Connect with Us

Manastirliu flet për debatet mbi vendin e karantinës/ Ironizon Tritan Shehun

Politikë

Manastirliu flet për debatet mbi vendin e karantinës/ Ironizon Tritan Shehun

Publikuar

-

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu cilësoi të pavend debatin mbi vendndodhjen e karantinës, për të cilën theksoi se kanë vlerësuar disa struktura.

“Ka një diskutim dhe debat politik më shumë ku janë marrë me karantinën, sikur të ishte shpëtimi për koronavirusin. Kemi 180 shtretër, por sigurisht në varësi të kërkesës. Ekspertët e komitetit teknik kanë vlerësuar disa struktura, edhe strukturat të cilat janë shtetërore të cilat kanë mjedise akomoduese për karantinën dhe gjithashtu struktura spitalore në rastet kur ka një vecanti të një sëmundje që lidhet me infeksionet të tjera”, u shpreh ajo.

E pyetur mbi deklaratat e ish-ministrit të shëndetësisë Tritan Shehu mbi masat e marra për koronavirusin, Manastirliu nuk kurseu ironinë.

“Jo nuk kam komente për komentatorët. Kushdo që do të kontribuojë në këtë situatë është i ftuar të ulet në tryezën e eksperteve dhe të japi kontributin e tij me idetë që ka”, tha ministrja në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, ndërsa e cilësoi Shqipërinë si një vend me risk të ulët për përhapjen e këtij virusi.

“Deri në momentin që do të vij rasti i parë me koronavirusin e ri, qëndrojmë në riskun mes të ultit dhe të moderuarit. Në rast se kemi një rast ne jemi me risk të moderuar i plotë. Nëse kemi rastin e parë atëherë shpallim epideminë. Rasti i parë për një ngjarje të pazakontë në shëndetin publik është rasti kur shpallet epidemia”, nënvizoi ajo.

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave nga koronavirusi/ Gjashtë të vdekur në Itali

Manastirliu shtoi se task forca e ngritur për koronavirusin ka parashikuar të gjithë skenarët.

“Edhe skenarin nëse do kemi rastin 1 edhe sikur të kemi 100 apo 200 raste të prekura me koronavirusin e ri. Ne dime se si do të lëvizim në kohë dhe në hapësire. Shqipëria ka filluar marrjen e masave, qeveria ka vendosur në top prioritetet e saj planin e masave dhe angazhimin konkret për parandalimin kontrollin dhe mbrojtjen kundër koromavirusin e ri”, deklaroi ministrja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dorëhiqet drejtori i spitalit të Kavajës?! Manastirliu: Fake News

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përgënjeshtroi lajmin e dorëheqjes së drejtorit të spitalit të Kavajës, Përparim Daiu.

Ndonëse në media u tha se Daiu kishte dhënë dorëheqjen pas debateve të forta me kryebashkiakun e Kavajës Redjan Krali për të kthyer spitalin e Kavajës në karantinë, Manastirliu ashtu si drejtori deklaroi se ky lajm është i rremë.

“Fake news i fundit është dorëheqja e drejtorit të Kavajës i cili nuk është dorëhequr por përkundrazi vijon punën dhe kjo si bën mirë punës. Më shqetëson së është lidhur me disa po themi artikulime politike të opozitës për spitalin e Kavajës. Kjo krijon konfuzion. Drejtori i Kavajës është në krye të detyrës, duke bërë detyren, duke u marrë me të gjitha punët në spitalin e Kavajes për t’i shërbyer qytetarëve të Kavajës si çdo ditë edhe këtë ditë. Ka dalë një lajm i cili është i pavërtetë”, u shpreh ministrja në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Testohen 13 raste në Shqipëri/ MSH: Asnjë i konfirmuar me koronavirus

Publikuar

-

Nga

13 persona të ardhur nga vendet e prekura me koronavirus i janë nënshtruar një testimi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka rezultuar i prekur me këtë virus që ka marë mijëra jetë njerëzish.

Ministria i bën thirrje qytetarëve që kanë udhëtuar në vendet e prekura, të telefonojnë në numrin 127.

LEXO EDHE:  Mblidhet Task-Forca/ Përforcim masash për parandalimin e depërtimit të koronavirusit

LEXO EDHE:  Mblidhet Task-Forca/ Përforcim masash për parandalimin e depërtimit të koronavirusit

Ndërkaq, MSH raporton se do të mbajë qytetarët të informuar lidhur me koronavirusin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëron Bundestagu/ Mos luani me integritetin e Gjykatës Kushtetuese nëse doni çeljen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme në CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, pjesë e Bundestagut gjerman ka bërë një paralajmërim të fortë për politikanët shqiptarë.

Presidenti Ilir Meta i akordoi titullin“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” dhe Falenski shfrytëzoi mundësinë për të dhënë një mesazh të qartë lidhur me negociatatat.

Ai deklaroi se e mbështet integrimin e Shqipërisë, por theksoi se nëse duan të hapen negociatat, politikanët nuk duhet të luajnë me integritetin e Gjykatës Kushtetuese.

“Integrimi i Shqipërisë në BE kërkon më shumë sundim të ligjit, por edhe më shumë, për shembull, liri të mediave. Jemi të shqetësuar edhe për lirinë e mediave, e cila me miratimin e paketës së re po bën hapa prapa dhe duke krijuar një precedent shqetësues mbi përpjekjen për të neutralizuar zërat e medias”, u shpreh zyrtari i Bundestagut.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të jenë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre përkatëse duke siguruar një numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve të cilët e kanë kaluar vetingun. Çështja nuk është vetëm nëse plotësohet numri i mjaftueshëm. Shumë më e rëndësishme është nëse kjo është bërë në përputhje të plotë me papërjashtim çdo parashikimi të kushtetutës suaj dhe të mos jetë i njëanshëm. Dhe kjo përfshin jo vetëm procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun, por edhe procesin e marrjes së vendimeve ose – për shembull – ceremoninë për t’i bërë gjyqtarët të betohen mbi kushtetutën. Nëse nenet përkatëse të kushtetutës nuk respektohen plotësisht në këtë moment të rëndësishëm të një fillimi të ri, si mund të besojmë se puna e ardhshme e Gjykatës Kushtetuese do të kryhet në përputhje të plotë me Kushtetutën?”, nënvizoi ai më tej.

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave nga koronavirusi/ Gjashtë të vdekur në Itali

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë u jep 1 mln dollarë spitaleve për shtimin e mjeteve mbrojtëse

Hans-Joachim Falenski kërkoi që palët politike të gjejnë një marrëveshje siç kërkohet nga Bundestag-u dhe të vënë në zbatim plotësisht reformën e re./ CNA.al

LEXO TE PLOTE