Connect with Us

Grabitja me dhunë e banesës në Maqellarë/ Shkon në 5 numri i të arrestuarve

Kultura

Grabitja me dhunë e banesës në Maqellarë/ Shkon në 5 numri i të arrestuarve

Publikuar

-

Shkon në 5, numri i të arrestuarve për vjedhjen me dhunë të ndodhur me datë 2 shkurt, në një banesë në Maqellarë.

Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera, si dhe në vijim të operacionit të koduar “Maqellara”, u bë e mundur kapja e personit të pestë, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vjedhjen me dhunë.

Gjatë paraditës së sotme, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan shtetasin :
K. B., 35 ,vjeç, banues në Maqellarë.

LEXO EDHE:  Tepelenë/ Grabitet banesa e ish-kreut të PD, Bujar Kapllani

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

U kap me mijëra euro të pa deklaruara/ Arrestohet shtetasi francez në Sarandë

Publikuar

-

Nga

Policia e Sarandës ka sekuestruar 106 890 euro dhe 102 dollarë.

Policia e Sarandës gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me Policinë Kufitare të Rinasit, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Policia ka shoqëruar shtetasin francez R. Ch., 70 vjeç dhe gjatë kontrollit këtij shtetasi i janë gjetur 106 890 euro dhe 102 dollarë.

Ky shtetas kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, sipas ligjit dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre.

LEXO EDHE:  Arrestohet me 10 kg marijuanë shefi i policisë së Thethit

LEXO EDHE:  Gjykata angleze 20 muaj burg për shqiptarin kultivues kanabisi

Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu, ky shtetas u procedua edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

LEXO TE PLOTE

Kultura

Ndahet nga jeta drejtori i Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta Lorenc Glozheni, drejtor i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Me dhimbje i japim lamtumirën mikut dhe bashkëpunëtorit të vyer, Lorenc Glozheni. Për 20 vjet me radhë ai drejtoi Muzeun e Artit Mesjetar, në Korçë, të cilin me përkushtim e shoqëroi drejt ndryshimit dhe shndërrimit në një prej muzeve-model, në vend.
U prehsh në paqe, mes engjëjve e shenjtorëve, pranë imazheve të të cilëve kalove vite të tëra!”-thuhet në mesazh.

Ndërkohë, për ndarjen nga jeta të Lorenc Glozheni, ngushëllime ka shprehur edhe “Teatri Korçë.

LEXO EDHE:  Maskat zhvatin fabrikën e sheqerit në Vorë/Si u futën në ndërtesë dhe shuma që morën

LEXO EDHE:  Detaje të reja nga grabitja në rrugën e Dibrës/ Shpallet në kërkim pastruesja e hotelit

“Dhimbje per humbjen dhe largimin e parakohshem te mikut , bashkepuntorit, artistit te vyer Lorenc Glozheni.
Mirenjohje per c’ ka na dhurove me profesionalizem dashuri e pasion.
Lamtumire! U prehsh ne paqe!”-thuhet në mesazhin e “Teatrit Korçë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

I strehonin në hotelin e tyre emigrantët e paligjshëm/ Arrestohen bashkëshortët dhe djali i tyre në Korçë

Publikuar

-

Nga

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Agjencia” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Policia e Korçës ka arrestuae në flagrancë 3 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Midis tyre një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre, pronarë të një hoteli, në të cilin akomodonin shtetas të huaj dhe më pas me bashkëpunëtorin e dyshuar të tyre, i transportonin drejt Tiranës me qëllime fitimi.

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas një hetimi 1-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Agjencia” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• M. D., 46 vjeçe, banuese në Korçë,

• V. D., 25 vjeç, banues në Korçë (djali i 46-vjeçares) i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

• N. D., 62 vjeç, banues në Tiranë,

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit :
• N. D., 59 vjeç, banues në Korçë (bashkëshorti i 46-vjeçares) i dënuar më parë për “Kontrabanda me mallra të tjera”.

LEXO EDHE:  Kanosi me armë të riun/ Arrestohet 24-vjeçari në Durrës

LEXO EDHE:  Detaje të reja nga grabitja në rrugën e Dibrës/ Shpallet në kërkim pastruesja e hotelit

Si rezultat i hetimeve të kryera rezulton se, këta shtetas kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm, fillimisht duke i akomoduar në ambientet e hotelit në pronësi të shtetases M. D., në lagjen nr. 9, Korçë, më pas djali i saj me mjetin tip “BMË-X5” në bashkëpunim me shtetasin N. D., i cili ka në pronësi një autobus transporti udhëtarësh të linjës Korçë-Tiranë, kryenin transportimin e tyre në drejtim të kryeqytetit.

Kundrejt fitimit deri në 100 euro (ku përfshihej akomodimi në hotel dhe transportimi drejt Tiranës) këta shtetas iu premtonin emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore edhe i disa ngjarjeve të tjera të kryera gjatë periudhës së hetimit, të aktivitetit kriminal të tyre në këtë fushë.

Gjithashtu nga Drejtoria Rajonale e Hetimit Tatimor, shtetasja M. D., është gjobitur me vlerën 50.000 lekë për punonjës të padeklaruar, të punësuar në hotelin e saj.

LEXO TE PLOTE