LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i fortë i policit/ "Shefi i Kakavijës i përfshirë në trafikun e drogës me Greqinë"

25 Shkurt 2020, 15:53, Denoncim CNA
Denoncimi i fortë i policit/ "Shefi i Kakavijës i

Një polic dixhital ka hedhur akuza të forta për trafikun e drogës, me anë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, Vilson Dine është parë duke pirë kafe me Geno Shanen dhe Sokrat Bahon dhe për këtë të fundit thotë se u pikas duke transportuar lëndë narkotike një javë më vonë nga policia greke.

Polici deklaron se Baho theu traun e policisë greke dhe atë të policisë shqiptare në Kakavijë dhe Dine i pezulloi policët e palës tonë vetëm për dy ditë.

“Në datë 6 dhjetor 2019, Vilson Dine, shefi Kakavijës është parë duke pirë kafe me trafikantët Geno Shane dhe Sokrat Baho. Në datën 13 dhjetor 2019, Sokrat Baho trafikant me pasuri maramendëse, përcillet me orkestër nga miku i tij Vilson Dine dhe policët e tij, por nuk zgjati shumë përcjellja dhe shtetasi Sokrat Baho ndiqet me shpejtësi nga policia greke, e cila kishte dijeni se personi trafikonte lëndë narkotike. Sokrat Baho nga ndjekja e policisë s?kishte ku të shkonte dhe thyen traun e pikës kufitare greke dhe traun e palës shqiptare. Pas kësaj ngjarje, Vilson Dine pezulloi vetëm 2 ditë policët e tij trafikantë dhe i ktheu në dëtyrë pa bërë zhurmë, pasi ata mund ta denonconin shefin e tyre?, thuhet në mesazh.

Ndërkohë, polici dixhital ngre akuzat se edhe instancat më të larta nuk kanë marrë asnjë masë, pasi pretendon se dinë çdo informacion, por kanë marrë lekë dhe kanë heshtur./ CNA.al

Lajmet e fundit nga