Connect with Us

“Pikat kufitare me personel të përforcuar”/ Manastirliu sërish thirrje: Shmangni informacionet e rreme për koronavirusin

Lajme

“Pikat kufitare me personel të përforcuar”/ Manastirliu sërish thirrje: Shmangni informacionet e rreme për koronavirusin

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se ka parë nga afër masat e marra marra në aeroportin “Nënë Tereza” për parandalimin e Koronavirusit.

Manastirliu thotë se në të gjithë pikat kufitare po punohet me personel të përforcuar për të kontrolluar udhëtarët që vijnë nga vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19.

Gjithashtu ministrja, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin informacionet e rreme që qarkullojnë duke marrë në konsideratë vetëm informacionet zyrtare qe shpërndahen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo ekspertëve.

“Sot mblodha Task-Forcën me ekspertë dhe drejtues të institucioneve shëndetësore, të policisë kufitare dhe përfaqesues të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” për forcimin e masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit COVID-19, pas situatës shëndetësore me prezencë komunitare në Itali.
Pashë nga afër edhe masat e marra në aeroportin “Nënë Tereza”, sikundër po veprohet me të gjitha pikat kufitare, me personel të përforcuar për të kontrolluar udhëtarët që vijnë nga vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19.
Ftoj qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që qarkullojnë duke marrë në konsideratë vetëm informacionet zyrtare qe shpërndahen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo ekspertëve”, shkruan Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Vdes në moshën 59-vjeçare vajza e vogël e Nelson Mandelës

Publikuar

-

Nga

Vdes në moshën 59-vjeçare vajza e vogël e Nelson Mandelës

Zindzi, vajza më e vogël e presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut Nelson Mandela,  vdiq të hënën (13 korrik) në moshën 59-vjeçare, njoftoi familja e saj.

Vajza e Mandelës dhe Winnie Madikizela-Mandela, ishte ambasadorja Afrikës së Jugut në Danimarkë.

Familja Mandela lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër duke njoftuar vdekjen e saj.

Zindzi lindi në Soweto dhe u rrit ndërsa babai i saj ishte i burgosur nga regjimi i aparteidit për 27 vjet.

LEXO EDHE:  Coronavirus/ Google “gjurmon” qytetarët gjatë pandemisë

LEXO EDHE:  “Asnjë shqiptar i prekur nga koronavirus”/ Ambasadori jonë raport të plotë nga Pekini

Ashtu si prindërit e saj, ajo ishte e përfshirë në luftën për çlirimin dhe ishte një anëtar aktiv i lëvizjes rinore të Kongresit Kombëtar Afrikan. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Italia regjistron minimumin historik të lindjeve që nga viti 1861

Publikuar

-

Nga

Italia regjistron minimumin historik të lindjeve që nga viti 1861

Italia ka regjistruar minimumin historik të lindjeve që nga viti 1861, si një rritje të lehtë të vdekjeve, sipas bilancit kombëtar demografik 2019, publikuar nga Instituti i Statistikave në Itali. Ulja e lindjeve (-4,5%) është mbi 19 000 njësi në krahasim me vitin 2018.

Në vitin 2019, 420 170 fëmijë janë regjistruar në regjistrin e lindjeve. “Rekordi negativ i lindjeve i regjistruar në vitin 2018 u tejkalua përsëri nga të dhënat e vitit 2019”, theksoi Instituti Kombëtar italian i Statistikave.

Faktorët që kanë kontribuar në rënien e lindjeve në vitet e fundit janë të njohura dhe janë identifikuar në uljen progresive të popullsisë italiane, të përbërë nga më pak lindje për shkak të denatalitetit të vërejtur që nga gjysma e dytë e viteve ’70. Vitet e fundit gjithashtu ka pasur një ulje progresive të numrit të të huajve të lindur në Itali, kështu që kontributi në rritjen e lindjeve të ofruara nga gratë e huaja, të regjistruara që nga vitet 2000, ka ardhur duke u zvogëluar çdo vit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“U kthye në barsoletë”!/ Lame prezanton drejtorin e 8-të të Kadastrës së Vlorës

Publikuar

-

Nga

Drejtori i përgjithshëm Artan Lame prezantoi sot drejtorin e ri të Kadastrës së Vlorës, Andi Binaj.

Binaj është drejtori i tetë në harkun e 10 muajve të fundit. Situatën me largimet, Artan Lame e cilësoi si barsoletë, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë.

“Drejtorin e ri e urojmë pa i dhënë dorën, është e sikletshme. Legalizimet në Vlorë nuk kanë ecur keq. Janë kryer 10400. Në këtë kuadër drejtorit të ri do i dalë detyra e përshpejtimit të këtij procesi. Një tjetër fushë që ka qenë problematike ka qenë legalizimet me shkelje në leje, të braktisura nga pronarët, janë me dhjetra.

Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishme e Kadastrës, sepse ka 106 zona kadastrale, 3 bashki njëherësh. 28 janë pa regjistrim fillestar të pronave, me 65 mijë pasuri të paluajtshme. Kadastra ka filluar procesin në zonat pa regjistrim. Këto problematika do të ndeshet drejtori i ri. Drejtori i ri do të ketë së shpejti rezultatin e procesit në zonën e bregut. Detyra kryesore e tij do të jetë shërbimi i qytetarëve. Kadastra gati të punojë me të gjitha bashkitë për inventarin e pasurive të paluajtshme. Për regjistrimin e tokave bujqësore është problemi më i madh në bregdet.
Drejtori i ri do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. Drejtori i ri kam bindjen se do të ketë kontakte me ju (gazetarët) është një nga këshillat e para që do i jap, për ti vendosur në shërbim të ndihmës ndaj ndihmës për qytetarët. Brenda Kadastrës do të ketë reformë edhe për sektorin e brendshëm. Është përgatitur. Ka mangësi personeli.

LEXO EDHE:  Coronavirus/ Google “gjurmon” qytetarët gjatë pandemisë

LEXO EDHE:  Koço Kokëdhima thirrje për luftë/ Të marrim çiften dhe ti zhdukim

I drejtohem cdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqiteni. Është kthyer në barsoletë cështja e drejtorëve të Vlorës, më mirë në barsoletë sesa në tragjedi, çështja e zvarritjes me pronat. Mjafton të themi se kemi qenë në gjendje të vendosim në vijë edhe cështje më të vështira, qytetarët do ta shikojnë vetë ndryshimin në Vlorë. Në vitin e fundit Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve. Të gjithë kemi fjetur sipër kësaj situata kaotike, ne patëm kurajon ta hapim” tha Lame./CNA.al

LEXO TE PLOTE