashkëpunimi global, është thelbësor për kontrollimin e virusit Covid-19 dhe ndikimin e tij ekonomik, veçanërisht nëse epidemia rezulton të jetë më e qëndrueshme, dhe më e përhapur”. Përpjekjet për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, u shtuan në mënyrë dramatike gjatë fundjavës nga autoritetet italiane, duke rritur potencialin për të dëmtuar rritjen e eurozonës, në një kohë kur ekonomia italiane është tashmë në rënie.

Më shumë se 76.000 njerëz në 27 vende, janë infektuar nga lloji i ri i koronavirusit, i njohur si Covid-19, që e ka origjinën në qytetin kinez të Vuhan në fund të vitit të shkuar. Më shumë se 2.200 prej të prekurve, tashmë kanë vdekur.

LEXO EDHE:  Milionerja me një pagë/ Si i shpëtoi ndëshkimit gjyqtarja Manjola Bejleri?

LEXO EDHE:  Milionerja me një pagë/ Si i shpëtoi ndëshkimit gjyqtarja Manjola Bejleri?

International Airlines Group, pronare e “British Airëays” dhe “Iberia”, ka planifikuar të publikojë të premten një përditësim mbi performancën e tij financiare të vitit 2019, teksa do të diskutohet mundësia për rregullime për çdo ndikim të mundshëm në të ardhmen.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), organi tregtar përgjegjës për industrinë ajrore globale, paralajmëroi javën e kaluar se rënia e kërkesës nga ana e epasagjerëve, do t’i kushtojë industrisë ajrore të paktën 29.3 miliardë dollarë të ardhura të humbura këtë vit, me volumin e udhëtimeve ajrore që pritet të bjerë për herë të parë në më shumë se një dekadë.

Edhe kompania e mallrave të luksit “Hermes”, do t’u japë invstitorëve të saj një pasqyrë të aktivitetit financiar. Analistët kanë paralajmëruar se grupet e transportit, kompanitë e linjave ajrore, prodhuesit e mallrave luksozë dhe shitësit me pakicë, do të jenë ndër më të goditurit nga koronavirusi, pasi konsumatorët kinezë po qëndrojnë larg dyqaneve, ndërsa edhe udhëtarët kanë shtyrë ose ndryshuar planet për pushime.

Ka ndërkohë shqetësime mbi zinxhirët e furnizimit global, në kushtet kur fabrikat kineze po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. “Jaguar Land Rover”, paralajmëroi javën e kaluar se mund t’i mbarojnë pjesët e makinave në fabrikat e saj që javën e ardhshme.

Prodhuesi i automjeteve, pranoi se kishte sjellë disa pjesë nga Kina në Britani të futura në valixhe. Edhe kompania Apple ka lëshuar alarmin, duke paralajmëruar mungesa të mundshme të furnizimit me iPhone, për shkak të mbylljes së fabrikave të saj në Kinë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Konsumimi i një mëngjesi të bollshëm, është shumë pozitiv për shëndetin

Publikuar

-

Nga

* Ngrënia me bollëk, mund të jetë gjëja e fundit që na shkon në mendje, kur jemi duke u përpjekur të arrijmë synimet tona shëndetësore dhe dietike. Gjithsesi, nëse ajo ndodh në kohën e duhur, na sjell vërtet dobi në shumë mënyra. Në këtë rast, koha e duhur është mëngjesi, kur sapo jemi zgjuar pas një gjumi të mirë gjatë natës.

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi ajo që hamë dhe pimë pas zgjimit ng gjumi, është e vërtetuar se ndikon ndjeshëm në performancën tonë, gjendjen shpirtërore dhe energjinë që kemi gjatë ditës. Studimet e fundit nga Shoqata e Endokrinologëve, tregojnë se mëngjesi luan një rol edhe më të madh në shëndetin tonë të përgjithshëm, nga sa mendohej më parë.

Sipas studimit të ri të publikuar në “The Journal of Clinic Endocrinology & Metabolism”, një mëngjes i bollshëm djeg 2 herë më shumë kalori, në krahasim me një darkë më të bollshme. Gjithashtu, ai e zbeh dëshirën për ëmbëlsira, dhe sjell nivele më të shëndetshme të sheqerit në gjak dhe insulinës gjatë ditës, duke dëshmuar në thelb se ajo çfarë hamë dhe kur hamë, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

Studiuesit analizuan 16 burra, që alternonin një darkë me kalori të ulëta, dhe një darkë me kalori të larta dhe anasjelltas gjatë 3 ditëve. Gjatë studimit, u regjistrua uria e përgjithshme e pjesëmarrësve në studim, niveli i glukozës në gjak dhe dëshirat për ëmbëlsira, si dhe termogjeneza e tyre e nxitur nga dieta e tyre ushqimore, që mat se sa mirë e tret organizmi ushqimin.

Studiuesit zbuluan se DIT i pjesëmarrësve, ishte 2.5 herë më i lartë pas mëngjesit përkundrejt pas darkës, duke treguar që metabolizmi është më aktiv pas ngrënies së një vakti të bollshëm në mëngjes. Për më tepër, konsumimi i një mëngjesi me kalori të lartë, ishte i lidhur me një rënie të urisë dhe dëshirës për ëmbëlsira, duke zvogëluar mundësinë e ngrënies së një mes-vakti çdo ditë, dhe ulur ndërkohë nivelin e insulinës dhe sheqerit në gjak, gjë që sjell uljen e rrezikut nga diabeti.

Kapërcimi i vaktit të mëngjesit, është një praktikë e zakonshme tek ata që shpresojnë të humbin në peshë. Por studimet kanë treguar që ngrënia më pak në mëngjesit, sjell ngrënie në vakte të vogla gjatë ditës duke çuar në një mbingrënie, dhe duke minuar objektivin e rënies në peshë.

LEXO EDHE:  Rikthimi i heshtur i rrezikut bërthamor

LEXO EDHE:  Nikolic flet në emër të Papës, thotë se Vatikani nuk e njeh Kosovën

Endokrinologia Minisha Sud, thotë se ka njerëz që anashkalojnë kohën vaktin e mëngjesit, në një përpjekje për të kontrolluar marrjen e kalorive gjtë një dite. “Por kjo praktikë është kundër ritmeve tona normale cirkadiane, dhe për ata që kanë shumë uri në mëngjes, ajo mund të çojë në teprime, kur agjërimi “prishet” në vaktin e mesditës. Ajo mund të çojë ndërkohë në mbingrënie gjatë darkës”- thotë ajo.

Sipas Sud, ne jemi më të ndjeshëm ndaj insulinës në mëngjes, gjë që do të thotë se duhet më pak insulinë, për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak pas ngrënies. “Ne jemi më efiçentë në metabolizëm në orët e mëngjesit, dhe më të ndjeshëm ndaj insulinës në pjesën e parë të ditës. Prandaj ka kuptim që termogjeneza jonë, e shkaktuar nga dieta dhe metabolizmi i përgjithshëm, është më efektiv në fillim të ditës”- vijon më tek ekspertja.

Ndërkohë dr. Xhon Morton, shefi i departamentit të në Universitetin e Mjekësisë në Jeil, rekomandon konsumimin e vakteve më të mëdha në fillim të ditës, sidomos nëse po përpiqeni të bini në peshën trupore. Kjo për shkak se studimi tregoi se niveli ynë metabolik, ngadalësohet gjatë natës.

Ndërkohë, është më mirë të hani një mëngjes të mirë-ekuilibruar (p.sh me fruta, vezë, bollgur, kos), dhe të shmangni ushqimet e përpunuara si brumërat dhe drithërat me sheqer, të cilat thjekson ai përthithen shpejt dhe shkaktojnë rritjen e niveleve të sheqerit në gjak. “Një thënie tek e cila besoj, është se duhet të hani si një mbret në mëngjes, si një princ në drake, dhe si një lypës në darkë”-thotë Morton./ Medicaldaily.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE