LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironia e fatit/ Preket nga koronavirusi zv.ministri i Shëndetësisë që tha se situata nuk është aq e rëndë

25 Shkurt 2020, 18:43, Kosova & Bota CNA
Ironia e fatit/ Preket nga koronavirusi zv.ministri i

Zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit dhe një deputet kanë rezultuar pozitivë, ndaj testit për koronavirusin. Iraj Harirchi është futur në karantinë një ditë pasi doli në një deklaratë për mediat, ku dukej qartë se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë.

Zv.ministri dukej sikur ishte në siklet gjatë kësaj kohe dhe po djersinte, ndërsa refuzoi që qeveria të izolojë qytetin e shenjtë të Qomit. Ai deklaroi dje se situata në Iran nuk është aq  rëndë sa duket dhe përgënjeshtroi deklaratën e njën deputeti, që tha se në qytetin e Qomit kanë humbur jetën 50 persona.

Autoritetet konfirmojnë se gjithsej janë 95 persona të prekur nga ky virus dhe kanë humbur jetën 16 të tjerë, por pavarësisht kësaj, mendohet që shifra të jetë më e lartë.

Ndërkohë, vetë zv.ministri ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku pohon se është prekur nga koronavirusi dhe tregon se ka pasur ethe të shtuara.

“Jam izoluar në një vend dhe tani po filloj mjekimin. Ne patjetër do të jemi fitimtarë kundër këtij virusi brenda disa javëve të ardhshme?, deklaroi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga