Connect with Us

Pse duhet një BE me disa nivele anëtarësimi

Blog

Pse duhet një BE me disa nivele anëtarësimi

Publikuar

-

Nga Andreas Kluth “Gulf News”

* Shumë gjëra, i ndajnë këto ditë 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Por një debat në veçanti, e përmbledh dilemën thelbësore që e mundon sot bllokun. A ka përfunduar apo jo “zgjerimi” i unionit, dhe nëse do të nisin zyrtarisht bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë?

Duke parë nën sipërfaqe, pyetja kryesore ështe nëse BE mund të vazhdojë të “zgjerohet” dhe “thellojë integrimin e saj të brendshëm” në të njëjtën kohë. Pra, nëse unioni vazhdon të pranojë anëtarët e rinj, pavarësisht nëse ata janë gati apo jo, nuk do të bëhet i paqeverisshëm, dhe nuk do të përçahet?

Si zakonisht, barra për të trajtuar këto dilema i ra presidentit francez Emanuel Makron, i cili ka fituar reputacionin e një lideri të sinqertë, kur e ka shfaqur hapur këtë tension. Ai i tronditi udhëheqësit e tjerë të BE-së, kur bllokoi nisjen e bisedimeve zyrtare me Maqedoninë e Veriut, një vendim, që u mbështet vetëm nga Danimarka dhe Hollanda, Shqipëria.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ishte e irrituar, ndërsa kritikat nga Ballkani ishin të zëshme. Brukseli po përpiqet tani ta bindë të heqë veton, përpara samitit evropian të marsit. Makronit iu vunë përpara 2 argumente kryesore.

Së pari, ai ishte i padrejtë kur nuk kishte pranuar të njihte progrsin e bërë nga 2 shtetet aspirante. Shqipëria e ka reformuar tërësisht sistemin e saj gjyqësor, dhe e ka goditur krimin e organizuar. Ndërkohë, vendi fqinj ndryshoi madje emrin e tij, vetëm për të qetësuar Greqinë anëtare të BE-së, që ka një rajon në veri me një njëjtin emër “Maqedoni”.

BE-ja kishte premtuar se ky akt, do të ishte mëse i mjaftueshëm për të filluar negociatat e anëtarësimit. Së dyti, Makron u akuzua se kishte një lloj “miopie strategjike”, në kushtet kur BE-ja duhet të nisë të mendojë “gjeopolitikisht”. Rusia dhe Kina, janë duke i shtrirë tashmë tentakulat e tyre në Evropën Juglindore, përmes financimit të ndërtimit të porteve, rrugëve dhe linjave hekurudhore, si pjesë e marrëveshjeve të errëta politike.

Nëse Ballkani ndjehet i shpërfillur nga BE-ja, ai do të hidhet me vrap në krahët e autokratëve jo-perëndimorë. Të gjitha këto janë të vërteta. Por ekziston ndërkaq edhe një arsye e fortë për të kundërshtuar zgjerimin:Në mënyrë të pashmangshme, ajo vështirëson integrimin e mëtejshëm midis anëtarëve ekzistues.

Bashkëpunimi midis 6 vendeve themeluese të BE në vitet 1950, ishte i vështirë. Me secilin anëtarësim të ri, bashkëpunimi u vështirësua më tej, pasi duheshin akomoduar gjuhët e reja, kulturat politike, ankesat historike dhe interesat e tjera kombëtare. Kjo ishte e vërtetë kur bllokut iu bashkua Britania e Madhe në vitin 1973, dhe pas zgjerimeve të mëvonshme në rajonin e Mesdheut dhe Evropën Veriore.

Kjo dilemë u bë veçanërisht e qartë pas dy zgjerimeve në lindje në vitet 2004-2007. Të njëjtat argumentet që përdoren tani, shiheshin edhe atëherë:Mospranimi i vendeve post-komuniste do të kishte qenë një marrëzi gjeopolitike, pasi do t’i hedhte ato në sferën e ndikimit të ish-represorëve të tyre rusë.

Dhe do të ishte një gjë e padrejtë për njerëzit, që kishin luftuar për një kohë të gjatë dhe me guxim për lirinë e tyre, dhe që dëshironin t’i bashkoheshin “Perëndimit”. Megjithatë, më shumë se një dekadë më vonë, disa prej atyre vendeve anëtare lindore, janë shndërruar në sabotatorë të projektit evropian, ose më keq akoma.

LEXO EDHE:  Rusisë i intereson mosmbyllja e konflikteve në Ballkan, por nuk guxon të sfidojë hapur Perëndimin

Hungaria është aktualisht një gati-autokraci, dhe që e quan veten me krenari “joliberale”. Polonia po dëmton aktivisht pavarësinë e sistemit të saj gjyqësor dhe shtetin ligjor, duke u përplasur hapur me Gjykatën Evropiane në Luksemburg.

Çdo raund i mëparshëm i zgjerimit, ka shkaktuar përçarje të reja në BE, midis veriut dhe jugut, apo midis lindjes dhe perëndimit. Makron vështirë së është i vetmi që vëren se integrimi evropian ka ngecur shumë kohë më parë, dhe se fajtore për këtë ishte “zgjerimi”.

Në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes, çdo shtet anëtar mund të vendosë veton ndaj çdo vendimi, duke garantuar në këtë mënyrë parëndësinë dhe pafuqinë e Evropës në skenën botërore.

Idetë më të mëdha, si ajo e një ushtrie evropiane, nuk janë asgjë tjetër veçse ëndrra në diell. Në eurozonë, as bashkimi bankar dhe as ai fiskal nuk kanë përfunduar, duke e lënë kësisoj monedhën e përbashkët të rrezikuar nga kriza e radhës. E gjitha kjo është pjesë e të menduarit gjeopolitikisht.

Në ekuilibër, është akoma më mirë të çelen bisedimet me Tiranën dhe Shkupin, sesa të refuzohet hapja e tyre. Por BE-ja duhet të përballet njëherazi me dilemën më të madhe të integrimit, që ka hyrë në ngërç. Për këtë, duhet të thyejë një tabu, dhe të flasë për një Evropë me shumë shpejtësi.

Kjo ide ka është diskutuar për dekada:Lejimi i disa vendeve, që të integrohen më shpejt se të tjerët në fushat e politikave që zgjedhin ata vetë. Kjo gjë është bërë de fakto një realitet. Vetëm 19 nga 27 vendet e BE-së, kanë si monedhë euron; 26 anëtarë të të ashtuquajturës zonë Shengen kanë kufij plotësisht të hapur me njëri-tjetrin, nga të cilët katër (Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni) nuk janë as në BE etj.

Disa shtete anëtare si Polonia, e kanë kundërshtuar gjithmonë një BE të tillë me disa kategori, nga frika se mos bëhen periferike dhe të dorës të dytë. E megjithatë ato po pretendojnë se janë po aq të shqetësuara, nga dhënia Brukselit të më shumë nga sovraniteti kombëtar. Por kjo është zgjedhja e natyrshme e atyre që i përkasin BE-së.

Prandaj le ta bëjmë klubin më fleksibël, me lloje të ndryshme anëtarësie. Me nivele të ndryshme anëtarësie, vijnë shkallë të ndryshme të integrimit, detyrimeve dhe të të drejtave. Nuk doni të merrni pjesën tuaj të refugjatëve? Atëherë do merrni më pak para nga buxheti i BE-së. Nuk doni sundimin e ligjit? Atëherë do humbni të drejtën e votës në Bruksel.

Në një BE-së të tillë me disa nivele anëtarësimi, pjesë të Evropës mund të bashkohen për të shtuar fuqinë gjeopolitike, ndërsa pjesët e tjera mbajnë më shumë pavarësi. Kjo është mënyra e vetme, përmes së cilës Evropa mund të zgjerohet dhe thellohet në të njëjtën kohë. Kush e di? Ndoshta ky është lloji i BE-së, që ndoshta edhe britanikët mund të dëshirojnë t’i bashkohen një ditë./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Donald Trump po i jep fund luftërave të pafundme të Amerikës

Publikuar

-

Nga

Nga Tony Shaffer “The Hill”

Presidenti Donald Trump, premtoi në fushatë t’i jepte fund ndërhyrjeve të pamatura të Shteteve të Bashkuara në vende të huaja gjatë 2 dekadave të fundit, dhe po e mban këtë premtim. Raportet tregojnë se ai është më afër se kurrë dhënies fund të luftës më të gjatë në historinë e Amerikës.
Pas viteve negociata, talebanët janë në prag të nënshkrimit të një marrëveshje, që do t’i hapte rrugën sheshimit të armiqësive, një zgjidhjeje për të ardhmen e Afganistanit, si dhe një tërheqje të trupave amerikane.

Nëse do të nënshkruhet ky pakt, rreth 5.000 trupa do të largohen nga Afganistani. Nëse kushtet e sigurisë pas kësaj lëvizjeje do të vazhdojnë të përmirësohen, 8.000 ushtarët e fundit mund të rrikthehen në SHBA, duke i dhënë fund një pranie ushtarake 18-vjeçare, e cila prej kohësh ka dalë nga vëmendja e shumicës së amerikanëve, që nuk kanë miq apo familjarë në rrezik.

Siç kam shkruar më herët, një zgjidhje e negociuar do të ishte një zgjidhje e nevojshme, për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan. Trump po shkon drejt suksesit në këtë pikë, dhe po i jep fund asaj lufte. Pasi vendi ynë u sulmua në 11 Shtator 2001, Shtetet e Bashkuara u detyruan të hakmerreshin kundër monstrave që vranë më shumë se 3.000 qytetarë të pafajshëm.
Ushtria jonë e shkëlqyer, vërtetoi kurajon dhe vlerën e saj, duke duruar dislokim pas dislokimi, dhe vitet e konfliktit të përgjakshëm në të gjithë botën. Osama Bin Laden dhe pasardhësi i tij si udhëheqësi më i shquar i terrorit islamik, Abu Bakr Bagadi, janë vrarë, duke u sjellë para drejtësisë nga fuqia e madhe e armëve amerikane.

Ndërkohë gjatë fushatës elektorale Trump u premtoi amerikanëve, se do të shmangte luftërat e pafundme, dhe e tillë ishte edhe përfshirja jonë në Afganistan. Por vetëm në zgjedhjet e vitit 2016, amerikanët e kuptuan më në fund të vërtetën e shëmtuar se “lufta globale kundër terrorizmt”, ishte shndërruar prej kohësh në një angazhim të hapur të trupave amerikane në
zona lufte armiqësore, pa ndonjë fitore të dukshme në horizont.
Dhe kjo nuk ishte askund më e qartë se sa në Afganistan. Prania jonë atje, është tani zyrtarisht më e zgjatur në kohë sesa mosha e disa prej ushtarëve amerikanë që luftojnë atje. Trupat tona, kishin fillimisht për detyrë të dëbonin nga aty njerëzit përgjegjës për sulmet e 11 Shtatorit, dhe krijimin e një qeverie të ligjshme në Kabul.

LEXO EDHE:  Rusisë i intereson mosmbyllja e konflikteve në Ballkan, por nuk guxon të sfidojë hapur Perëndimin

LEXO EDHE:  Fleckenstein flet për Shqipërinë/ Axhendë e vështirë dhe bisedime serioze

Por sot misioni i tyre dhe fitorja janë të paqarta. Për shumë vite, amerikanët kanë luftuar dhe vdekur për të krijuar kushtet e paqes në Afganistan, dhe që qeveria demokratike në Kabul të krijonte autoritetin e saj legjitim. Vetëm javën e kaluar, 2 familje të tjera amerikane iu bashkuan afro 2.400 të tjerave, që kanë marrë lajmin tragjik të vrasjes së familjarit të tyre në Afganistan.
Por lufta në Afganistan nuk është më thelbësore për sigurinë sonë kombëtare, dhe kjo i ka lënë trupat tona atje pa ndonjë mision të dukshëm për të kryer. Partnerët tanë afganë kanë nevojë për mbështetjen tonë, por termat e sakta që do të çojnë drejt një fitoreje janë të paqarta.

Duke pasur parasysh këto realitete, Trump dhe këshilltarët e tij, kanë hartuar rrugën më të mirë që duhet ndjekur për t‘i dhënë fund këtyre konflikteve. Ne duhet të kemi një panoramë të qartë dhe lehtësisht të verifikueshme të uljes të dhunës dhe agresionit nga talibanët.

Trupat amerikane, dhe negociatorët që takohen me talibanët dhe përfaqësuesit e qeverisë afgane në Katar, duket se janë në prag të arritjes së kësaj. Trump u dha shumë familjeve amerikane një shpresë të madhe, kur premtoi të ndalte luftërat e pafundme, që kanë marrë kaq shumë jetë amerikanësh gjatë 2 dekadave të fundit. Duke e përmbushur këtë premtim, ai po e rikthen më në fund atë shpresë, në mirënjohje dhe lehtësim në të gjithë vendin./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Paraja nuk të bën të lumtur, sporti po

Publikuar

-

Nga

A dëshiron që të jesh i lumtur? Harro paratë dhe pasurinë, dhe fillo të vraposh. Në këtë përfundim mbërrin një studimi të kohëve të fundit, i kryer nga studiuesit e Universiteteve të Jeilit dhe Oksfordit, që nxjerr në pah se si ndikimi pozitiv i sportit në gjendjen tonë të humorit, është shumë më i lartë, sesa ajo që na japë pasuria materiale.

Hulumtimi, i botuar në numrin më të fundit të revistës “The Lancet”, përfshinte mbi 1.200.000 qytetarë amerikanë të cilëve iu dërgua një pyetësor, që i pyeste ata sa herë ishin ndjerë të trishtuar, në depresion apo të stresuar gjatë 30 ditëve të kaluara. Pjesëmarrësit u pyetën gjithashtu për sasinë dhe cilësinë e aktivitetit fizik të kryer, si dhe gjendjen ekonomike individuale.

“Divani i trishtimit”

Nga të dhënat, rezulton se ata që merren rregullisht me aktivitet fizik, ndjehen keq mesatarisht 35 dit në vit, përkundër 53 ditëve për personat që kanë një jetë kryesisht sedentare. Jo vetëm kaq: sipas studimeve, një person joaktiv e arrin të njëjtin nivel lumturie me një atlet, vetëm nëse fiton të paktën 25.000 dollarë në vit më shumë.
Me pak fjalë, duket se ata që kanë qejf të rrinë shumë shtrirë në divanin e tyre, kostoja e lumturisë është shumë më i lartë, sesa ajo e një abonimi në palestrën më të njohur në një qytet. Gjithsesi, i njëjti studim tregon se lidhja midis lumturisë dhe numrit të orëve në stërvitje fizike, është në një pikë të caktuar e përmbysur:teprimi me aktivitetin fizik bëhet kundërproduktiv, jo vetëm për mirëqenien fizike, por edhe për atë mendore.
Kufiri maksimal i ushtrimit fizik, duket të jetë 3 orë në ditë. Sipas studiuesve, përfitimi maksimal nga gjendja shpirtërore merret pas 3-5 seancash stërvitje në javë, që zgjasin nga 30 deri në 60 minuta. Por a ka ndonjë sport që ndikon në mirëqenien psikologjike, më shumë se të tjerat? Për shkencën, më të efektshme në këtë drejtim janë sportet ekipore, edhe pse fryma konkurruese mund të çojë në debate me shokët e ekipit ose kundërshtarët.

LEXO EDHE:  Rusisë i intereson mosmbyllja e konflikteve në Ballkan, por nuk guxon të sfidojë hapur Perëndimin

LEXO EDHE:  Ndarja etnike do të sillte katastrofë për Ballkanin

Evropianët kanë tendencë të kenë një jetë sedentare

Përkundër provave shkencore, jo të gjithë duken të bindur mbi rëndësinë që ka sporti në gjendjen tonë emocionale. Sipas një studimi më të fundit nga Rrjeti Evropian i Shëndetit, 25 përqind e grave dhe 22 për qind e burrave në kontinentin e vjetër, nuk po lëvizin aq sa duhet.
Por sa është “mjaftueshëm”? Rekomandimet e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, tregojnë pragun minimal për uljen e rrezikut kardiovaskular tek të rriturit e shëndetshëm në 75 minuta aktivitet intensiv fizik në javë, ose 150 minuta aktivitet të moderuar.
Për njerëzit që janë mbi 65-vjeç, edhe një vëllim i ulët i aktivitetit të moderuar, mund të jetë i mjaftueshëm. Sidoqoftë, ekspertët këshillojnë të shmangni veprimet me kokën tuaj, dhe të këshilloheni me mjekun, mbi sasinë dhe llojin e sportit që duhet të ushtroni./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Rreziqet e pajtimit të Evropës me Rusinë

Publikuar

-

Nga

Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”

Presidenti francez Emanuel Makron, po kryeson kauzën për të vendosur një marrëdhënie të re me Rusinë. Synimi i tij, është t’i japë fund ndjenjës së izolimit dhe distancimit të Rusisë, siç e shpjegoi ai gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Makron beson se Rusia është jetike për sigurinë e Evropës.
Pa u angazhuar fqinji i saj i madh, Evropa nuk do të jetë e sigurt. Dhe kjo është arsyeja pse Evropa duhet të krijojë një lloj arkitekture sigurie, që përfshin edhe Rusinë. Kjo është një tezë që Kremlini – dhe Gjermania – e ka mbrojtur prej kohësh, edhe pse janë kundërshtuar nga shumica e vendeve të BE-së dhe NATO-s.

Ata i perceptojnë thirrje të tilla, si përpjekje të Moskës për të krijuar një aleancë në kurriz të aleancës transatlantike. Përçarja e NATO-s dhe dobësimi i lidhjeve të Evropës me Shtetet e Bashkuara, ka qenë një politike e qëndrueshme e Kremlinit.
Politika “Amerika e Para” e presidentit amerikan Donald Trump, në të cilën BE-ja kritikohet vazhdimisht nga Uashingtoni për tregtinë dhe praktikat e saj të konkurrencës, mund të shfrytëzohet nga presidenti Rus Vladimir Putin. Nën administratën Trump, Makron beson se Evropa nuk mund ta marrë më si të mirëqenë faktin që Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojnë
që ta mbrojnë Evropën.

Por ky argument nuk qëndron edhe aq, duke pasur parasysh se sa shumë po investon Pentagoni për sigurinë dhe mbrojtjen e shteteve balltike. Dhe përkundër kritikave të Makronit ndaj NATO-s si një organizatë ushtarake dhe politike, publiku ka një këndvështrim të ndryshëm mbi aleancën veri-atlantike.
Sipas një raporti të fundit të Qendrës Kërkimore Pju mbi qëndrimet ndaj NATO-s, publiku në shtetet anëtare është i bindur se SHBA-ja do të përdorte forcën ushtarake për të mbrojtur një aleat të NATO-s nga Rusia, ose 60 për qind, ndërsa vetëm 29 për qind besojnë se kjo gjë nuk
do të ndodhte.

Prandaj, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë që të shihen si një aleate e besueshme. Ndërkohë mendoni pak si do të reagonin aleatët evropianë, nëse ndonjë nga aleatët e saj të NATO-s do të sulmohej nga Rusia. Mesatarisht 50 përqind e qytetarëve në 16 shtete anëtare të NATO-s, thonë se vendi i tyre nuk duhet që të mbrojë një aleat ndaj një sulmi rus, krahasuar me vetëm 38 për qind që thonë se vendi i tyre duhet të mbrojë aleatët.
Shumica e publikut kundër mbrojtjes së një aleati, janë evropianë. Pra publiku evropian ka më shumë të ngjarë të besojë se Shtetet e Bashkuara do të mbronin një aleat të NATO-s nga një sulm rus, sesa të mendojnë se vendi i tyre duhet të bëjë të njëjtën gjë. Po Kremlini çfarë mendon?
Përkundër këtyre gjetjeve, Makron beson se Evropa duhet të jetë e gatshme të bëhet më sovrane dhe më e aftë për t’u kujdesur për sigurinë dhe mbrojtjen e saj. Dhe riafrimi me Rusinë, do të përmirësonte sigurinë e Evropës.

LEXO EDHE:  “Djalli fshihet tek detajet”/ Rama tenton të justifikojë dështimin, bën fajtore BE-në

LEXO EDHE:  “Djalli fshihet tek detajet”/ Rama tenton të justifikojë dështimin, bën fajtore BE-në

Por strategjia e re e Makron ndaj Rusisë, është një rrugë më një kalim, dhe kjo për disa arsye. Së pari, ai nuk ka përmendur asnjëherë kushtet për një partneritet të tillë strategjik mes Rusisë dhe Evropës. BE-ja duhet ta vërë më shumë theksin tek vlerat. Por të drejtat e njeriut, liria e mediave, frikësimi i gazetarëve investigativë, sulmet ndaj sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të vendeve të ndryshme, nuk janë pjesë e “diskursit” të Makron mbi Rusinë.
Për më tepër, nëse vlerat do të ishin të rëndësishme për politikat e Makron, ai mund të kritikonte hapur Rusinë, pse vazhdon të mbështesë regjimin brutal të presidentit Bashar Al-Asad, që ka bombarduar civilë, spitale dhe shkolla në Siri, dhe më së fundmi qytetin veriperëndimor të Idlibit.
Vuajtjet aty janë të tmerrshme. Në një deklaratë të hënën, kreu i zyrës së çështjeve humanitare në OKB, Mark Loukok, e quajti atë “tmerrin më të madh humanitar të shekullit XXI”. Dhe nëse siguria është kaq e rëndësishme për Makron, ai e di shumë mirë se lufta në Siri ka krijuar një problem politik dhe të sigurisë për Evropën.

Fluksi i refugjatëve, ka nxitur ngritjen e partive populiste të ekstremit të djathtë, për të mos përmendur kërcënimet dhe sulmet e tyre terroriste. Së dyti, mbështetja e tij ndaj parimit të sovranitetit, të cilin mbron për Evropën, duket se është përdorur në mënyrë selektive.
Makron mjafton të shohë Ukrainën, të cilën Rusia e pushtoi në vitin 2014, para se të aneksonte ilegalisht Gadishullin e Krimesë. Që atëherë, mbi 10.000 civilë janë vrarë në luftë, dhe mbi 1.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit. Siç duket, sovraniteti është një e drejtë ekskkuzive apo aspiratë për Evropën.

Dhe duke pasur parasysh aktorët konkurrues në Siri, është e vështirë të shihet se si mund të rifitohet sovraniteti i këtij vendi, një çështje që Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e shpërfilli hapur kur u pyet për të në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kjo sugjeron që qasja e re e Makron ndaj Rusisë, nuk bazohen në vlera, por në interesa. Ajo që Rusia po bën në Ukrainë dhe Siri, është kundër interesave të Evropës. Dhe edhe nëse lëvizja e fundit bazohet në realpolitikë, Makron mund të fitojë mbështetje nga evropianët e tjerë, vetëm nëse Moska do të japë diçka në këmbim. Dhe deri më tani, kjo nuk duket se po ndodh./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE