LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trageti kanceroz në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit, gruaja humb ndjenjat gjatë seancës

24 Shkurt 2020, 14:02, Kronika CNA
Trageti kanceroz në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për të

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar pas gjetjes së një sasie të madhe amianti në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

Mësohet se gjykata ka lënë në burg tre prej të arrestuarëve si dhe ka dhënë masën e sigurisë ?detyrim paraqitje? për një agjent të shitjes së biletave.

Ndërkohë, për Festim Tafën dhe Elisabeta Çunin është dhënë masa e sigurisë ?arrest shtëpie?
Në burg me afat dy mujor janë lënë Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve; Arbër Çuni dhe Kujtim Xhaferllari.

Gjatë seancës gjyqësore gruas së Zamir Kormuzi i ka rënë të fiktë pas komunikimit të masës së sigurisë për të shoqin./CNA.al

Lajmet e fundit nga