Connect with Us

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Merret në pyetje Dvorani

Lajme

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Merret në pyetje Dvorani

Publikuar

-

Ditën e premte pritet të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Mësohet se gjatë mbledhjes do të merret në pyetje kreu i KED, Ardian Dvorani.
Komisioni hetimor, do të mblidhet në orën 13:00 në datën 28 shkurt.

Dvorani ka konfirmuar pjesëmarrjen në Komisionin Hetimor. Ai është shprehur se do t’i përgjigjet interest të publikut.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Spartak Ngjela: Pse heshtin heronjtë e abuzivizmit të lartë shtetëror sot?

“Do shkoj në komision t’i përgjigjem pyetjeve të deputetëve dhe interest të publikut”, ka thënë Dvorani për Report Tv./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Udha e shkronjave” sfidon hapur Besa Shahinin/ Sot, ditë mësimi!

Publikuar

-

Nga

Shkolla jo publike në Tiranë “Udha e shkronjave” sfidon hapur ministrinë e Arsimit.

Sot në ambientet e kësaj shkolle ka filluar normalisht mësimi , pavarësisht se ditën e djehsme ministria i hoqi licencën pas vendimt që kishte marrë shkolla për ndërprejen e mësimitit nga frika e koronavirusit.

“Sot, ditë mësimi në shkollën “Udha e shkronjave”, thuhte në një njoftim të shkollës në rrjetet sociale.

Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm ministrja e Arsimit Besa Shahini bëri me dije se kësaj shkolle i është hequr licenca pasi udhëheqësit e shkollës nuk e kanë respektuar urdhërin e ministrisë dhe kanë mbyllur shkollën për dy javë./CNA.al

Mbyllja e shkollës nga frika e koronavirusit/ Ministria e Arsimit i heq licencën: Udhëheqësit të ndiqen nga organet e drejtësisë

“Inspektorët dhunuan drejtorin e shkollës private në Tiranë”/ “Udha e shkronjave” sqaron heqjen e licencës nga Ministria

LEXO TE PLOTE

Lajme

Denoncoi konçensionarin në QSUT/ Mjeku tregon nëse është kërcënuar pas alarmit

Publikuar

-

Nga

Shefi i Kardiokirurgjisë, Edvin Prifti, ngriti alarmin, dy ditë më parë, se në QSUT nuk bëhen diagnostikime në kohë reale për koronavirusin.

“Po interesohesha dhe mu tha nga një prej specialistëve tanë më të mirë të sëmundjeve infektive që real time PCR me kitet e koronavirus është kërkuar nga laboratori i mikrobiologjisë në QSUT dhe nuk është realizuar pasi PPP nuk e parashikon”, shkruante ai në rjetet sociale,

Prifti kërkoi më shumë informacion për ngritjen e karantinave dhe deklaroi se në Shqipëri janë vetëm 140 ventilatorë mekanikë, çka, sipas tij, nënkupton se mund të trajtojmë vetëm 140 të sëmurë njëkohësisht.

Për këtë u pyet sot në emisionin “Open”, nëse është kërcënuar nga koncesionari për këtë denoncim.

LEXO EDHE:  Koalicioni Rama-Meta/ Basha: Peshku është qelbur nga koka

“Ishte një status privat, ku kam ngritur një shqetësim si një mjek, si një qytetar, si një prind, si një fëmijë pra si një familjar i dikujt. Shqetësimin e kam ngritur sepse e kemi rrezikun tek porta. Kur rajoni i Lombardisë që ka një sistem shëndetësor shumë të zhvilluar, rreziku ekziton edhe për ne. Nuk jam kërcënuar. Kjo është e mira sepse tregon që koncensionari mund të marrë masa. Politika tentoi ta përdorë statusin tim privat, por politika duhet të qëndrojë larg. Njerëzimi do ta fitojë këtë betejë të re. Duhet të theksojmë se koronavirusi shoqërohet nga mutacionet. Kërkimi shkencor duhet për të kuptuar si kanë qenë pasojat që kanë lënë pas ky virus”, tha mjeku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rikthehet “taramelja” e Piter Panit/ Nuk do ta njihni më!

Publikuar

-

Nga

“Taramelja e Piter Panit”,  Xheison Bafti është rikthyer mbrëmjen e sotme në ekran teksa ka qenë i ftuar në natën e dytë të këtij edicioni.

Hapjen e bëri pikërisht ai, por tashme një vit më i rritur, më i pjekur dhe, “për fatin tonë të keq”, pa T-në e tij karakteristike.

Sapo nisi prezantimin e tij, Alketa tha se personazhi që i bëri të gjithë për vete sezonin e kaluar, tashmë nuk është më ai që kemi njohur: “Taramelja është rritur dhe tani i thotë të gjitha germat të sakta. Edhe fjalët më K nuk i thotë më me T”,  tha moderatorja dhe menjëherë u shfaq në skenë Xheisoni, raporton revista “Klas”.

LEXO EDHE:  Meta fundosi opozitën/ Gazetari zbardh faktet

LEXO EDHE:  Live-Deklarata e fortë e Metës/ Zbulohet marrëveshja e fshehtë mes Ramës dhe Bashës

Në një “test” të shkurtër me Alketën, Xheisoni i tha të sakta të gjitha fjalët, me të cilat ne kishim qeshur pa fund një vit më parë. Edhe taramelet, tani janë karamele. Sa keq…

Xheison ka nisur shkollën në Tiranë prej një viti tashmë, por tha se e merr malli për të gjithë shokët në Myshqeta, fshatin e tij të dashur, me fushat me gjelbërim e me ajër të pastër./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE