Connect with Us

Abuzimi me çmimet e dezinfektantit të duarve/ Braçe: Turp! Këtu s’është si në Milano

Politikë

Abuzimi me çmimet e dezinfektantit të duarve/ Braçe: Turp! Këtu s’është si në Milano

Publikuar

-

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar pas abuzimit të çmimeve për dezinfektanitin e duarve.
Braçe thotë se ky është një turp pasi nga 90 lekë një ditë më parë sot ka shkuar 180 lekë.

Zv.kryeministri thekson se organet fiskale duhet të bëjnë detyrën lidhur me këto raste.

“Ështe turp! Ështe biznes i neveritshëm! Në një rast të ngjashëm dje në Milano, prokurorët hapen hetim menjëherë. Këtu s’është si në Milano ndonjëherë, kështu që minimumi organet fiskale të bëjnë detyrën”, shkruan Braçe./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dokumenti/ Të gjithë oligarkët paguajnë kunatin e Bashës

Publikuar

-

Nga

Hipokrizia dhe gënjeshtrat politike të Lulzim Bashës nuk i përbëjnë më përshtypje askujt. Tashmë CNA.al ka treguar me fakte konkrete, rast pas rasti, sesi gënjen publikisht dhe sesi e përdor propagandën për show Lulzim Basha. Duke gënjyer shqiptarët, duke u tallur me ta, me hallet dhe me problemet e tyre.

Sot neë po tregojmë sërish për të disatën herë me fakte, të vërteten e Lulzim Bashës dhe të familjarëve të tij, të cilët paguhen nga “oligarkët”.

Lulzim Basha del në ekran, flet për “oligarkët”, vetëm kur ka hall dhe kur e urdhërojnë familjarët e tij, për interesat e tij krejtësisht personale dhe private.

Më poshtë do të shikoni një listë faturash që CNA.al ka siguruar nga burime zyrtare, pra në tatime. Dokumentet tregojnë se kush janë punëdhënësit më të mëdhenj për “Landmark Communication”, kompania e kunatit të Lulzim Bashës, e cila ka filluar aktivitetin në vitin 2012 dhe në vitin 2019 ka arritur kulmin me gati 2.4 miliard lekë xhiro.

Nga e majta Erjon Isufi, Odeta Male ne qender, Aurela Basha (Isufi) djathtas

Milionat e dollarëve dhe miliardat e lekëve duket se nuk janë problem për Lulzim Bashën, pasi një pasuri të tillë marramendësi ai e ka edhe vetë. Por, kur ai flet në publik për oligarkët dhe bizneset që paguajnë tek kompania e kunatit të tij, që drejtohet nga bashkëshortja e Lulzim Bashës, e cila është 24 orë prezente në “Landmark Communication”, tregon në fakt se kush është kreu i Republikës së re.

Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, pronari i “Landmark Communication”, vitin e kaluar ka bërë një rekord historik në xhiron e kompanisë së tij dhe gjithçka duket qartë në listpagesat e mëposhtme.

Ata që Lulzim Basha i quan “oligarkë”, janë pagatorët e tij më të mëdhenj. Me emra nga i pari tek i fundit. Ata që sulmon ndonjëherë në konferenca shtypi dhe ua harron shpejt emrin. Ashtu si në rastin e Rrugës së Kombit, kur gjoja iu “dogj barku” për kuksianët që protestuan dhe më pas ata i la në rrugë, ndërsa tani shkon dhe iu thotë që do të anullojë koncesionin.

LEXO EDHE:  Çmimi Nobel në mjekësi/ Amerikanët triumfojnë

LEXO EDHE:  Çmimi Nobel në mjekësi/ Amerikanët triumfojnë

Ashtu siç ndodhi me ligjin e Arsimit të Lartë, për të cilin tha se do ta çonte në Gjykatën Kushtetuese, dhe nuk e dërgoi kurrë. Dhe tashmë faktet dihen. Ai premton se do ta anullojë ligjin në fjalë.

Më tej janë edhe disa media, për të cilat kohët e fundit Lulzim Basha nuk ka thënë asnjë fjalë.

Edhe pse CNA.al ka treguar me fakte dhe dokumente ekskluzive lidhjet e konçesioneve të qeverisë dhe oligarkëve me televizione private, Lulzim Basha hesht. Edhe pse është një fakt i vërtetuar me dokumente, sesi paratë nga qeveria, paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë tek kompanitë koncesionare dhe më pas ato shkojnë në kompani dytësore të pronarëve të televizioneve.

Nga ana tjetër, është po ky Lulzim Bashë, i cili i përmend “oligarkët” sipas interesave të tij, siç ndodhi me Agron Papulin dhe vilat e tij luksoze në kompleksin “Long Hill”.

Më tej, po sjellim me fakte dhe detaje, faturat me emrat konkretë, se kush janë personat kryesorë të cilët kryejnë punime dhe iu priten fatura nga Landmark Communitacion, për ta kuptuar lidhjen e Lulzim Bashës me “oligarkët”, nëpërmjet familjarëve të tij./ CNA.al

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekonomia shqiptare në krizë/ Bizneset e kunatit të Bashës, lulëzojnë

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Kompanitë e familjarëve të Bashës 2 miliardë lekë xhiro, deklarojnë fitime thërrimet/ Evazion fiskal qindra milonë lekë?!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi/ Basha thirrje qeverisë të ndalë propagandën, nuk harron këshillat për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë të ndalë menjëherë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia, kryesisht nga rajonet ku corona virusi ka përhapjen më të madhe.

Sipas Bashës, këto masa nuk mund të jenë shoë televiziv, por kontrolle të plota në të gjitha pikat hyrëse në Shqipëri.

“Është urgjent hartimi dhe shpallja e planit të masave dhe informimi i qytetarëve si duhet të veprojnë në rast të dyshimit se janë të prekur nga corona virus.
Ndërkohë që Shqipëria ndodhet përballë rrezikut potencial të prekjes nga corona virus, mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të një strehe ata jetojnë ende në çadra ose janë rikthyer në banesat e dëmtuara, në kushte aspak të favorshme higjenosanitare dhe me mungesa të theksuar në ushqime”, shkruan Basha.

Sipas kryedemokratit, është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë, kur duhen marre masa urgjente për strehimin apo sigurimin e konteniereve për banorët që jetojnë në çadra, çka ka sjellë dhe gjendje të rënduar shëndetësore dhe kushte aspak të përshtatshme higjeno-sanitare për ta.

LEXO EDHE:  “Shumë shpejt do përfundojnë në pranga”/ Për kë e ka fjalën Braçe?

LEXO EDHE:  Ktheu në Kuvend Buxhetin 2019/ Erjon Braçe akuza Metës

“Njerëzit janë të shqetësuar me të drejtë, ndaj është koha që të flasin mjekët dhe të izolohet propaganda.
Dhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë rëndimi apo përkeqësimi të shëndetit të tyre por t’u drejtohen mjekëve dhe specialistëve të fushës. Ne kemi personel të shkëlqyer mjekësor që nuk kërkon asgjë më shumë se plotësimin e kushteve dhe nevojave për të përballuar çdo situatë Detyra e qeverisë është të sigurojë këto kushte dhe jo të bëjë shoë dhe propagandë. Jam i bindur se nëse vihen në dispozicion mjetet e nevojshme, mjekët tanë do të përballojnë me sukses çdo situatë që mund të krijohet”, shkruan me tej kreu i PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri”/ Berisha ngre alarmin: Dënoj këtë qëllim kriminal

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministers së Shëndtësisë Ogerta Manastirli, të cilët sipas Bersihës, po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri.

Sipas Berishës, në vend që ata të ndjekin praktikën e qendrimit të shpallur nga qeveria italiane për banorët e këtyre zonave dhe tju bëjnë thirrje atyre shqiptare apo italiane qofshin ata, që të mos vijnë dhe të mos lejojë që ata të hynë në Shqipëri, deklarojnë pa asnjë pikë përgjegjësie se nuk do kufizojmë lëvizjet me Italinë.

“Sigurisht lëvizjet me Italinë në tërësi nuk duhen ndërprerë por të mos kufizosh lëvizjet me zonën e infektuar të Italisë siç bëri dje qeveria italiane, do të thotë se për qëllime politike kriminale je i interesuar të sjellësh sa më parë koronavirusin në Shqipëri.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëllim kriminal të Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë, të cilët refuzojnë me ndërgjegje të kufizojnë dhe mos lejojnë hyrjen në Shqipëri të banorëve nga zonat e infektuara”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE