Connect with Us

Krimi i dyfishtë në Rrëshen/ Policia zbardh dianamikën e ngjarjes

Kronika

Krimi i dyfishtë në Rrëshen/ Policia zbardh dianamikën e ngjarjes

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen, ku motër e vëlla u ekzekutuan me armë zjarri.

Policia bën me dije se janë vrarë me armë zjarri Vladjon Filopati dhe motra e tij Esmeralda Filopati.

Sipas policisë dyshohet se ata janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi me inicialet F. Koleci nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

“Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.  Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

LEXO EDHE:  I riu “fluturon” i dehur në timon/ Arrestohet pas disa minutash ndjekje

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale  Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë  po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhen detaje të reja/ Kush janë viktimat, vëlla e motër, që u ekzekutuan më armë zjarri

Publikuar

-

Nga

Rrësheni u trondit nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e sotme, ku vëlla e motër u ekzekutuan me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Kodër Rrëshen ndërsa viktimat mësohet se janë Edison Filopati dhe e motra e tij Esmeralda.

Ata kanë qenë duke u kthyer me makinë në banesë kur janë qëlluar me breshëri plumbash duke bërë që të humbin jetën në vend.

Gjithashtu mësohet se Esmeralda ishte nënë e 3 fëmijëve dhe e divorcuar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Rrëshen/ Vriten me armë vëlla e motër

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e para pak minutave në Kodër Rrëshen.

Fillimisht u raportua për një të plagosur me armë zjarri, por sipas informacioneve të fundit bëhet fjalë për dy viktima.

Viktimat mësohet se janë motër e vëlla, ndaj të cilëve është qëlluar me armë zjarri.

Trupat janë dërguar në morgun e spitalit të Rrëshenit, ndërkaq, policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje të rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Rrëshen.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Kodër Rrëshen.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja, ndërkohë që mësohet se policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE