Connect with Us

Sekuestrimi i 800 kg lëndë narkotike/ Policia zbardh detajet

Kronika

Sekuestrimi i 800 kg lëndë narkotike/ Policia zbardh detajet

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka reaaguar në lidhje me lajmin e publikuar sot në media, për sekuestrimin e një sasie prej 800 kg lëndë narkotike në Igumenicë.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit thekson se lënda narkotike është ngarkuar në territorin grek.

“Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me një lajm të publikuar, për një sasi lënde narkotike cannabis sativa të kapur në Igumenicë, Greqi, që mund të kishte kaluar ne PKK Qafë Botë, Sarandë, informojmë se:

Policia Kufitare ka marrë menjëherë kontakt me homologët grekë, të cilët kanë deklaruar se kamioni nuk është futur në Shqipëri dhe nuk ka kaluar nga PKK Qafë Botë, Sarandë.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i dyfishtë në Vlorë/ Zbardhet dëshmia e Çipurit

Autoritetet e Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Botës, të palës greke, konfirmuan faktin se automjeti frigoriferik e kishte ngarkuar lëndën narkotike në territorin grek.”-thuhet në deklaratë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapen 800 kg kanabis në Igumenicë/ Arrestohet çifti i bashkëshortëve

Publikuar

-

Nga

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 800 kg kanabis, mëngjesin e sotëm në Igumenicë.

Mësohet se aksioni është zhvilluar rreth orës 06:00 në afërsi të Qafë Botës, ndërsa droga, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria ishte fshehur në një kamion frigoriferik.

Po ashtu policia ka vënë në pranga burrë e grua, përkatësisht shoferin dhe pasagjeren e mjetit, ku u gjet droga./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplaset me motoçikletën/ Plagosen burrë e grua

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës ku një makinë është përplasur me një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit një burrë e një grua kanë mbetur të plagosur.
Dy të lënduarit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngajrjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me armë pa leje dhe makinë të blinduar/ Lirohet nga qelia Edmond Voga

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Edmond Vogën.

Apeli i Tiranës ka caktuar masën “arrest shtëpie” për Vogën i cili u arrestua në 14 janar të këtij viti pasi u kap me pistoletë pa leje me vete dhe me një makinë të blinduar me fenelina policie, pa lejen përkatëse.

Në çantën e dorës që 44 vjeçari mbante me vete i është gjetur dhe një armë zjarri pistoletë pa leje, model TT.

LEXO EDHE:  Mat/ Kapen me 5 kg tritol, arrestohen pesë persona

LEXO EDHE:  E kishte kthyer lokalin në qendër lojërash fati/ Pranga 64-vjeçarit

Edmond Voga, ish-shofer dhe mik i prokurorit Arjan Ndoja i është tërhequr patenta për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar./CNA.al

LEXO TE PLOTE