Connect with Us

Përhapja e koronavirusit/ Thirrja e mjekut: Kujdes nga baret dhe lokalet

Sociale

Përhapja e koronavirusit/ Thirrja e mjekut: Kujdes nga baret dhe lokalet

Publikuar

-

Në studion e emisonit “Opinion” po diskutohet përhapja e koronavirusit dhe sa të rrezikuar jemi.

Duke qenë se një nga elementët e përhapjes së virusit, përveç spërklave është dhe ajo me anë të prekjes, moderatori Blendi Fevziu ngriti shqetësimin sa sa na rrezikojnë lokalet, një gotë me ujë apo një filxhan kafeje që mund ta ketë prekur para nesh një person i infektuar.

Sipas Dr.Petrit Vargu, ky është një nga komponentët që sot baret dhe lokalet në Itali janë mbyllur. Pra duhet të kemi kujdes edhe në këtë pjesë.

Por shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino, u kujdes të theksonte se nëse tregohet kujdesi i duhur me larjen, me ujë të nxehtë dhe sapun me patjetër, nuk ka rrezik për transmetim të virusit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Manastirliu flet për koronavirusin/ Do ashpërsohen masat në bazë të riskut

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se nëse risku nga “koronavirusi” do të rritet, atëherë do të merren masa më të rrepta.

Teksa u pyet në emisionin “Opinion” për mbylljen e shkollave, Manastirliu tha se masat po merren në çdo moment në ndryshim të situatës.

“Ka një element që dua ta them, ne do të vlerësojmë në çdo moment shkallën e riskut dhe në bazë të riskut do të marim  të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Do merren të gjitha masat në varësi të riskut. Në çdo moment ne do jemi në ndryshim të situatës”, theksoi ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pesëfishuan çmimet/ Manastirliu paralajmëron farmacitë: Do ketë kallëzime penale

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një lidhje me emisionin “Opinion”, ku po flitet për shpërthimin e “koronavirusit”, është pyetur lidhur me abuzimimin e farmacive me çmimet e paisjet mbrojtesë si maskat dhe dizinfektantët.

Manstirliu bëri me dije se lidhur me këtë shqetësim inspektorët e Agjencisë së Barnave dhe Paisjeve Mjekësorë kanë dalë në terren dhe për çdo rast të konstatuar do të ketë kallezime penale.

Sa i përket mungesës në treg, theksoi se ky është një problem i tregu botëror, por që janë marrë të gjitha masat për furnizmin e spitaleve.

“Nuk duhet të biem pre e panikut. Qytetarët kanë vërshuar për shkak të informacionit që kanë marrë.

LEXO EDHE:  Dhunohet mjeku në ambientet e spitalit

LEXO EDHE:  Foto-I grabitën miliona lekë dhe bizhuteri/ Si u dhunua mjeku dhe bashkëshortja

Në kemi marrë masa, që në strukturat tona të mos ketë asnjë mungesë për të gjithë elementet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ekipeve mjekësore dhe pacientëve.

Sot kam patur një takim me të gjithë furnitorët.

Do merren masa dhe dihet që i gjithë tregu botëror ka patur probleme me furnizimin, prandaj them se nuk është vendi për panik.

Sa i përket abuzimit me çmimet, kemi nxjerrë inspektorët e Agjencisë së Barnave dhe Paisjeve Mjekësore në terren për të bërë verefikimet e nevojshme.

Do të këtë kallëzime penale për ata farmaci që bëjnë abuzimë me çmimet”, theksoi Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka njoftuar të tjera ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Në njoftim thuhet se do të ketë stakim të energjisë elektrike në datat 25 dhe 26 shkurt në zonat e mëposhtme.

“OSHEE njofton abonentët se për shkak të punimeve të planifikuara që po kryhet nga drejtoria rajonale e OSHEE Tiranë, në datat 25-26 shkurt do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë. Bëhet fjalë për disa rrugë që do të kenë mungesë energjia gjatë të martës dhe së mërkurë.

25 shkurt/09:00-15:00
Pjesërisht rruga “Nazmi Rushiti”, rruga “Has Mema”, rruga “Imer Ndregjoni”, rruga “Ali Demi”

LEXO EDHE:  Mjeku jep alarmin: Ja skena “ulëritëse” që pashë sot te Liqeni Artificial

LEXO EDHE:  Virozat stinore/ Pediatria me fluks pacientësh, një i vdekur nga gripi

26 shkurt/ 09:00-15:00
Pjesërisht “Rruga e Dibrës”, Konvikti i Vajzave.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE