Connect with Us

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur

Kultura

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur

Publikuar

-

Ndahet nga jeta shkrimtari, publicisti dhe gazetari Vasil Tabaku. Lajmin e bëjnë të ditur kolegët e Tabakut, të cilët me hidhërim i shprehin ngrushëllimet familjarëve në rrjetet sociale.

67-vjeçari me origjinë nga Gramshi lindi në vitin 1953 në qytetin e Lushnjes, por fëmijërinë dhe rininë i kaloi në Ballsh.

Veprimtarinë e tij poetike, Tabaku e filloi në shkollën 8-vjeçare dhe në shkollën e mesme. Ai përfundoi arsimin e lartë për Gjuhë – Letërsi dhe në vitin 1995 ka kryer një trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT – Ankara të Turqisë.

Në shtator të vitit 1977 filloi punën si mësues në Mallakastër dhe në qershor të vitit 1978 u emërua drejtues në Pallatin e Kulturës në Ballsh.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë në moshën 86 vjecare studiuesi Petro Zheji

Tabaku ka qenë kryeredaktor i disa gazetave dhe revistave. Gjithashtu ai ka mbajtur postin e kryeredaktorit në gazetën “Tirana demokratike” që ka qenë organ i PD-së së Tiranës. Në 2007-ën ai filloi punë si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ATSH./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Grabitja me dhunë e banesës në Maqellarë/ Shkon në 5 numri i të arrestuarve

Publikuar

-

Nga

Shkon në 5, numri i të arrestuarve për vjedhjen me dhunë të ndodhur me datë 2 shkurt, në një banesë në Maqellarë.

Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera, si dhe në vijim të operacionit të koduar “Maqellara”, u bë e mundur kapja e personit të pestë, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vjedhjen me dhunë.

Gjatë paraditës së sotme, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan shtetasin :
K. B., 35 ,vjeç, banues në Maqellarë.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë në moshën 86 vjecare studiuesi Petro Zheji

LEXO EDHE:  Ndërron jetë në moshën 86 vjecare studiuesi Petro Zheji

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

U kap me mijëra euro të pa deklaruara/ Arrestohet shtetasi francez në Sarandë

Publikuar

-

Nga

Policia e Sarandës ka sekuestruar 106 890 euro dhe 102 dollarë.

Policia e Sarandës gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me Policinë Kufitare të Rinasit, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Policia ka shoqëruar shtetasin francez R. Ch., 70 vjeç dhe gjatë kontrollit këtij shtetasi i janë gjetur 106 890 euro dhe 102 dollarë.

Ky shtetas kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, sipas ligjit dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë në moshën 86 vjecare studiuesi Petro Zheji

LEXO EDHE:  Ndërron jetë në moshën 86 vjecare studiuesi Petro Zheji

Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu, ky shtetas u procedua edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

LEXO TE PLOTE

Kultura

Ndahet nga jeta drejtori i Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta Lorenc Glozheni, drejtor i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Me dhimbje i japim lamtumirën mikut dhe bashkëpunëtorit të vyer, Lorenc Glozheni. Për 20 vjet me radhë ai drejtoi Muzeun e Artit Mesjetar, në Korçë, të cilin me përkushtim e shoqëroi drejt ndryshimit dhe shndërrimit në një prej muzeve-model, në vend.
U prehsh në paqe, mes engjëjve e shenjtorëve, pranë imazheve të të cilëve kalove vite të tëra!”-thuhet në mesazh.

Ndërkohë, për ndarjen nga jeta të Lorenc Glozheni, ngushëllime ka shprehur edhe “Teatri Korçë.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë në moshën 86 vjecare studiuesi Petro Zheji

LEXO EDHE:  Bie nga shkëmbi/ Ndërron jetë çobani

“Dhimbje per humbjen dhe largimin e parakohshem te mikut , bashkepuntorit, artistit te vyer Lorenc Glozheni.
Mirenjohje per c’ ka na dhurove me profesionalizem dashuri e pasion.
Lamtumire! U prehsh ne paqe!”-thuhet në mesazhin e “Teatrit Korçë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE