LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koronavirusi nuk luftohet me politike”/PD i përgjigjet Ramës

25 Shkurt 2020, 11:50, Politikë CNA
“Koronavirusi nuk luftohet me politike”/PD i përgjigjet

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, kërkon të fshihet mbas depolitizimt.

Sipas Shehut, kryeministri duhet ta dije se lufta ndaj Koronavirusit, veçanërisht përballja me epidemitë, kufizimi i tyre, lufta me komplikacionet e tyre, është sfida më e vështirë për çdo sistem shëndetësor.

?Kjo është një provë e madhe e gadishmërisë e eficiencës së tij, gjë që realizohet jo me fjalë, por me Politika të qarta Shëndetësore afat gjatë e afat mesëm, strategji, financime adeguate, personel e teknologji të mjaftueshme etj. Kryeministri sot duke tentuar ?të largojë? sistemin tonë shëndetësor nga Politikat Shëndetësore, kërkon në fakt të çfajësosë atë e qeverinë e tij, të largojë përgjegjësitë e tyre ndaj gjendjes shumë të rëndë të sistemit tonë shëndetësor, nen finacimit ?afrikan? të tij, me mjeket si ?specie në zhdukje?, numrin e shtretërve më të ulët në Europë etj etj, duke bërë që sistemi ynë Shëndetësor të klasifikohet i fundit në Kontinent për ?Kujdesin ndaj Pacientit?, shkruan Shehu./CNA.al

Lajmet e fundit nga