Politikë
Hajdari takon nga afër naftëtarët e Ballshit/ Ultimatum qeverisë: Jepini urgjentisht pagat!

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka takuar sot naftëtarët e Ballshit të cilët prej ditësh kanë hyrë në grevë urie pasi nuk janë paguar për disa muaj.
Sipas Hajdarit, Banka Botërore thotë se vetëm nga pasuria natyrore çdo shqiptar do duhet të kishte 15 mijë usd, realiteti ama flet ndryshe.
Deputetja thekson se i ka dhënë fjalën naftëtarëve se do mundohet, si edhe do luftojë gjithë jetën që pasuria kombëtare të jetë realisht e kombit dhe jo e një grushti matrapazësh me pushtet.
“Më shumë se një vit i jetës së tyre nuk u është paguar. Më shumë se një vit mes stresit, vështirësisë, vështrimeve të fëmijëve e grave të tyre, pamundësisë për t’u blerë ushqim e veshje, lapsa ,fletore a libra e për të mos folur për lodra e dhurata, të cilat sot në Ballsh quhen luks. Nga përllogaritjet e ekspertëve, Shqipëria ka rezerva nafte rreth 400 milionë ton.
Banka Botërore thotë se vetëm nga pasuria natyrore çdo shqiptar do duhet të kishte 15 mijë usd. Pra, do e niste jetën me 15 mijë usd nëse nafta, kromi, metalet e tjera, uji, etj do t’i shërbenin mirëqënies së tyre.
Realiteti ama flet ndryshe.
Teksa vetëm pak njerëz në Shqipëri ia kanë parë hajrin burimeve natyrore, shqiptarët u kanë parë veç sherrin. Teksa pak njerëz notojnë në luksin e krijuar me lekët e naftës, naftëtarët nuk paguhen.
U dhashë fjalën se do flas dhe mundohem për ta me aq fuqi sa kam sot, si edhe do luftoj gjithë jetën që pasuria kombëtare të jetë realisht e kombit dhe jo e një grushti matrapazësh me pushtet”, shkruan Hajdari.
Ajo i bërë thirrje, qeverisë dhe firmës private t’u mundësojë urgjentisht këtyre njerëzve pagat./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...