Sociale
Abuzimi me çmimet e maskave dhe dezinfektuesve/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për abuzimet me çmimet për maskat dhe produktet e tjera që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit.
Hetimet nisën pas informacioneve në media dhe shqetësimit të qytetarëve për rritjen e çmimeve.
Alarmi i koronavirusit rriti ndjeshëm kërkesat për maska dhe produkte të tjera që parandalojnë simptomat e gripit.
Koronavirusi ka përhapur panik te qytetarët dhe në të gjithë farmacitë e qyteteve vihen re mungesa e maskave dhe të dezinfektantëve./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Foto/ Vjosa del nga shtrati, merr përpara urën e Drashovicës
Dalja e Lumit të Vjosës nga shtrati sipasojë e reshjeve të dendura ka bërë që të shembet Ura e Drashovicës në Vlorë. Kjo urë lidh...

Toka nuk gjen qetësi/ Regjistrohen lëkundje tërmeti në vend, ja epiqendra
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në juglindje të vendit. Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 ballë i shkallës...