LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet "taramelja" e Piter Panit/ Nuk do ta njihni më!

24 Shkurt 2020, 20:41, Aktualitet CNA
Rikthehet "taramelja" e Piter Panit/ Nuk do ta njihni më!

?Taramelja e Piter Panit?,  Xheison Bafti është rikthyer mbrëmjen e sotme në ekran teksa ka qenë i ftuar në natën e dytë të këtij edicioni.

Hapjen e bëri pikërisht ai, por tashme një vit më i rritur, më i pjekur dhe, “për fatin tonë të keq”, pa T-në e tij karakteristike.

Sapo nisi prezantimin e tij, Alketa tha se personazhi që i bëri të gjithë për vete sezonin e kaluar, tashmë nuk është më ai që kemi njohur: ?Taramelja është rritur dhe tani i thotë të gjitha germat të sakta. Edhe fjalët më K nuk i thotë më me T?,  tha moderatorja dhe menjëherë u shfaq në skenë Xheisoni, raporton revista “Klas”.

Në një ?test? të shkurtër me Alketën, Xheisoni i tha të sakta të gjitha fjalët, me të cilat ne kishim qeshur pa fund një vit më parë. Edhe taramelet, tani janë karamele. Sa keq…

Xheison ka nisur shkollën në Tiranë prej një viti tashmë, por tha se e merr malli për të gjithë shokët në Myshqeta, fshatin e tij të dashur, me fushat me gjelbërim e me ajër të pastër./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga