Connect with Us

Lajmi për dorëheqjen/ Flet drejtori i Spitalit të Kavajës

Sociale

Lajmi për dorëheqjen/ Flet drejtori i Spitalit të Kavajës

Publikuar

-

Pas qarkullimit të lajmit se drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu kishte dhënë dorëheqjen, ka ardhur edhe reagimi nga ky i fundit.

Në një lidhje për Tv, Përparim Daiu ka thënë se vazhdon të jetë në krye të detyrës, dhe të gjitha lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta.

Megjithatë ai Daiu nuk mohoi se mbledhja e fundit është karakterizuar nga debate të forta, por pa sqaruar me cilët zyrtarë ishte mbledhja dhe se cila ka qenë tema.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Jep dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës

Publikuar

-

Nga

Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës Përparim Daiu.

Daiu nuk i ka bërë të ditura arsyet e këtij vendimi, por kohët e fundit ka qarkulluar lajmi se në spitalin e Kavajës po përgatitet karantina për raste të mundshme të koronavirusit në vend.

vijon…

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi/ Kur dhe si duhet të përdoren maskat?

Publikuar

-

Nga

Përhapja e koronavirusit përtej kufijve të Kinës, me shpejtësi të madhe, duket se po mban në ankth gjithë botën.

Një nga vendet më të prekura është dhe Italia fqinje ku deri më tani kanë humbur jetën shtatë persona, ndërsa 232 të tjerë rezultojnë të infektuar.

Fakti që koronavirusi është kaq pranë nesh, ka shkaktuar panik edhe në vendin tonë.

Mjekët bëjnë vazhdimisht thirrje për kujdes të shtuar të higjienës dhe përdorimin e maskave.

Por kur duhet përdoru maska? Si duhet përdorur? Sa duhet mbajtur dhe ku duhet ta hedhësh pas përdorimit?

Lidhur me këto ptyetje Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla mjaft të vlefshme për çdo qytetarë

Sipas ISHP-së, për njerëzit e shëndetshëm, të pa infektuar, përdorimi i maskës duhet bërë vetëm në rastet kur ai apo ajo po i shërbejnë një tjetër personi, i cili dyshohet se mund të jetë i infektuar me coronavirus.

Por, kur duhet vendosur maskë? Vendosni maskë, nëse ju teshtini ose kolliteni. Maskat janë efektive vetëm kur përdorimi i tyre kombinohet me larjen e shpeshtë të duarve me solucione me bazë alkooli, apo me ujë dhe sapun. Nëse ju do përdorni maskë, duhet të dini edhe si ta vendosni, si ta hiqni, por edhe ku duhet ta hidhni pas përdorimit.

LEXO EDHE:  Mbledhja e kryesisë së PS/ Zbardhen debatet mes Ramës, Xhafajt dhe Majkos

LEXO EDHE:  Lindita Nikolla në konferencë të jashtëzakonshme/ Jep dorëheqjen dhe merr përgjegjësinë

Si përdoret maska?

Mbuloni fytyrën dhe hundën me maskë, dhe sigurohuni të mos lini hapësira midis maskës dhe fytyrës.

Para se ta vendosni maskën pastroni duart me solucion me bazë alkooli ose lajini me ujë e sapun.

Gjatë përdorimit evitoni prekjen e maskës me duar; dhe, nëse e prekni, lani duart me ujë e sapun ose pastrojini ato me solucione me bazë alkooli.

Zëvendësoni maskën me një të re sapo të ndjeni që është e qullur dhe mos e përdorni përsëri maskën njëpërdorimshme.

Kur ju duhet ta hiqni maskën: hiqeni duke e kapur nga pas (mos e prekni maskën nga përpara); Hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur; pastroni duart me solucion me bazë alkooli ose lajini me ujë e sapun./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pas ditëve pranverore, bien temperaturat dhe rikthehen reshjet ne vend

Publikuar

-

Nga

Të gjithë u mësuat tashmë me kapricot e motit me ditë me diell dhe relativisht të ngrohta si dhe direkt më pas ditë me shi e rënie të ndjeshme temperaturash.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga dita e nesërme pritet që mbi vendin tonë të vij përkeqësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit të dendura përgjatë gjithë ditës në zonën e veriperëndimit dhe jugut.

Deri në orët e mesditës në zonën e veriperëndimit dhe jugut do të ketë reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formën shtrëngatash. Prej orëve të pasdites reshjet e shiut shtrihen në të gjithë territorin me itensitet të ulët e mesatar e lokalisht në veri e jug deri të lartë në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  Rama i kthehet komentuesit/Delja ben qumesht ti as dele nuk dukesh

LEXO EDHE:  Mbledhja e kryesisë së PS/ Zbardhen debatet mes Ramës, Xhafajt dhe Majkos

Temperaturat parashikohen në vlerat minimale nga 3ºC deri në 10ºC ndërsa ato në vlerat e mesditës me një rënie prej 4-5 grad nga sot 13ºC deri në 19ºC.
Era do të fryjë relativisht itensive nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa në det të hapur e zonat luginore shpejtësi e cila arrinë deri në 20-25m/s.

LEXO TE PLOTE