LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I arrestuar për atentatin ndaj Ndojës/ Redjan Rraja bën rekurs nga burgu në Gjykatën e Lartë

25 Shkurt 2020, 16:19, Kronika CNA
I arrestuar për atentatin ndaj Ndojës/ Redjan Rraja bën rekurs

Redjan Rraja, personi i arrestuar si i dyshuar kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë ?arrest me burg?.

Sipas News 24, rekursi nuk do të shqyrtohet, pasi në Gjykatën e Lartë është gjyqtar vetëm Ardian Dvorani.

Ndërkohë, kujtojmë se i afërmi i deputetit socialist, Rrahman Rraja akuzohet për veprat penale të ?vrasjes së funksionarëve publike? dhe ?vrasjes së dy ose më shumë personave mbetur në tentative? dhe ?armëmbajtjes pa leje?.

Prova kryesore e prokurorisë kundër Rrajës ishin shenjta e gishtave të 34 vjeçarit, në një palë syze të gjetura në mjetin që dyshohet të jetë përdorur nga autorët./ CNA.al

Lajmet e fundit nga