Connect with Us

Dorëhiqet drejtori i spitalit të Kavajës?! Manastirliu: Fake News

Politikë

Dorëhiqet drejtori i spitalit të Kavajës?! Manastirliu: Fake News

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përgënjeshtroi lajmin e dorëheqjes së drejtorit të spitalit të Kavajës, Përparim Daiu.

Ndonëse në media u tha se Daiu kishte dhënë dorëheqjen pas debateve të forta me kryebashkiakun e Kavajës Redjan Krali për të kthyer spitalin e Kavajës në karantinë, Manastirliu ashtu si drejtori deklaroi se ky lajm është i rremë.

“Fake news i fundit është dorëheqja e drejtorit të Kavajës i cili nuk është dorëhequr por përkundrazi vijon punën dhe kjo si bën mirë punës. Më shqetëson së është lidhur me disa po themi artikulime politike të opozitës për spitalin e Kavajës. Kjo krijon konfuzion. Drejtori i Kavajës është në krye të detyrës, duke bërë detyren, duke u marrë me të gjitha punët në spitalin e Kavajes për t’i shërbyer qytetarëve të Kavajës si çdo ditë edhe këtë ditë. Ka dalë një lajm i cili është i pavërtetë”, u shpreh ministrja në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Testohen 13 raste në Shqipëri/ MSH: Asnjë i konfirmuar me koronavirus

Publikuar

-

Nga

13 persona të ardhur nga vendet e prekura me koronavirus i janë nënshtruar një testimi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka rezultuar i prekur me këtë virus që ka marë mijëra jetë njerëzish.

Ministria i bën thirrje qytetarëve që kanë udhëtuar në vendet e prekura, të telefonojnë në numrin 127.

LEXO EDHE:  Deputeti i PS-së kërkon dorëheqjen e Ilir Beqajt

LEXO EDHE:  Habit ministri Lleshi/ Dorëheqjen e jap, që sot

Ndërkaq, MSH raporton se do të mbajë qytetarët të informuar lidhur me koronavirusin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëron Bundestagu/ Mos luani me integritetin e Gjykatës Kushtetuese nëse doni çeljen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme në CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, pjesë e Bundestagut gjerman ka bërë një paralajmërim të fortë për politikanët shqiptarë.

Presidenti Ilir Meta i akordoi titullin“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” dhe Falenski shfrytëzoi mundësinë për të dhënë një mesazh të qartë lidhur me negociatatat.

Ai deklaroi se e mbështet integrimin e Shqipërisë, por theksoi se nëse duan të hapen negociatat, politikanët nuk duhet të luajnë me integritetin e Gjykatës Kushtetuese.

“Integrimi i Shqipërisë në BE kërkon më shumë sundim të ligjit, por edhe më shumë, për shembull, liri të mediave. Jemi të shqetësuar edhe për lirinë e mediave, e cila me miratimin e paketës së re po bën hapa prapa dhe duke krijuar një precedent shqetësues mbi përpjekjen për të neutralizuar zërat e medias”, u shpreh zyrtari i Bundestagut.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të jenë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre përkatëse duke siguruar një numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve të cilët e kanë kaluar vetingun. Çështja nuk është vetëm nëse plotësohet numri i mjaftueshëm. Shumë më e rëndësishme është nëse kjo është bërë në përputhje të plotë me papërjashtim çdo parashikimi të kushtetutës suaj dhe të mos jetë i njëanshëm. Dhe kjo përfshin jo vetëm procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun, por edhe procesin e marrjes së vendimeve ose – për shembull – ceremoninë për t’i bërë gjyqtarët të betohen mbi kushtetutën. Nëse nenet përkatëse të kushtetutës nuk respektohen plotësisht në këtë moment të rëndësishëm të një fillimi të ri, si mund të besojmë se puna e ardhshme e Gjykatës Kushtetuese do të kryhet në përputhje të plotë me Kushtetutën?”, nënvizoi ai më tej.

LEXO EDHE:  Zheji parashikon dorëheqjen e Ramës

LEXO EDHE:  E enjte e ngarkuar për Kuvendin/ Dy ministre në interpelancë

Hans-Joachim Falenski kërkoi që palët politike të gjejnë një marrëveshje siç kërkohet nga Bundestag-u dhe të vënë në zbatim plotësisht reformën e re./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata nga koronavirusi/ Ambasada e Shqipërisë në Itali apel të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ambasada e Shqipërisë në Itali ka reagur lidhur me situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit.

Përmes një njoftimi në Twitter ambasada dhe konsullatat në Milano dhe në Bari u bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për në Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet Italiane në situatën e emergjencës.

Ambasada ka bërë publike edhe numrat e kontaktit për të gjithë shqiptarët që kanë nevojë.

LEXO TE PLOTE