Connect with Us

Protesta e thirrur nga Meta në 2 mars/ Zv.ministri tregon detajet: Nuk është për Kushtetutën

Politikë

Protesta e thirrur nga Meta në 2 mars/ Zv.ministri tregon detajet: Nuk është për Kushtetutën

Publikuar

-

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka folur për protestën e thirrur nga Presidenti Meta, më dy mars.

I ftuar në Abc e Mëngjesit, me Enkel Demin, Koçi tha se Meta po kërkon të mbrojë interesa personale.

“Presidenti është shumë i kompromentuar, nëse do të kishte merak Kushtetutën, ai ka patur raste për të bërë korrigjime. Kushtetuta për të është thjesht arsye për të mbrojtur interesa personale. Askush nuk e ka pasur me dëshirë për të bërë këto ndryshime kushtetuese, por flasin me arysetimin se duhet mbrojtur.”- tha Koçi.

Më tej ai theksoi se Presidenti i Republikës duhet të respektonte Kushtetutën.

LEXO EDHE:  “Furgoni” i Lulzim Bashës/ Kryetarët pa parti, që nuk i votojnë as familjarët

“Kur ka një sjellje partiake, tifozet e asaj partie do e mbështesin. Sa herë që Shqipëria është në prag të një ndërrmarje pozitive gjenden arsye për të bërë nga këto protesta ku pretendohen çlirime. Presidenti i Republikës nuk duhet të sillet si kryetar i LSI”, u shpreh ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ekskluzive-Denoncimi në CNA.al/ Gruaja e Ben Blushit dorëzon licensën e noterit

Publikuar

-

Nga

Disa pyetje për ‘avoketërit’ e Ben Blushit

Pas denoncimit të bërë në CNA.al disa ditë më parë, ku me dokumenta ekskluzive dhe duke verifikuar një kontratë noteriale të vajzës së ish-deputetit Ben Blushi, ku duket qartë se firma e Natali Blushit ishte e falsifikuar, bashkëshortja e Benit dhe nëna e Natalisë, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e noteres.

Dorëheqja e Eva Blushit vjen pasi CNA.al publikoi skandalin dhe drejtoi gishtin ndaj falsifikimit të bërë në emër të vajzës së Eva Blushit për një pronë 500 milionë e cila ishte e regjistruar në një transaksion për vetëm 30 mijë euro.

Një burim zyrtar nga Dhoma e Noterisë i tha CNA.al se noterja Eva Blushi, anëtare e zyrës së Noterisë në Tira në ka hequr dorë nga ushtrimi i profesionit të noterit.

Në letrën dërguar ministres Etilda Gjonaj dhe kryetares së dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushi, Eva Blushi thekson se tërhiqet nga ushtrimi i profesionit të noterit dhe sqaron se në disa media online, në mënyrë të vazhdueshme janë bërë publikime dhe prononcime të shtrembëta për të cilat do të duhet kohë të provohet ligjërisht, raporton CNA.al.

Kjo është ajo që shkruan Eva Blushi në letrën drejtuar ministres Gjonaj dhe kryetares së Dhomës së Noterisë zonjës Sadushi. Letra mban firmën e saj dhe është dërguar në këtë institucion ditën e hënë.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ministria e Drejtësisë apo dhoma e Noterisë, por e vërteta është se CNA.al ka publikuar dokumenta autentike dhe të pakontestueshme se si Eva Blushi është bërë aksionere e EM Capital Group AD në Bullgari me 33% të aksioneve dhe ortakërinë e ndan me Klodian (Mirel) Mërtirin e Inceneratorëve në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Gabimet mjekësore si vepër penale/ Mjekët e Shkodrës sërish në protestë

LEXO EDHE:  Meta dhe Panariti, takime në zonat e përmbytura në Levan

Kompania ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk, e cila është mbajtësja e emrit Lori Caffe si dhe pas publikimit të dokumentit tjetër disa ditë më parë, të falsifikimit të firmës së vajzës së Eva Blushit, nga noterja Violeta Sulkaj, në një kontratë të firmosur më 28 dhe 29 maj të vitit 2015 nga Natali Blushi, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen./ CNA.al

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën



Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Skandalet e Ben Blushit/ Natalia është e pafajshme! Babanë askush nuk e zgjedh dot!

Kush është Natali Blushi, vajza e Benit me pasuri 500 milionëshe vetëm 20 vjeçe

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pandemia jashtë kontrollit/ Vasili ultimatum qeverisë: Të dorëhiqet menjëherë

Publikuar

-

Nga

Pandemia jasht kontrollit/ Vasili ultimatum qeverisë: Të dorëhiqet menjëherë

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku i bën thirrje qeverisë të dorëhiqet menjëherë, pasi sipas tij i ka dalë jasht kontrollit situata me pandeminë.

“Qeveria te dorehiqet menjehere,per shkak te saj gjendja katastrofale me Pandemine!

Deshtimi shume i rende i Qeverise ne administrimin e Pandemise eshte fakt i dhimbshem dhe i pakundershtueshem.

Sot u diagnostikuan 154 raste te reja me COVID-19.

Nga 6971 raste gjithsej, 5654 raste jane vetem ne nente javet e fundit.

Pra mbi 81% e rasteve jane cfaqur pasi u konkludua nga qeveria se faza kritike u kalua dhe se maksimumi i rasteve kishte kaluar.

Situata me Pandemine po rendohet keqas dita dites.

Qeverise i ka dale teresisht nga kontrolli cdo gje qe lidhet me Pandemine.

Vetmohimi dhe sakrificat e mjekeve nuk mjaftojne ne perballimin e kesaj situate.

Armata e punonjsve te mjeksise po drejtohet ne menyre te coroditur,konfuze,duke improvizuar empirizma antishkencore.



Thene shkurt armata e mjekeve dhe infermiereve eshte pa drejtim dhe realisht e demotivuar pasi rezultatet jane gjithmone e me negative dhe me pasoja vdekje dhe infektime te vazhdueshme.

Hapi i pare i qeverise ne emer te jeteve te humbura dhe te mijra infektuarve eshte te jape menjehere doreheqjen.

Qeveria refuzoi cdo propozim, beri nje testim minimal dhe teresisht te pamjaftueshem imponoi kufizime levizje jo shkencore administroi ne menyre te gabuar permes numrit 127, nuk mobilizoi ne kohen e duhur Kujdesin Shendetesor Paresor, nuk siguroi paisje mbrojtese per personelin shendetesir dhe popullaten ne teresi, nuk siguroi respiratore dhe trinomin testim gjurmim trajtim nuk e vuri ne qender te strategjise.

LEXO EDHE:  Petro Koçi zbërthen lojën e Metës/ Po çon “ushtarët” e tij në Kushtetuese për t’i shpëtuar shkarkimit

LEXO EDHE:  Foto-Derë më derë/ Partia Demokratike u dërgon ftesa të gjithë qytetarëve

Eshte e qarte qe qendrimi i kesaj qeverie rendon se tepermi pergjesite e saj penale, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, qe eshte perfshire personalisht ne veprime e deklarime shume te gabuara e me pasoja te renda ne shendetin e njerezve.

Doreheqja e qeverise eshte vetem hapi i pare.

Qeveria realisht ka rene,ka gabuar rende,eshte mposhtur per shkak te paaftesise se saj nga pandemia, ndaj largimi dhe doreheja e saj eshte thjesht formalizimi i ketij fakti real e te padiskutueshem.

Doreheqja do te ishte nje akt shume i vonuar, por ne cdo rast cdo dite me shume do te ishte nje fund edhe me i hidhur per Edi Ramen dhe Qeverine e tij.

Shqiptaret e shohin dhe po e vuajne ne kurriz deshtimin e qeverise qe ju kushton jeten atyre.

Shqiptaret cdo gje mund t’a falin po jeten dhe shendetin nuk ja falin kurre kesaj qeverie.“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe/ Rama: Uroj të frymëzojë vendet e rajonit

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe/ Rama: Uroj të frymëzojë vendet e rajonit

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën arritën sot një marrëveshje historike paqeje me ndërmjetësimin e Presidentit të SHBA Donald Trump.

Pasi Trump konfirmoi lajmin, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili deklaron se marrëveshja është vërtet frymëzuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo marrëveshje duhet të frymëzojë edhe vendet e rajonit për të punuar së bashku me këtë frymë.

“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të madhe të përbashkët të të gjithë njerëzve të tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë.



LEXO EDHE:  Nuk dorëzohen banorët e Astirit/ Bllokojnë rrugën

Ndërkohë, pritet që kjo marrëveshje të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme./ CNA.al

Arrrihet marrëveshje historike/ Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë paqe

LEXO TE PLOTE