Connect with Us

Komisioneri Publik krah ndërkombëtarëve/ Kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit

Vetingu

Komisioneri Publik krah ndërkombëtarëve/ Kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit

Publikuar

-

Komisoneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella, e cila kandidon për SPAK.

Komisioneri Publik ka cilësuar si të drejtë kërkesën e ndërkombëtarëve (ONM-së), që kërkoi shkarkimin e Jellës.

Edhe pse kaloi me sukses fazën e parë të vettingut më 10 dhjetor 2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e KPK për të, duke kërkuar rivlerësim të saj në të 3 kriteret.

Komisioneri Publik deklaron se ndan gjykim të kundër me KPK, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

LEXO EDHE:  Video-Të preferuarit e KLP dhe të përjashtuarit nga SPAK-u/ Njihuni me prokurorët antikorrupsion

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit./ CNA.al

ONM kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

KPA merr vendimin/ Largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Petrit Çenon

Publikuar

-

Nga

KPA merr vendimin/ Largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Petrit Çenon

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Petrit Çeno për mosdeklarime dhe deklarime të rreme.

Në shkurt të vitit 2019, KPK vendosi të shkarkojë nga detyra pasi u konstatuar një sërë problemesh për kriterin e deklarimit të pasurisë.

Sipas Komisionit, veç mungesës së të ardhurave të ligjshme për të justifikuar pasurinë, Çeno kishte fshehur të ardhurat vjetore dhe pjesëmarrjen e të birit si aksioner në 5 kompani.

KPK gjeti probleme edhe në blerjen e një apartamenti 98 m2 dhe një garazhi 22 m2, shitjen e një apartamenti në Durrës dhe blerjen e një apartamenti tjetër në Golem. Komisioni e akuzon subjektin për një sërë fshehjesh të pasurisë, përfshi vlerën e një apartamenti 144 m2 të blerë nga bashkëshortja, ndërsa shprehet se Çeno kishte mashtruar bankën për një kredi të cilës i ishte ndryshuar destinacioni.

Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore dhe Albana Shtylla, Ardian Hajdari e Ina Rama anëtarë shqyrtuan në dhomë këshillimi ankimin e Çenos dhe vendosën ta rrëzojnë atë duke e larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

LEXO EDHE:  Pas grabitjes së Prokurorisë/ Mikesha e Arta Markut rehabilitohet në SPAK?

LEXO EDHE:  Video-Të preferuarit e KLP dhe të përjashtuarit nga SPAK-u/ Njihuni me prokurorët antikorrupsion

Çeno është në të njëjtën kohë në pritje të apelit, pasi u dënuar nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për korrupsion së bashku me dy kolegë.

Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno u shpallën fajtorë më 29 tetor 2019 dhe u dënuan nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda me nga 2 vjet burg secili për veprën penale të korrupsionit, ndërkohë që biznesmeni Namik Sadik, i akuzuar se u ka paguar atyre udhëtimin në Madrid, u dënua me një vit burg.

Tre gjyqtarët akuzohen se kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadik, pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe se udhëtimi është paguar prej tij. Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”.

Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi t’u heqë tre gjyqtarëve të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Të pandehurit përfituan ulje me 1/3 e dënimit për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Një tjetër prokurore i shtohet SPAK

Publikuar

-

Nga

Një tjetër prokurore i shtohet SPAK

Një tjetër prokurore do të jetë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Mësohet se bëhet fjalë për Manjola Kajana, e cila u rikonfirmua në detyrë nga KPA, duke e çuar kështu në 13 numrin e prokurorëve.

Në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhet se u shqyrtua ankimimi i Komisionerit Publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë një vit më parë.

“Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara përmbushin nevojat e hetimit dhe bazuar në to, nuk provohet që subjekti i rivlerësimit, znj.Kajana, të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit dhe po ashtu, denoncimet e ardhura në adresë të saj, nuk kanë gjetur asnjë mbështetje ligjore. Për këto arsye, Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.162, datë 19.06.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektin të rivlerësimit”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Në seancën e dytë dëgjimore, gjyqtares Alkelina Gazidede iu vu në dukje një denoncim që ngrinte dyshime për njëanshmëri në dy vendime të prishura nga Gjykata e Lartë dhe dyshimet për konflikt interesi. Gazidede mohoi akuzat, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Nga Vladimir Karaj

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidede u përball në një seancë të dytë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një denoncim që ngrinte dyshime për konflikt interesi dhe gjykim të çështjeve të njëjta në dy shkallë të gjyqësorit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Firdes Shuli anëtare, bëri me dije se çështja ishte shtyrë, pikërisht për shkak të denoncimit të marrë në ditën e seancës dëgjimore të 10 janarit 2020.

Sipas denoncuesit, Gazidede kishte shqyrtuar si gjyqtare e Shkallës së Parë dhe më pas si gjyqtare e Apelit dy çështje të njëjta, duke dëmtuar paanshmërinë e procesit. Sipas denoncimit, Gjykata e Lartë që kishte shqyrtuar ankimin e palëve, e kishte përdorur këtë si argument për prishjen e vendimeve të Apelit. Po ashtu, denoncuesi pretendonte se Gazidede ishte në konflikt interesi dhe se kishte gjykuar çështje me palë kompaninë Albtelekom, në të cilën kishte aksione. Gazidede i kundërshtoi akuzat. Ajo tha se për një nga çështjet, gjykimi i saj kishte qenë i arshivuar dhe edhe pse palët ishin të njëjta dhe objekti i saj i ngjashëm.

Gazidede tha se në rastin e dytë, ajo nuk kishte gjykuar çështjen siç përmendej në denoncim, por kishte zhvilluar vetëm një seancë paraprake. Gjyqtarja tha se kjo seancë kishte dështuar, pasi palët nuk kishin qenë të pranishme dhe pas kësaj ajo kishte kaluar në dhomën penale dhe çështja ishte rishortuar. E pyetur nga relatorja se pse Gjykata e Lartë kishte vendosur të prishte vendimet e Apelit Administrativ, nisur edhe nga prania e saj në këto çështje më herët, Gazidede tha se “Gjykata e Lartë nuk kishte pasur arsye ta shikonte kaq thellë rastin”. Ajo vuri në dukje se vendimet kishin qenë unanime dhe se prania e saj nuk kishte ndikuar në proces. Gazidede po ashtu mohoi akuzat për konflikt interesi për shkak të aksioneve në kompaninë Albtelekom. Ajo tha se aksionet, prej të cilave ishte hequr dorë, ishin të papërfillshme.

LEXO EDHE:  Video-Të preferuarit e KLP dhe të përjashtuarit nga SPAK-u/ Njihuni me prokurorët antikorrupsion

LEXO EDHE:  KLP fillon intervistat për SPAK/ Nuk lejohen mediat

“Janë vetëm 0.000333 për qind,” tha ajo, duke theksuar se ishin përfituar nga bashkëshorti si punonjës i kompanisë kur ajo ishte shtetërore. Ajo shtoi se vlera e tyre ishte e vogël dhe se asnjëherë nuk kishin përfituar dividentë nga kompania. “Nëse de jure vlerësohet si shkelje, de fakto s’ka pasur pasoja,” shtoi jo, duke theksuar se vlera e aksioneve kishte qenë vetëm në letër. Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.

Në janar të këtij viti ajo u përball në seancë dëgjimore me një raport negativ nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Konfliktit të Interesit, ILDKPKI dhe me barrën e provës për disa prej pasurive. KPK vuri në dukje disa mosdeklarime dhe mungesë burimesh. Gjyqtarja pretendoi se mosdeklarimet ishin “gabim njerëzor”, ndërsa kërkoi të merreshin parasysh punë dhe të ardhura që nuk ishin parë nga Komsioni.

Edhe në këtë seancë, asaj iu vu në dukje si konflikt interesi pasja e askioneve, ndërsa u tha se i ishte kaluar barra e provës edhe për një sërë gjetjesh në kriterin e profesionalizmit. Gazidede ka kërkuar në të dy seancat konfirmimin në detyrë. Vendimi pritet të njoftohet më 10 korrik 12.00.

LEXO TE PLOTE