Politikë
“Lexoni përrallën Dhelpra dhe rrushtë”/ Balla mesazh Metës

Përplasja në distancë mes mazhorancës dhe presidencës vijon të thellohet.
Ndërkohë, ditën e sotme ka pasur një reagim edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Në një prononcim për mediat, Balla ndërsa është pyetur nga gazetarët në lidhje me mundësinë që Meta të shpërndajë parlamentin, ka zgjedhur ti drejtojë një mesazh ironik presidentit.
“E dini përrallen “Dhelpra dhe rrushtë”? Përgjigjen e keni aty nuk jap asnjë koment kundrejt një presidenti i cili tashmë ka humbur çdo lloj sjellje kushtetuese dhe normale për të vijuar për të qënë presidenti i Republikës”-tha Balla.
Më tej, ai vijoi të ironizojë Metën, ndërsa theksoi se “Problemet e lidershipit të opozitës, le ti zgjidhë pa zhurmë brenda opozitës. Nuk ka nevojë të shqetësojë qytetarët”.
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...