Connect with Us

Kërcënoi kushëririn me armë/ Arrestohet 25 vjeçari në Vlorë

Kronika

Kërcënoi kushëririn me armë/ Arrestohet 25 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

cna lajme kronike

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar me 3 vite burg.
Në pranga është vënë shtetasi K. D., 25 vjeç banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij, pasi ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018, e ka dënuar me 3 vite burg.

LEXO EDHE:  Vodhi portofolin dhe dy Iphone në një makinë/ Pranga 34 vjeçarit në Tiranë

Ngjarja ka ndodhur në datën 20 mars 2017, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, ku 25-vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, për motive pronësie.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Plumba në shpinë e në brinjë/ Detaje nga krimi i rëndë në Peqin

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 45 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarrin paraditen e sotme në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

Policia ka nisur kontrollin në të gjithë zonën, por ende nuk kanë një autor.



Të dhënat e para flasin se 45 vjeçari ka dy plagë me armë, një në shpinë dhe një brinjë.

LEXO EDHE:  Kompleksi “Jon”, Prokuroria kërkon 20 vite burg për 6 punonjës të ZRRPP në Vlorë

LEXO EDHE:  Përplasen 3 makina/ Ka të plagosur

Të tjera detaje të zbuluara janë viktima nuk është banor i Peqinit dhe sipas Prokurorisë së Elbasanit, dyshohet se është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutohet një 45 vjeçar/ Krimi godet sërish

Publikuar

-

Nga

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.



Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Katër rusët humbën jetën në hotel/ Klodiana Lala zbardh dëshminë e punonjësit të pishinës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gazetarja Klodiana ka zbardhur dëshminë e punonjësit të pishinës, në hotelin në Qerret, ku u gjetën të pajetë katër turistët rusë, përkatësisht çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Siç raporton gazetarja Lala, në gjithë këtë ngjarje të mistershme, e rëndësishme është dëshmia e punonjësit të pishinës, ku u gjetën trupat e pajetë të turistëve.

Ai është shprehur se turistët kishin kontaktuar hotelin dhe kishin kërkuar që të bëhej gati zona e SPA, që ata të shplodheshin, kur të ktheheshin nga vizita disa orëshe në Maqedoninë e Veriut, shkruan BË.

Punonjësit e hotelit janë dëshmitarët kyç të kësaj ngjarjeje, hetimet e së cilës janë shtrirë në tre shtete. Ka qenë punonjësja e recepsionit, që ka gjetur të pajetë turistët. E rëndësishme është edhe dëshmia e punonjësit të pishinës, që deklaron se pishina ka qëndruar e mbyllur për afro një javë. Një natë më parë turistët kanë kontaktuar hotelin dhe kanë kërkuar që të bëhej gati zona e SPA, që ata të shplodheshin pasi të ktheheshin nga vizita disa orëshe në Maqedoni të Veriut. Ai thotë se në orët e para të mëngjesit të së premtes e ka larë pishinën, ka zbrazur gjithë ujin, e ka larë me furçë, ka përdorur klorin për ta dezinfektuar dhe e ka bërë gati, që ta përdornin turistët”, shprehet Lala.

LEXO EDHE:  Alarm për tritol pranë paraburgimit në Vlorë/ Rrethohet zona

LEXO EDHE:  Përfundon farsa e zgjedhjeve në Vlorë/ Bojkot e abstenim, ky është reagimi i demokratëve



Por, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore, që do të japë detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.

Duhet theksuar se në Maqedoninë e veriut, së bashku me katër viktimat, kanë qenë dhe katër shtetas të tjerë, të cilët pritet të pyeten ditën e sotme, lidhur me bisedat që kanë bërë me viktimat.

Ajo që është e paqartë për hetuesit është e kaluara e viktimave, pasi nuk dihet asgjë se çfarë përfaqësonin ata, me çfarë pune merreshin, nëse kanë pasur probleme në shtetin e tyre.

Pista më e fortë është ajo e asfiksisë nga klori, por po shihet dhe teza e një helmimi të mundshëm. Ndërkohë, nuk është gjetur gjurmë e ndonjë substance narkotike apo alkooli, përveç një shishe birre të hapur, duke hedhur poshtë dyshimet për mbidozë, ndaj dhe dyshimet kryesore janë për asfiksi.

LEXO TE PLOTE